Programe Forum - Welcome
TEKNIKAT E RELAKSIMIT People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
TEKNIKAT E RELAKSIMIT People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TEKNIKAT E RELAKSIMIT

3 posters

Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Master Tue Jul 05, 2011 10:57 pm

Shkruan: Avdyl F. Gashi, BA i Psikologjisë
Lidhur me temën: Si të relaksohemi?

Teknikat e relaksimit
Si të relaksohemi?


Të ndjehesh keq është mëse e zakonshme në një botë të tillë të globalizuar ku aktivitetet që ke përpara thua se të ngulfasin frymën me dinamikën e tyre që përmbajnë në vete. A ju ka ndodhur që të jeni obliguar të kryeni dhjetra punë gjatë një dite? A jeni ndjerë në tension dhe ankth të papërmbajtur? A keni patur ndjenja të tilla që jeta juaj po del jashtë kontrollit dhe se është e pamundur të gjeni prehje dhe relaksim? Në qoftë se po ne ju rrëfejmë se nuk jeni të vetëm pasi miliona njerëz në mbarë botën përballen me situata të tilla. Por shkenvca ka përparuar aq shumë sa edhe kanë përparuar problemet dhe në këtë rast shkenca që ne e quajmë “Psikologji” dita ditës po sjellë aq shumë teknika të përshtatshme për t’u relaksuar saqë “nuk ju lë vet” dhe pa mbështetje. Studimet shkencore na tregojnë se në raste të ankthit apo stresit të papërmbajtur hetohen një varg ndryshimesh në trupin dhe mendjen tonë. Ja disa nga to:

Kur ju “JENI” të relaksuar: zemra dhe frymëmarrja e juaj veprojnë më qetë, muskujt e trupit dhe gjymtyret janë të shtendosura, mendja e juaj funksionon më mirë ndërsa ju ndjeheni i freskët - “cool”.
Ndërsa kur ju “NUK” jeni të relaksuar kemi një rritje të aktivitetit fizik, emocional dhe psiko-social i cili si rrjedhojë sjellë rritjen e aktiviteteve psikofiziologjike që përcillen me tension dhe tendosje të funksioneve vegjetative apo jetësore.

Cilat janë disa nga teknikat relakuese?

Studiuesit nga vende të ndryshme të botës në përpjekje për të i’u bërë më të lehtë jetën njerëzve kanë sjellur një varg teknikash relaksuese tejet efikase të cilat kryesisht ndahen në teknika të relaksimit fizik dhe psikologjik apo edhe janë kombinim i të dy formave. Një ndër studiuesit më në zë të teknikave të relaksimit Robert Elias Najemy potencon se nga të gjitha teknikat që ka propozuar me kalimin e viteve që t’i përdorin njerëzit për vetëterapi është relaksimi i thellë me imazhe pozitive. Është diçka që i duhet absolutisht çdo njeriu, pavarësisht se a kanë probleme fizike apo emocionale. Sipas Elias Najemy, ne të gjithë mund të përfitojmë shumë kur ndalim së paku njëherë në ditë dhe shtrihemi mbi shpinën tonë dhe gradualisht shtendosim të gjitha pjesët e trupit dhe mendjes tonë. Elias Najemy propozon se e njëjta teknikë mendimi pozitiv mund të përdoret për të gjitha aspektet e jetës sonë. Mund ta imagjinojmë veten me shumë vetëpranim, vetëbesim dhe vetëdashuri, me më shumë paqe të brendshme, me më shumë lehtësi dhe besim në kontaktet tona shoqërore dhe profesionale. Mund ta imagjinojmë veten në marrëdhënie harmonike dhe të dashura. Mund ta imagjinojmë veten të shëndoshë, plot energji dhe lumturi. Kjo nuk është vetëmashtrim. Është drejtimi i energjive të mendjes drejt krijimit eventual të pikërisht këtyre realiteteve pozitive. Mendimet, ndjenjat dhe besimet tona janë krijuesit e jetës sonë, të sëmundjes sonë dhe shëndetit tonë, të dështimeve dhe sukseseve tona, të lumturisë dhe palumturisë sonë. Ndryshimi i mendimeve tona çon më në fund deri te ndryshimet në jetën tonë duke përfshirë shëndetin tonë (Elias Najemy, 2008).
Në vazhdim do të paraqesim disa teknika për relaksim të propozuara nga Qendra të ndryshme psikologjike dhe mjekësore anembanë botës për relaksim pas përjetimit të situatave stresuese dhe tensionuese:

• Frymëmarrja e thellë - është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar (Krucoff, 2008).
• Relaksimi progresiv - është një teknikë e relaksimit të shpejtë e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.
• Vizualizimi imagjinativ - është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur ju e lëni imagjinatën tuaj të rrjedhë poltësisht qetë dhe pa ngarkesa. Poashtu ju mundeni që për t’u relaksuar ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.
• Numërimi - ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar dhe për të fjetur dhe kjo teknikë është treguar të jetë efektive andaj edhe ne po ju propozojmë. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lerëni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpret numërimin kur të vijë relaksimi, dremitja dhe gjumi.
• Muzika e këndshme - është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjeni një këngë apo melodi relakuese dhe dëgjojeni duke përdorur njëheresh përfytyrimin për gjerat të cilat fletë kënga.
• Shëtitjet - historikisht janë treguar tejet efektive për t’u relaksuar. Zgjedheni një vend që ju pelqen, paketoni gjërat e nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që këni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik përkatësiht për të luajtur apo për t’u marrë me hobit tuaj.
• Pranimi - është pothuajse gjëja më e vështirë që i sfidon njerëzit. Pranojeni një situatë të tillë që ka ndodhur dhe shikoni ka e ardhmja dhe jo nga ajo se “po të mos ndodhte”, edhe ashtu gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen, andaj pse ta tundoni vetën me të kaluarën në vend se të shikoni ka e ardhmja.
• Meditimi - përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme thotë Benson Henry nga Instituti mjekësor në Massachusetts. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.
• Masazha - është një mënyrë tjetër e relakismit shumë efektive e cila përfshinë shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit si qafës, këmbëve, duarve etj.

Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse ju i përdorni ato. Andaj kërkoni relaksimin tuaj në çdo situatë sado e vështirë që të jetë ajo, duke përdorur teknikat relakusese, duke komunikuar me të tjerët dhe duke u konsultuar me profesionistë kompetent si psikologë, psikiatër, në mënyrë që t’i kontribuoni shëndetit dhe mirëqenies tuaj. Të paktën në këtë pikë një gjë e keni të sigurtë se relaksimi dhe qetësia janë vyrtyte të të urtit dhe themel i një jete stabile psiko-fizike dhe psiko-emocionale. Të gjitha këto u sugjeron shkenca dhe u’a dëshiron një mik i juaji. Prandaj ti “nukjevet”.marre nga ktu
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:31 am

Shetitjet edhe muziken relaksuse(bej per tu relaksuar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Almita Sun Jun 10, 2012 12:26 pm

kthjellimi i mendjes relaksi larg zhurmave shqetesuese .......................... muzika e qete etj
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Master Sun Jun 10, 2012 12:35 pm

Mjafton te jesh ne paqe me veten
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Almita Wed Jun 13, 2012 12:54 pm

degjo muzik ose lex nje liber dhe qetesoheni
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Master Wed Jun 13, 2012 4:13 pm

Refresh Razz
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 14, 2012 5:57 am

dal per vrap per tu relaksuar...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Almita Fri Jun 15, 2012 11:39 am

nje dite ne plazh me mire
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TEKNIKAT E RELAKSIMIT Empty Re: TEKNIKAT E RELAKSIMIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi