Programe Forum - Welcome
NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE

2 posters

Shko poshtë

NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE Empty NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE

Mesazh nga Master Tue Aug 02, 2011 9:32 am

Nevojshmeria e Filozofise


Jane shume gjera qe na nevojiten ne keto momente.
Me te vertete, jemi te varfer brenda ketij bolleku dhe rehatlleku qe na ofron nje teknologji qe ndodhet nen sherbimin e nevojave te verteta dhe te supozuara te njeriut. Por, vertetojme se sa me shume kemi, aq me shume nevojitemi dhe kjo perben nje rreth vicioz qe eshte e veshtire te ndaloje, vetem nese arrijme ate qe me te vertete na nevojitet. Per kete arsye themi: Na nevojitet me teper Filozofi.



Kur shpjegojme qellimet e filozofise, theksojme sidomos seminaret bashkekohore te Filozofise qe kryhen me menyren klasike. Dhe veme theksin aty, domethene ne menyren klasike, ku Filozofia me kuptimin e gjere te saj, permban te gjithe fazmen e jetes dhe mundohet tu pergjigjet pyetjeve te saj, pa u kufizuar ne kuadra te kristalizuara qe sot perdoren.



SOT EKZISTON FILOZOFIA, POR…….



Dikush mund te pyese veten: Pse nuk ekziston filozofia ne kohet e sotme, qe te drejtohemi stilit klasik?
Po ekziston, por … Nuk do te hyme ne detaje te programeve universitare, dhe as tek ato qe ne disa vende perdoren ne gjimnaze. Ekzistojne mesime filozofie, por ajo lende mbush jeten e atyre qe e japin si mesim, apo jo, ose te atyre qe ndjekin mesimet e filozofise? Jo sipas programeve , por sipas mesuesve qe e japin si mesim.
Vetem ata qe dedikohen me dashuri te vertete ne punen e tyre arijne te behen te kuptueshem nga nxenesit e tyre dhe arrijne te zgjojne nje ndjenje kerkimi dhe takimi.



Te tjeret krijojne nje kaos te kote mendor qe perfundon ne menyrat e njohura qe perdoren sot per te karakterizuar filozofine: budalleqe fjalesh te cuditshme dhe kuptime te pavlera dhe te padurueshme.
Ky eshte mallkimi i padrejte qe vuan filozofia: te qenit e padobishme.



Nuk nevojitet per asgje praktike dhe as nuk ofron para.
Domethene, per te nxjerre dikush para ne kete sektor duhet te merret me vetem me departamentin e arsimit (dhe jo gjithmone me qejf) ose te kete fatin e pabesueshem te nxjere ndonje liber qe te mund te lexohet dhe te behet i pranueshem.
Akoma jehojne tingujt e polemikave qe u bene ne Spanje kur u vendos te dilte kjo lende nga programet e shkollave te mesme.
Pa u thene qarte, lihej te kuptohej ideja e ‘’ padobishmerise’’.
Per kete arsye u ankuan pedagoge dhe nxenes dhe fakti qe disa njerez guxuan te vertetojne se rinia pa filozofi nuk do te mesonte te mendonte, ishte me te vertete dicka e gezueshme.
Por ndoshta nuk eshte aty tema e bisedes?
Ndoshta ajo qe ne te vertete u intereson – nuk mund te them se kujt, por duhet te ekzistojne mbi nje person – eshte te mos mendoje rinia dhe te lihet te zvarritet nga rrymat e budallepsura te modave.
Mos ndoshta nuk do te ishte shume me e veshtire te demagogohet nje rini me aftesine e te menduarit?
Ne cfare gjendje mbeten me te vertete ata qe mbarojne Shkollen universitare te Filozofise?
Pas disa vitesh pune, ne mendjen e tyre ziejne qindra ide kontradiktore te reflektuesve te epokave te ndryshme, pa mundur asnjeri te gjeje fillen qe i bashkon keto epoka historike dhe mendimet qe dalin nga to.



Filozofi i ri i sotem ( a mund te quhet filozof ai qe mbaron keto studjime? ) jeton ne konfuzion, ose ka prirje te ndjeke ato doktrina qe me nje menyre te shkathet i jane shfaqur si me te ‘’mirat’’.
Apo ndjehet i paafte me kaq shume argumente qe nuk i sjellin zgjidhje per problemet qe po perballon ne jeten e perditshme. Per kete, nuk eshte se i mungon teresisht Filozofia, por…
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE Empty Re: NEVOJSHMERIA E FILOZOFISE

Mesazh nga Anakonda Sat May 05, 2012 4:36 pm

jo vetem filozofet mund te flasin per filozofine,por edhe ata qe jan te afte dhe kan dije te shumta per ket fushe mund te flasin
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi