Programe Forum - Welcome
Peisazhi i Endrres People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Peisazhi i Endrres People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peisazhi i Endrres

2 posters

Shko poshtë

Peisazhi i Endrres Empty Peisazhi i Endrres

Mesazh nga Master Wed Aug 31, 2011 6:53 am

Peisazhi i Endrres Ggggg
Vepra “Peizazhi i ëndrrës” , është një vepër që me titullin e vet dërgon mesazh tek lexuesi për faktin se ishte një ëndërr e autorit sa ishte nëpër burgjet serbe. “Peizazhi i ëndrrës” pra, është ëndrra e vet autorit, I cili sa ishte i burgosur, ëndërronte që t’i kthehet shtegtimit aty ku ishte nisur për ta bërë realitet lirinë e Kosovës. Kjo libër në vete përmban zanafillën e shtegtimit të nisur që nga vitit 1981 e tutje. Pra, kujtimi i pranverës së vrullshme të vitit 1981 dhe të luftës së UÇK-së. Përkundër përshkrimit të rrëfimeve nga episode të ndryshme të jetës në mënyrë realiste në vepër, nuk mungojnë edhe vlerat artistike.
Fragment:
TAKIMI I PARË ME LIRIMIN TE BREGORJA E RINUAR
Mbaje mend, dyzimi im i fanitur! Nga kjo qeli burgu, ku pjesëtarët e fiseve endacake sllave po më mbajnë lidhur duar e këmbë, po të nis atje, për në shtëpinë prindore ku, ndoshta për së gjalli, kurrë më s’do të mund të shkoj vetë. Po deshe të nisesh për në vendlindjen time në katundin ku kam hapur abetaren së pari, duhet të kalosh një rrugë të ngushtë gjarpërore. Rruga, ndonëse e asfaltuar, është e gjitha gropa – gropa. Ti zdirgju teposhtëzës dhe mos nxito shumë. Në të djathë sheh livadhe të gufuara nga blerimi, rrethuar me shelgje, verra e plepa të butë. Gjithkah do të të zënë sytë, gjithashtu, shkurre kulumbrish e manaferrash, por edhe arra kurorëgjera dhe tek – tuk ndonjë thanë të vetmuar. Në të majtë të udhës, do të të përcjellë bregorja e pjerrët mbuluar me bar e dëllinja.
Kur të kesh mbërritur buzë pyllit, kundruall tij janë ca varreza të vithisura romësh. Tevona do të kalosh skaj pyllit, në të djathtë të vështrojnë me habi disa verra të gjatë. Në fund të pyllit, atje do të të zënë sytë shtëpitë e para të katundit tim. Më tej shtëpitë do të shumohen si t’i kishte nxjerrë nga një botë e mistershme një dorë e padukshme. Atje, afër varrezave do të dëgjosh një zhurmë. Mos u shqetëso! Aty hidhet nga lartësitë një ujëvarë dhe poshtë saj vrundullon i Rexhë Ahmetajve. Mulliri, me gjithë vrundullimën e tij, të kujton diçka krenare e çapkëne. Ai do të përshëndet me gjuhën e vrundullimës, ndonëse ti nuk do ta kuptosh këtë. Sido që të jetë, do të të pëlqejë. Aty janë ngujuar ëndrrat e gjyshstërgjyshërve për bukën e kuqe. Aty edhe vet, për herë të parë, provova shijën e ëmbël të miellit. Më tej mullirit prapë kanë rënë në heshtim ca varreza të vjetra. Tre gurë varrezash veshur me myshqe dhe një tyrbe mezi dallohen. Ata do të shpalosin një faqe të moçme kohe. Fluturimi i pëllumbave sërish do të të kthejë në kohën tonë. Ata do të harkojnë dhe do të sillen rrotull mbi bregoren kundruall fushës. Do të të përpijë ty bregorja plotë përmallim. Si vetë nëna që ka pritur një jetë t’i kthehet djali nga largësitë. Kur të jesh ngopur duke parë fluturimin e pëllumbave dhe vallen fluturuese të dallëndysheve, ngjitu ngadalë një çik më lartë bregores. Aty do të të dalë përpara varri i babait. E di se s’do të durohesh pa lëshuar dy pika lotë. E di se edhe pa të thënë unë, do të kuvendosh e do të çmallesh me babanë tim. Mos u vono shumë. Ende ke për të bërë udhë. Mësyje bregoren. Hidhu në prehërin e saj, çuçuriti fjalë që ngushëllojnë. Ajo do të qajë me lotë si një nënë zemërplasur. Aty, në gjirin e saj, do të mbetesh derisa të bjerë nata. Punë që dihet edhe pa u thënë. Dy blirët, njëri skaj rrugës e tjetri sipër bregut në të djathtë, do të të shikojnë si vëllezër të sfilitur nga mërzia. Ata do të jenë të vetmit dëshmitarë të takimit tënd të parë me Bregoren Përkrenare. Kurse ti, herë duke i pëshpëritur fjalë të mistershme Bregores, herë duke parë blirët zemërzhuritur, s’do ta hetosh fare muzgun që do të zbresë tinëzisht nga malet. Atëherë do të ndjesh një dorë të butë duke rrëshqitur mbi flokët e tu.
Si nuk e kupton, dyzimi im i fanitur? Është nëna ime e pagjumë, fjalët e së cilës pikojnë lotë e ngrohtësi. Ajo do të të thotë : “Mjaftë u çmalle me Bregoren, bir! Hajt të t’fillojmë për në shtëpi se na zuri nata!” Dhe ti, fanitje, mezi do të zgjohesh nga deliri. Atëherë, megjithatë, do të çlirohesh nga trajta e hijeve dhe do të veshësh muzgjet e jetës, pikërisht si vetë unë. Tevona ke për të takuar bijën e Hanajve dhe Lirimin, djalin tim më të vogël. Nënë e bir do të të hidhen në përqafim. Atëherë ti, dyzimi im bredharak, mos ma lësho Lirimin nga krahërori dhe tregoi se jam i ati.
E di, tevona ju të tre do të zdirgjeni Bregores teposhtë dhe kur të arrini të blirët, do të takoni grupin e miqve. Atyre do t’ua mbysë fjalët pesha e përmallimit dhe vetëm do të zgjasin duart të të prekin në errësirë. Do të të duket, natyrisht, se edhe kullat po përkulen të të përqafojnë. Ndonëse do të jetë terr, ti do të pikasësh edhe shumë shtëpi të djegura deri në themel. Mos u shqetëso! Andej sapo ka kaluar dyndalla e fiseve endacake sllave.
Mos e ndal hapin te blirët, dyzimi im bredharak! Shpejto për te përroi! Atje, përpara shtëpisë gërmadhë, të presin Pajtimi, Premtimi, gruaja, motra dhe gjithë fisi im. Atëherë, do të të duket sikur prapë ke rënë në fund të ëndrrës. Gjumë, megjithatë nuk do të kesh. Do t’i rrëfeheni njëri tjetrit deri ndaj të gdhirë, aty te Dardha e Vogël, në qoftë se ka shpëtuar. Kur agu t’i ketë përzënë hijet e natës, ti prapë do të marrësh trajtën e fanitjes dhe mbi krahët e dallëndyshes sakaq do të shndërrohesh në shtegtar, do të kaptosh male, gryka, vise të pikëlluara, hone të mistershme dhe sërish do të arrish në qelinë time që të më rrëfesh ç’ke parë e ç’ke dëgjuar atje.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Peisazhi i Endrres Empty Re: Peisazhi i Endrres

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 3:45 pm

qenka veper interesante edhe pse se paskam lexu naj her ket veper
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi