Programe Forum - Welcome
Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin

2 posters

Shko poshtë

Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin Empty Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin

Mesazh nga Master Fri Jul 01, 2011 7:27 am

Epoka është e përkohshme dhe artikujt dhe sendet që na rrethojnë janë shoqëruesit e saj. Dhjetë gjërat e mëposhtme janë nga ato që kanë “skaduar” dhe gjatë viteve të ardhshme do të harrohen totalisht.

1. Shokët e vërtetë
Jetojmë në epokën ku fjala “shok” ka shumë kuptime dhe më pak vlera se kurrë. Mjafton një klik, për të pasur dhjetëra shok të rinj që ndoshta nuk i njeh dhe nuk ke për ti njohur kurrë nga afë

2. Filmat 2D në kinema
Kinematografia formoi filmat 3D dhe dalëngadalë gjithmonë e më tepër filma po lënë mbrapa epokën e vjetër.Filmat me dy dimensione ishin ata që në vitet ’50 dhe ’60 tërhiqnin njerëzit në sallat gjigande të kinemave, për të kaluar kohën e tyre të lirë.


3. Zilja
Atje ku dikur ndodhej ora me zile, tashmë ndodhet telefoni celular dhe zilja që bie si kënga jonë e dashur, si gjel ose si zëri i mamit.

4. Bisedat
Cdo lloj konflikti për të vërtetën e nje historie që mund të lindi nga një bisedë në shoqëri, tashmë mund të zgjidhet menjëherë me një “search” në Google. Në shumë raste as që e besojmë dikë që na informon për dicka nëse nuk e kemi konfirmuar informacionin në internet.

5. Telefonat fikse
Kemi arritur në piken ku kabllot e telefonit fiks në shtëpi na duken pa pikë kuptimi.Shumica e njerëzve nuk përdorin më telefona fiks, pasi i konsiderojnë më të shtrenjtë se celularët dhe aspak praktikë.

6. CD muzikore
Këngëtarët tanë të dashur rrinë e clodhen në raft, pasi tani muzika gjendet e transportueshme në memory stick ose MP3.

7. Fjalorët dhe enciklopeditë
Kohë më parë e gjithë dituria gjendej në libra dhe enciklopedi të cilat na mbushnin raftet në biblotekat e salloneve.Tashmë, cdo gjë që duam të mësojmë, gjendet në internet sa hap e mbyll sytë.

8. Fotografitë prej letre
Fotografi të zverdhura të mamit nuse, momente të paharrueshme …Koha e dikurshme kur mbanim kujtimet në duart tona, ka kaluar. Tashmë ekskursionet dhe momentet e tjera, janë të grumbulluara në kompiuterin personal. Mosha fëmijënore e atyre që kanë lindur gjatë viteve të fundit, gjendet e ruajtur në mënyrë digitale.

9. Kartolinat
Dikur, kur njerëzit shkonin diku për pushime, dërgonin një kartolinë ku shkruhej “Po kalojme shumë mirë.Qyteti është shumë i bukur.Të fala të gjithëve”.Sic duket këto rrjeshta nuk i mungojnë më njeriu, pasi shitja e kartolinave është ulur shumë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

10. Letrat e shkruara me dorë
Është e vërtetë se sa herë që bie fjala për to, na kap një lloj nostalgjie. Sot, vështirë të gjesh në postën tënde letra të tilla, përvec fletëve me reklama dhe llogarive për të paguar.Dashuria shprehet me SMS dhe e-mail.Para një shekulli askush nuk do ta besonte se letrat e tyre të dashura, të mbushura me kujtime dhe emocione, dikur do te zhdukeshin.klealove.com
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin Empty Re: Dhjetë gjërat që po zhduken dhe fëmijët tanë ndoshta nuk do ti njohin

Mesazh nga Anakonda Sat May 05, 2012 4:54 pm

po normale qe po zhduken sepse sot ekzistojn chatet fb,msn dhe femijet aty duan ta kalojn kohen per ta keto gjerat e lartpermendura duken si epoka e dinozaureve
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi