Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Shprehitë për shkak të së cilave dukeni më të vjetër

Shko poshtë

Shprehitë për shkak të së cilave dukeni më të vjetër

Mesazh nga Master prej Sat Mar 03, 2012 8:05 pm


Shumica e njerëzve përafërsisht e dinë çka duhen të shmangin për ta mbajtur trupin e shëndetshëm, ndërsa lëkurën me bukuri rinore.
Megjithatë, ka shumë shprehi për të cilat as nuk mendoni, por mund të shtojnë vitet. Fatmirësisht, problemi i tmerrshëm i plakjes së parakohshme mund të shmanget lehtë nëse dini se për çka duhet të keni kujdes.
Pirja e duhanit
Thithja e tymit të duhanit, direkt apo indirekt mund të shkaktojë probleme shëndetësore dhe plakjen e lëkurës. Duhanpirësit dhe ata që shoqërohen me duhanpirësit ngadalë do të shohin më shumë rrudha në lëkurën e cila do të bëhet e thatë. Po ashtu, kur e vini cigaren në gojë, tërhiqni tymin dhe e përsërisni këtë disa herë gjatë ditës, dhe në këmbim do të fitoni më shumë rrudha në fytyrë dhe rreth gojës. Tymi do t’ua shkatërrojë vitaminën C, e cila është vitaminë kyçe për lëkurë të shëndetshme dhe të butë.
Është mendimi i shumë shkencëtarëve që ekspozimi në diell dhe pirja e duhanit kanë efekt të njëjtë në lëkurë. Madje, edhe nëse nuk jeni duhanpirës, por jeni në shoqëri të duhanpirëseve, duhani edhe më tej ka efekt të dëmshëm në lëkurë. E rëndësishme është që të theksohet që duhani ka shumë efekte të dëmshme.
Ekspozimi në diell
Kjo është arsyeja pse kompanitë kozmetike shtojnë SPF në gati secilin produkt kozmetik. Dielli është i dëmshëm dhe mund të shkaktojë rrudha, njolla, lëkurë të thatë dhe kancer të lëkurës. Pra, vetëm përdorimi i produktit që përmban SPF nuk ju mbron tërësisht nga rrezet e diellit. Kështu, gjithmonë duheni të përdorni mbrojtje të diellit e cila lufton kundër rrezeve UVA dhe UVB, madje edhe gjatë ditëve me re.
Neglizhenca e ushtrimeve
Nëse puna juaj kërkon nga ju që të qëndroni në një vend për një kohë më të gjatë, atëherë nuk ushtroni aq sa është e nevojshme për të larguar toksinat nga trupi. Djersitja e nxitur me ushtrimet do të rrisë qarkullimin e gjakut, të forcojë muskujt dhe djegë kaloritë. Po ashtu do të mundësojë që toksinat të dalin nga trupi. Stili i jetës duke qëndruar ulur tek personat më të vjetër do të rrisë shanset për t’u sëmurë nga dementia. Në fund kini parasysh që ushtrimet ngrenë disponimin.
Ekspozimi në kushtet e këqija të motit
Nuk ka gjë që mund t’ju ndihmojë për të ndryshuar motin, por mund të jeni më shumë të përgatitur për të mbrojtur lëkurën nga erërat e dëmshme dhe temperaturat e ulëta. Temperaturat e ulëta që e përcjellin periudhën e dimrit thajnë lëkurën, kështu që është e rëndësishme të përdorni krem hidratues për fytyrën dhe trup çdo ditë. Në disa raste, është mirë të keni lagështues të ajrit i cili do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e hidratuar derisa është i lëshuar sistemi i ngrohjes.
Alkooli
Kur pini alkool, vjen deri të zgjerimi i enëve të vogla të gjakut në lëkurë, qarkullimi i gjakut bëhet në afërsi të sipërfaqes së lëkurës. Pirja e tepruar me kalimin e kohës në mënyrë të përhershme mund të dëmtojë enët e gjakut, çka shkakton skuqjen e lëkurës, ndërsa ndonjëherë edhe pëlcitjen e kapilarëve.
Teprimi me brenga
Plakja nuk mund të parandalohet, po ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar stresin, siç janë ushtrimet dhe meditimet. Shpesh as nuk jemi të vetëdijshëm që jemi të mërrolur. Shumë net pa gjumin e nevojshëm po ashtu kanë efekt negativ për lëkurën tuaj. Mund t’i provoni ushtrimet e frymëmarrjes për t’u liruar nga stresi dhe të flini më mirë gjatë natës.
Mungesa e gjumit
Nëse nuk flini sa duhet do të krijohen rrathët e zinj nën sy dhe rrudhat, ndërsa do të keni edhe më pak energji dhe nuk do të jeni në disponim për ushtrime apo për të menduar për ushqim të shëndetshëm. I gjithë cikli fillon vetëm pse nuk flini mjaftueshëm! Shkencëtarët thonë që ata që nuk flenë 7-9 orë të nevojshme çdo natë kanë pak interesim për t’u shoqëruar dhe shpesh janë pesimistë. Pini më pak kafeinë, mos flini gjatë ditës dhe mos hani 2 orë para se të shkoni në shtrat.
Syzat dhe thjerrëzat
Nëse nuk mbani syza apo thjerrëza kontakti kur është e nevojshme, atëherë mund të shkaktohen rrudhat rreth syve dhe ballit. Rrudhja e syve nuk është tërheqëse, prandaj është më mirë nëse mbani syze apo thjerrëza kontakti nëse nuk shihni mirë.
Syzet e diellit
Duhet të mendoni për blerjen e një palë syzeve të mira për diell. Madje edhe nëse ecni vetëm deri te dyqani apo voziteni me automobil, sytë tuaj kanë nevojë për mbrojtje.
Domatet
Ndikimi magjik i domateve duket që nuk ka fund. Të mira janë me gati çdo ushqim, ndërsa kanë aftësinë për t’iu mbrojtur nga dielli përbrenda. Nëse hani më shumë domate do të keni rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, do të ndërtoni eshtra të forta, do të keni flokë dhe lëkurë të shëndetshme. Dhe sistem të shëndetshëm të imunitetit. Mund të thuhet që domatet janë super-ushqim për trupin tuaj.gazetajone


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shprehitë për shkak të së cilave dukeni më të vjetër

Mesazh nga Anakonda prej Tue Mar 13, 2012 5:28 am

shprehi teper interesante,per te qene sa me shum gallate
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi