Lezhë, babai vrau djalin në gjumë se nuk sillej mirë në fshat
Faqja 1 e 1
Lezhë, babai vrau djalin në gjumë se nuk sillej mirë në fshat
LEZHE – Lajmifundit – Sjellja e djalit të tij 15 vjeç duket se ka qenë motiv i krimit të rëndë që ndodhi sot në familjen Stomiçi në Torovicë të Lezhës ku babai vrau të birin 15 vjeçar.
Në orët e para të mëngjesit të sot, rreth orës 04:30, sipas policisë Ndue Stomiçi, 43 vjeç, ka vrarë me pushkë djalin e tij Nikolin Stomiçi, 15 vjeç. Adoleshenti ishte ne gjume dhe ende nuk ishte zgjuar kur u qellua me pushke nga i ati.
Forcat e policise kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet ne lidhje me shkaqet e krimit.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga policia, mësohet se babai kishte disa ditë që ka pasur kontradikta me djalin 15-vjeçar që kur ai përfundoi mësimet në shkollë në klasën e shtatë.
Në mungesë të angazhimit në shkollë mësohet se fëmija qëndronte në fshat mirëpo babai i ti ka pasur vërejtje të vazhdueshme për të birin duke e akuzuar se vidhte sende tek fqinjet. Pakënaqësia për këtë dyshohet se ka qenë shkak i krimit të rëndë që ndodhi sot në mëngjes. Nga ana tjetër disa dëshmitarë i kanë thënë policisë se edhe 15-vjeçari ka pasur disa probleme mendore që ishin bërë më të dukshme kohët e fundit.
Similar topics
» Pogradec, babai vrau djalin me sopatë për vetëmbrojtje
» Malësi e Madhe, debat në banesë, babai vret me armë djalin 27-vjeçar
» Lezhë, 44-vjeçari vdes nga korenti
» Vë në gjumë foshnjën, vetëhelmohet 24-vjeçarja
» Kur babai mungon në familje
» Malësi e Madhe, debat në banesë, babai vret me armë djalin 27-vjeçar
» Lezhë, 44-vjeçari vdes nga korenti
» Vë në gjumë foshnjën, vetëhelmohet 24-vjeçarja
» Kur babai mungon në familje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|