Programe Forum - Welcome
Vegjetarianizmi  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Vegjetarianizmi  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vegjetarianizmi

3 posters

Shko poshtë

Vegjetarianizmi  Empty Vegjetarianizmi

Mesazh nga Ameliaaa Thu Jun 21, 2012 7:07 pm

Vegjetarianizmi konsiderohet një dietë e shëndetshme dhe praktike. Shoqata e
Dietologëve Amerikanë (ADAD) dhe Dietologët Kanadezë (DC) kanë përllogaritur një
dietë vegjetarine për të plotësuar nevojat ushqimore për të gjitha ciklet e jetës dhe
studime në shkallë të gjerë tregojnë se vegjetarianizmi ul drastikisht rrezikun për kancer,
sëmundjet e iskemisë së zemrës dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Përbërësit e
nevojshëm, proteinat dhe aminoacidet për mbajtjen e trupit mund të gjenden në perime,
drithëra, fara, qumësht, soje, vezë dhe bulmet.
Dieta vegjetariane ndihmon në mbajtjen e peshës së trupit në kontroll dhe redukton
thelbësisht rreziqet nga sëmundjet e zemrës dhe osteoporozës. Veçanërisht mishi i kuq pa
dhjam është lidhur direkt me rritjen e rreziqeve të kancerit të mushkërisë, ezofagut,
mëlçisë dhe kolonit. Studime të tjera tregojnë se nuk ka patur diferenca të mëdha midis
vegjetarianëve dhe jo-vegjetarianëve në vdekshmërinë nga sëmundjet cerebrovaskulare,
ulçerat e stomakut, tumoret e gjirit apo prostatës, por vegjetarianët e marrë në konsideratë
qenë ish duhan-pirës dhe ishin konvertuar në vegjetarian vetëm në 5 vitet e fundit.
ADAD dhe DC theksojnë se: “Dietat vegjetariane ofrojnë një numër dobish ushqimore,
duke përfshirë marrjen e sasive të vogla të kolesterolit, të yndyrnave të saturuara, dhe
proteinave shtazore, dhe marrjen e sasive të konsiderueshme të karbohidrateve, fibrave,
magneziumit, potasiumit, antioksidantëve si vit C dhe E dhe fitokimikateve”.
Vegjetarinët tentojnë të kenë më pak shtim të indeksit të masës trupore, nivele më të ulta
të kolesterolit, nivel më të ulët të presionit të gjakut dhe incidencë më të ultë të
sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit tipi 2, sëmundjeve të veshkave,
osteoporozës, sëmundjen e Alzhaimer dhe çrregullime të tjera.
B. SIGURIA USHQIMORE
Escherichia coli. Mendohet se vegjetarianizmi i ul infektimet nga E.coli dhe pikat e
kontaktit me kontaminimin e ushqimit, mishit dhe bulmetrave në shkallë. Në vitin 2003
në një artikull të Revistës së Shkencës së Prodhimeve të Qumështit (Journal of Dairy
Science) ishte gjetur se midis 30 dhe 80% e gjedhit strehonte bakterin E.coli O157:H7
(vdekjeprurës për njeriun në rrethana të caktuara). Gjithashtu aty citohej se: Lopët që
kalojnë nga ushqim koncentrat në ushqim me foragjere, brenda 5 ditëve ulnin bollëkun e
shtamit O157. Por për aq kohë sa të bëhen të tilla ndryshime, kërcënimi qëndron i njëjtë.
13
Të tjera. Kërcënime të tjera përfshijnë Influencën Aviare në shpendari, Aftën e deleve,
PCB-të në salmonët e kultivuar, merkurin në peshq, dioksinat e rritura në përgjithsi tek
produktet e kafshëve dhe hormonet për rritjen artificiale, antibiotikët, sëmundja e lopës së
çmendur (BSE) ose ndryshe sëmundja e Krojcfill - Xhekob në njerëz.
Lëndët si plumbi dhe mërkuri mund të bio-akumulohen në indet e kafshëve në
përqëndrime të mëdha mbi atë që mund të konsiderohen të sigurta.
Lidhja midis kafshëve të infektuara dhe sëmurjes së njerëzve është mjaft e njohur në
rastin e salmonelozës. Vlerësohet se një e treta e mishit të pulave të tregtuar në ShBA
është e ndotur me salmonelë.
C. JETËGJATËSIA
Një metastudim i vitit 1999 krahasoi 5 studimet kryesore nga shtetet perëndimore.
Studimi gjeti se raporti i vdekshmërisë ishte më e ulët në peshk ngrënësit (0.82) e ndjekur
nga vegjetarianët (0.84) dhe mishngrënësit rastësor (0.84) dhe më pas vinin
mishngrënësit e rregullt (1.0) dhe veganët (1.0). Kur u krye studimi, më e mira ishte
përllogaritja e raportit me faktorët ndërhyrës, ku raporti i vdekshmërisë për vegjetarinët
ishte (0.94).
Në “vdekshmërinë e vegjetarinëve Britanikë” u konkludua se ata kishin vdekshmëri më të
ulët se sa popullata e përgjithshme. Raporti i vdekjeve të tyre është e ngjashme me të
atyre të matjeve të jo-vegjetarinëve, duke sugjeruar se dobi në këtë jetëgjatësi i atribohet
faktorëve të jetës jo-dietike si prevalencë e vogël e konsumit të duhanit dhe gjendja e
përgjithshme e mirë ekonomike ose me aspekte të dietës që përjashtonte mishin dhe
peshkun.
Sipas Adventist Health Study nëpërmjet metodologjisë së ngjashme me të parën kërkuesit
gjetën se kombinimi i stileve të ndryshëm të jetesës mund të influenconte në jetëgjatësi
me pritshmëri prej 10 vjetësh. Midis këtyre stileve të jetesës të hetuara, dieta vegjetarine
mesatarisht konfirmon 1-1/2 deri në dy vjet jetë plus. Publikuar në American Journal of
Clinical Nutrition.
Instituti i Mjekësisë Parandaluese dhe Klinike dhe Instituti i Kimisë Fiziologjike kryen
një studim krahasimor midis grupeve të Ovo-lakto-vegjetarinaëve dhe mishngrënësve.
Studimi konkludoi se grupi i vegjetarianëve kishin sasi të larta të plazmës
carboxymetilizin dhe fund prodhim të avancuar të glukatimit (AGEs) krahasuar me
gjithshkangrënësit. Carboksimetilizina është një produkt glukationi i cili përfaqson një
“shënjues të përgjithshëm të procesit oksidativ dhe dëmtim afat-gjatë i proteinave në
rritje, arteriosklerozës dhe diabetit”. Produktet përfundimtare të glukationit mund të
luajnë një rol të rëndësishëm në kundërshtimin e procesit të arteriosklerozës,
diabetit dhe dështimit renal kronik apo nga plakja. Kërkuesit mendojnë se kjo ka të
bëjë me sasinë e lartë të fruktozës së marrë nga dieta me shumë fruta dhe perimeve e
vegjetarinëve.
Femrat vegjetariane janë ¼ më pak të predispozuara për shfaqjen e kancerit të gjirit,
ndërsa burrat vegjetarian kanë 46% më pak shance për të patur atak zemre. Për më tepër
dieta vegjetariane parandalon osteoporozën, gurët e veshkave, diabetin, hipogliceminë,
sëmundjet e veshkave, ulçerat peptike, herniet, shëndoshjen, hipertensionin, asmën,
impotencën.
Mjekët theksojnë se mbipesha ose obeziteti shtojnë rreziqet e shfaqjes tumorale. Në një
studim të prezantuar në Kongresin Europian të Onkologjisë (Berlin, 2009) sipas Dr.
Renehan gjatë vitit 2008 janë vënë re të pakën 124 mijë raste të reja kanceri në Europë.
Sipas studimit përveç aktivitetit fizik, kjo i referohet zakoneve të të ngrënit ku vend të
veçantë zënë ushqimet me yndyrna, ushqimet e skuqura dhe pikantë, konsumi i një sasie
të madhe mishi dhe së fundi ngrënia në sasi të vogël të frutave dhe perimeve

Figurat klasike të vegjetarianizmit:
Konfuci Volteri Alber Ainshtajn Aristoteli Pitagora Sokrati
Gandi Leonardo D’Avinci Tolstoi Nikola Tesla
Ameliaaa
Ameliaaa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 39
Reputation : 5
Join date : 21/06/2012
Age : 30
Location : Tropoja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vegjetarianizmi  Empty Re: Vegjetarianizmi

Mesazh nga Anakonda Fri Jul 13, 2012 8:47 am

shum interesanmte ky shkrim;dmth sqenka keq qe un jam vegjetariane
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vegjetarianizmi  Empty Re: Vegjetarianizmi

Mesazh nga Almita Mon Jul 16, 2012 1:40 pm

hahahhhahahhaaaaaaaa
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vegjetarianizmi  Empty Re: Vegjetarianizmi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi