Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Për një fytyrë pa puçrra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për një fytyrë pa puçrra

Mesazh nga Anakonda prej Sat Sep 01, 2012 4:53 pm

Gjatë prekjes së fytyrës, bakteret nga sipërfaqja e lëkurës depërtojnë në shtresa më të thella. Më thellë, më pas ndikojnë që infeksionet të përkeqësohen dhe që aknet të zgjerohen.

Nëse nuk i shtoni kujdes fytyrës, paratë që i keni shpenzuar mund të jenë para të hedhura, ngase do të jetë shumë e vështirë të shmangni puçrrat. Akneve u duhet kohë për t’u shfaqur, në të kundërtën do të shkaktojnë shenja, të cilat më pas është shumë e vështirë për t’i larguar.

Për të parandaluar “operimin” nëpër fytyrën tuaj, zieni disa komprese sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë për të hapur rrudhat. Më pas shtoni përbërësit për tharje, të cilat do të eliminojnë bakteret dhe i leni të qëndrojnë ashtu gjatë gjithë natës.

Lotët artificialë zbusin të skuqurat e syve, por edhe të fytyrës, prandaj në këtë mënyrë do të mbulojnë aknet. Para se të përdorni diçka nga këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun. Pasi që lëkura ta thajë përbërësin, aplikoni korrektor me ndikim antibakterial. Këtë duhet ta bëni në mënyrën më të sigurt të mundshme.Në vend të pilingut të vrazhdë – sheqer

Shprehitë e këqija: Shumë shpesh ndodh që nga dëshira që lëkura të duket më e shkëlqyer dhe më e butë, përdorim piling i cili është mjaft i vrazhdë.

Pilingu me qeliza të ashpra dhe të mëdha mund të largojë sipërfaqen e lëkurës e cila e bën atë të shkëlqejë.

Zgjedhja më e mirë: Për një lëkurë të butë, më të mira janë kremrat e natës me retinol, e në vend të pilingut të vrazhdë përdorni një përzierje të sheqerit me vajin e jojobës.

Pudra nuk është e mirë për mbrojtje nga dielli.

Shprehitë e këqija: Nuk duhet të mbështeteni në pudër, kur është fjala për mbrojtjen nga rrezet e diellit.

Rreziku për lëkurën: Kremi është i vetmi i cili na e mbron lëkurën, ngadalëson plakjen e saj, parandalon shfaqjen e rrudhave dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Zgjedhja: Nën bazën e pudrës vendosni një shtresë të kremit të hidratuar për fytyrë me faktorë mjaft të lartë mbrojtës.
avatar
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 22
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi