Programe Forum - Welcome
Aneurizma e aortes People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Aneurizma e aortes People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aneurizma e aortes

2 posters

Shko poshtë

Aneurizma e aortes Empty Aneurizma e aortes

Mesazh nga Master Thu May 03, 2012 5:51 pm

Aneurizma e aortes 117
Aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Ja përse vendosëm që në këtë numër të Vital t’ju njohim me rrezikun, mundësitë e trajtimit dhe mbi të gjitha seriozitetin që mbart kjo sëmundje. Gjaku në trupin tonë shpërndahet në të gjitha organet nëpërmjet një ene gjaku kryesore që quhet aorta. Zemra përngjan me rrënjën ushqyese të një peme dhe aorta me trungun e saj. Degët që dalin nga kërcelli apo trungu i pemës janë enët arteriale që çojnë gjak në gjithë trupin tonë. Pra një aortë e sëmurë apo që vuan do të thotë qarkullim defektoz i gjakut që sapo del nga zemra. Një nga sëmundjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të aortës është zgjerimi i pjesshëm (lokal) i saj, që quhet ANEURIZMA. Këto zgjerime të enëve të gjakut krijohen si pasojë e ATEROSKLEROZES, e cila është një sëmundje që prish murin arterial. Shkaktarë të tjerë të aneurizmës janë hipertensioni dhe disa sëmundje inflamatore, si edhe patologjitë që zhvillohen në shtresën elastike të murit arterial dhe që janë zakonisht gjenetike. Në 15 % e pacientëve me aneurizëm aorte, sëmundja vihet re te më shumë se një person i familjes, pra kemi të bëjmë me një faktor gjenetik. Ndonjëherë pas një aksidenti trafiku ose traume të rëndësishme, dëmtimet e krijuara në murin e aortës bëjnë që muri të dobësohet dhe të krijohen aneurizma të rrezikshme në të ardhmen. Ajo që e bën aneurizmën e aortës një sëmundje shumë të rëndesishme është se një ditë ky zgjerim i aortës mund të çahet krejt papritur duke i kushtuar jetën pacientit.Aneurizmat e aortës zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë simptomë të rëndësishme. Me përparimin e sëmundjes aneurizmat mund të shtypin organet rreth e rrotull dhe sipas vendodhjes së tyre shfaqen edhe simptomat si dhimbje barku, dhimbje shpine, ngjirje zëri, ndryshim zëri, simptoma këto të cilat nuk janë shumë specifike. Sidomos në pacientët e dobët mund të vihet re një masë në bark, e cila rreh si puls me çdo rrahje të zemrës. Ndonjëherë pjesë nga inflamacioni i murit të zgjeruar të aortës mund të shkëputen dhe të bllokojnë enët e mëposhtme të gjakut. 90 % e aneurizmave degjenerative të aortës zhvillohen në pjesën e aortës që ndodhet brenda barkut. Kjo quhet aneurizma e aortës abdominale. Aneurizmat e aortës torakale ndodhen brenda kafazit të kraharorit, kurse aneurizma e aortës torakoabdominale quhet kur zgjerimet ndodhin në të dy pjesët kafaz kraharor dhe bark. Në fillim vdekshmëria e operiacioneve të aneurizmës ka qenë mbi 25%, kurse sot ky numër ka zbritur në 2-5 %. Në operacionin e aneurizmës hapet ajo pjesë e trupit ku ndodhet aneurizma. Gjenden dhe mbyllen me klemp (kapëse) pjesët e mira të aortës lart edhe poshtë aneurizmës. Aneurizma çahet, pjesa e brendëshme pastrohet nga inflamacioni dhe më pas qepet brenda një enë gjaku artificiale e cila përbëhet nga materiale sintetike si dakron. Në këtë mënyrë eleminohet pjesa e zgjeruar e aortës.

Në vitet e fundit janë zhvilluar disa teknika të reja, principet e të cilave i solli Parodi. Këto teknika quhen të mbyllura sepse barku apo kraharori nuk hapet dhe janë shumë të përhapura sot në botë. Këto teknika quhen: EVAR ( Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi endovaskular i aneurizmës) ose TEVAR ( Thoracic Endovascular Aneurysm Repair – Riparimi torakal endovaskular i aneurizmës). Sipas kësaj teknike hyhet me kateter nga pjesa e kanalit inguinal (rrëza e kofshës) në enën e gjakut. Stenti i cili është i mbuluar nga jashtë me dakron ose PTFE ndodhet në majën e kateterit. Stenti është një enë gjaku artificiale i cili vendoset në pjesën e aneurizmës me anën e kateterit. Kjo proçedurë zgjat zakonisht vetëm një orë dhe është më e lehtë dhe e rehatshme për pacientin. Në proçedurat EVAR ose TEVAR zakonisht pacienti është i zgjuar. Kjo proçedurë kryhet me ndihmën e aparatit të angiografisë dhe të nesërmen ose pas një dite pacienti mund të dalë nga spitali. Avantazhi i kësaj teknike është se kjo mund të zbatohet në pacientë të cilët nuk e tolerojnë dot operacionin dhe për të cilët operacioni do të ishte me rrezik të lartë si p.sh pacientë të moshuar, pacientë me sëmundje të rënda mushkërie dhe zemre. Kjo teknikë nuk mund të zbatohet në të gjithë pacientët për arsye të vendndodhjes së aneurizmës, si edhe çarjes së enës së gjakut apo disa gjërave të tjera negative që pengojnë proçedurën. Një gjë tjetër lidhur me proçedurën është se këta pacientë duhet të ndiqen vazhdimisht, sepse grafti mund të luajë nga vendi ose aneurizma mund të zhvillohet përsëri në anët e graftit. Këto janë disavantazhe të rralla, por mund të ndodhin.Pra tani ju e dini; aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital. Për këtë arsye, çdo person mbi moshën 50 vjeç dhe sidomos ata që kanë hipertension duhet të kontrollohen të paktën një herë me një metodë tepër të thjeshtë si ekografia. Ata që kanë zgjerim të enës së gjakut duhet të kontrollohen çdo 6 muaj ose një herë në vit deri sa të vijë koha e ndërhyrjes. Koha e kontrollit caktohet nga mjeku sipas diametrit të zgjerimit. Kjo sëmundje mund të operohet me sukses me metodën e operacionit të hapur ose me teknikat e mbyllura EVAR ose TEVAR. Zgjerimi çon në çarje, pra, aneurizma në diseksion të aortës! Muri i enëve të mëdha arteriale të gjakut përbëhet nga 3 shtresa. Shtresa më e brendshme krijon një sipërfaqe të rrëshqitshme në mënyrë që gjaku të rrjedhë lirshëm, kurse shtresa e dytë përbëhet nga fibra elastike dhe muskuj duke bërë të mundur zgjerimin e enëve të gjakut sipas çdo rrahjeje të zemrës dhe menjëherë me anën e forcës elastike merr formën e mëparshme. Shtresa e jashtme është si një mbulesë që mbështjell enën e gjakut. Hipertensioni i vazhdueshëm shkakton trauma të rëndësishme dhe prishje të shtresës elastike. Si pasojë, në shtresën e brendshme që quhet INTIMA, krijohen çarje të vogla nga të cilat një pjesë e vogël e gjakut të aortës hyn midis shtresës së brendshme dhe të mesit. Kjo gjendje quhet diseksion aorte dhe shkakton një dhimbje shumë të fortë e cila përshkruhet si “sikur po më çahet diçka përbrenda”, një shprehje kjo me të vërtetë e saktë. Në diseksionet e aortës ka dy gjëra të rëndësishme. Një nga këto është se gjaku që hyn mes dy shtresave mund të përparojë dhe krijon një rrugë dytësore që quhet “lumen i rremë”. Në këtë rast disa organe që marrin gjak nga aorta nuk furnizohen më siç duhet me gjak dhe jeta e këtyre organeve mund të rrezikohet. Rasti i dytë është që meqë muri i enës së gjakut dobësohet, pra ka rrezik për çarje. Nëse aorta çahet, në shumicën e rasteve pacienti humb jetën. Në diseksionet e aortës është shumë e rëndësishme vendi i fillimit të diseksionit. Nëse diseksioni është në pjesën e sipërme të aortës, afër zemrës, pacienti duhet të merret menjëherë në operacion. Koha është shumë e rëndësishme. Nëse diseksioni është poshtë vendit të daljes së enës së gjakut që ushqen krahun e majtë, atëherë ka rrezik çarje ose rrezik mosfurnizimi të mjaftueshëm të organeve me gjak. Pacienti shtrohet menjëherë në spital; ulet tensioni dhe ndiqet në spital. Në diseksionin e aortës është e rëndësishme të vihet diagnoza dhe të zbatohet trajtimi i duhur menjëherë. Kjo shpëton jetën e pacientit. Diagnoza e aneurizmës së aortës abdominale është vënë për herë të parë në shekullin e XIV-të, por nuk ka patur ndonjë trajtim të duhur deri në fillimet e shekullit të XX-të. Edhe Albert Einstein kishte këtë sëmundje dhe operimi i tij ishte i suksesshëm përsa i përket kohës së tij. Aneurizma e tij u operua duke u përdorur një copë cellofani. Einstein pas këtij operimi jetoi edhe 6 vite të tjera derisa aneurizma e tij u ça përsëri dhe i shkaktoi vdekjen. Trajtimet e sotme moderne kanë filluar të praktikohen pas vitit 1950 dhe janë gjithnjë e më shumë drejt përsosmërisë. Trajtimet e duhura për rastet e ko­mplikuara të kirurgjisë së aortës si aneurizma apo diseksioni, fatkeqësisht nuk zbatohen për momentin në Shqipëri apo Kosovë, përveç se në Spitalin Amerikan të Tiranës. Që nga koha e krijimit deri tani, Spitali Amerikan i ka dhënë përparësi trajtimit të aneurizmës dhe çarjeve të aortës, falë ekzistencës së qendrës kardiokirurgjikale 24/7, pra në shërbim të pacientit çdo ditë, çdo orë.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aneurizma e aortes Empty Re: Aneurizma e aortes

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 5:02 am

qenka semundje vdekjeprurese sa keq
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi