Programe Forum - Welcome
Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

3 posters

Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:39 pm

Krijimtari letrare nga njerz te ndryshem mund ti sjellni vargjet me mbreslenes qe keni lexua nga kushdo shkrimtare apo poet te ndryshem me apo pa fame boterore....


Un po sjelle disa krijime qe kam shfletua ne faqe te ndryshme letrare...jan krijimtari personale te disa prej keture qe do sjelle.

Endrra ime

Endrra ime e afert, e larget...
si llampadari i dhomes ndezur, fikur
e forte u bera, te forte me bere
udheve perpjekur, ulur, ngritur.

Endrra ime e lodhur ne ngjitje
ishe e vogel rritesh bashke me mua
gjirit te shtrengoje forte si relike
lartesive ngjitur me krahet e tua.
(Monika H.Gj)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:40 pm

Ne vjeshte shpirtrash
ne lot sysh
nevojtinen cadra
per cdo zemer
te care ne dysh
Ne kercyell
ndjenjash
ne rrenje buzeqeshjesh
te thara
nevojiten diga dashurie,
ujevara
Ne ngrica fjalesh
ne ortek lumturie te thelle
nevojiten zjarre te ziera me diell.
(Dezzy Platina)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:40 pm

Ti ike nga zjarri im,
me friken mos pervelohesh..
Budalla!
Nga flaket e mia asnjehere s'do digjesh,
vetem do ngrohesh!

(Tea Brame)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:41 pm

T'humi nfellsi t'mendimeve t'qija,
e tla ne'n hijen e zez e t'dendur t'krenaris,
por prap, t'gjej neper andrra t'kristalta
t'porsalinduna, t'pa prekuna nga balta merzis,
Jan andrrat e kristalizueme
t'dashuris
qe mjapin shpres per nji dit gzueme
afer teje larg vetmis .

(E. C- T'humbi e t'gjej...)

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:41 pm

Eshte e cuditshme, por mbajme pas hijen e atyre qe kane me teper rendesi per ne. Vihet re gjithmone ajo prani apo –mungese- tek syte e personave, ne levizjet e duarve, tek te qeshurat.

_Gina Nahai
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:42 pm

Fabio Volo- Femra në rilindje



Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron.Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë... Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tëndenë punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond... Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:44 pm

Friedrich Nietzche- Kënga e natës

Është natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.

Është natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.

Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.

Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.

Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej meje.

Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr; dhe shpesh herë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur sesa të marrësh.

Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo , që unë shikoj sy që presin dhe netë të ndriçuara dëshire.

O fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! O eklips i diellit tim! O dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!

Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? Mes dhënies dhe marrjes, dhe humnera më e vogël kapercehet e fundit.Nga bukuria ime lind uria; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, t'ju vidhja atyre qe u kam dhene: - kam shume uri per ligesine.

Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.

Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!

Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.

Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon; dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.

Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë.Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre- ndërsa me mua heshtin.

I padrejtë në thelb të shpritit,me çdo gjë që ndriçon, i ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell.

Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.

Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Ju, veç ju, pini qumësht e acar nga gjinjtë e dritës!

Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!

Është natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë!

Dhe vetmi!Është natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira për të folur.

Është natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:44 pm

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNË.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PËR VETVETEN”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTËSI”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHÇKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PËRSOSMERI”.

Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRËS”

Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !

Charlie Chaplin
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:45 pm

Vetmia...



Vetmia te vret si nje pale kepuce numer-vogel , te mbyt si deti njeriun kur sdi not , te vdes si lulja kur ska uje.Kthetrat e saj grabitqare te roberojne duke te te pushtuar qenien e duke te te lene me pas si nje te huaj , armik i botes .

E frikshme te mendosh heshtjen qe te perkedhel duke buzeqeshur prane teje , duke te te pershperitur emrin tend me zerin si ty , duke te te shoqeruar aty ne ate qoshen e vogel te sketerret te murit ku ti rri strukur e i braktisur si nje femije ..Eshte e frikshme te ndjesh se je gjalle por se mbytesh kur merr fryme, te duash te ngrihesh e ta thyesh tejpertej duke e asgjesuar plotesisht ate ndjesi , por te mos kesh forcen ta besh ...

Vetmia eshte e eger , te pertyp ngadale pa u ngutur duke te te gllaberuar shpirtin ..Ne mbreterine e saj ecin kalimtare hije qe futen pakuptuar ne rruget e unit tend e te shfaqen me pas ngado duke u kacavjerrur mundimasi ne muret e botes tende te erret , te bejne pjese te dimensioneve ireale te tyreduke te te lene te vraposh i frikesuar nga vetja ne labirinte te erreta , ku te ndjekin e te ndjekin nga pas e te vibrojne ne cdo qelize ..dhe ti qe i tmerruar vertitesh e perpelitesh papasur force te gjesh driten ...

Kjo pra eshte vetmia ; Nje lufte me vetveten , me armik realitein e gezueshem e me aleate te perbetuar errsiren , hijet , friken ....
A.M©
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:46 pm

Dukej sikur jeta po e shperblente.E kujtonte lutjen e saj ndaj Zotit per ndryshim.Ne kohen kur vdekja i kishte perqafuar familjaret e saj ne ate aksident te tmerrshem,kishte pasur prane vetem ate,shkembin me te forte e keshtjellen ku per te ai ishte mbreti.
Kembet po e conin ne restorant.Atje do ta takonte per te disaten here.
E pa si perhere ne tavolinen qendrore.Eci me ngadale,megjithese dicka brenda saj e shtynte te vraponte dhe ta perqafonte si asnjehere.
Por ai e priste i merzitur.Pas takimit,ajo e zbuloi shkakun.Kur mori lajmin e ndarjes gjithcka u thye brenda asaj qenieje te brishte,te goditur pa meshire nga jeta.
Tani po i lutej,por duke hedhur veshtrimin perreth,kuptoi se kishte bere gabimin me te madh teksa i ulej ne gjunje asaj krijese te pashpirt qe e ushqeu me iluzione pa mase,e pernjehere ia preu krahet flutures ne fluturimin e saj te qete.
U largua.Doli ne rruge dhe po ecte pa kuptim.
Po qante.Cdohere e kishte pyetur veten, se pse qante.Donte te ishte gatuar pa lot,me qellim; dhenien e imazhit te forte,stoik e te patundur nga asgje.
Tani gjithcka kishte marre fund.Para syve iu shfaqen si sekuenca te nje filmi,momentet e kaluara me te.Pse valle perfundoi ashtu?Nuk po e ndjente me veten.Ishte sikur shpirti t'i ishte larguar nga trupi e tani fluturonte ne dimensionet e dhimbjes.Pa vetedije po ecte...Donte t'i tregonte jetes,se kishte humbur ne betejen me te;ne ate te krijimit te legjendes vetjake.Nje lot i madh i ra nga syri i majte,a thua se dhe zemra po i qante me lot gjaku,por vazhdoi te ecte.Iu duk mjaft e paqte perplasja me makinen dhe e la veten te pershkohej nga goditja.Sikur ta rigjente shpirtin,tani po e mallkonte ate qe e kishte shtyre drejt ketij ekstremi.
Ndjeu se po pershkohej nga disa krahe.Mendoi se ishin te Vdekjes.Mbase kjo e fundit do ta shperblente...

(Clever Angel- Ndarja)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:46 pm

Jeta e kesaj bote esht e plote, eshte e vetme, por jam une,ti,jemi ne qe e bejme te duket nje jete me pjese, sepse marrim gjithmone momentet e jetes dhe i perflasim,gezimi,lumturia,trishtimi,merzitja...Ne fundin e jetes besoj se te gjithe do donin te buzeqeshnin me lot ne sy dhe te thonin qe Jeta eshte e bukur dhe te thonin qe trishtimi me ndihmoi te lumturohem,merzitja me ndihmoi te gezohem dhe kjo tregon se pa trishtimin apo merzitjen ne kurre nuk do e kuptonim vleren e Lumturise dhe te Gezimit....

(Grit Frausal)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:47 pm

Bèhesh dèfryese,
kur nè shpirtin tènd nis e luan xhelozia.
Ti nervozohesh nga qetèsia ime,
ndèrsa mua, nga xhelozia jote.
Mè shtohet dashuria.
Mè pèlqen edhe kur mèrzitesh,
sepse njè dritè e mrekullueshme tè zbret nè sy.
Vèshtrimi yt kullohet,
spespe pas xhelozisè,
èshtè fshehur ndjenja, me emrin dashuri.

Je ti e vetmja!
Drita e mèngjeseve tè mi.
Ndaj mos e mundo shpirtin,
me tè lodhshmen Xhelozi.
Nuk lodhem sikur tè ta them nè çdo çast,
çdo minut, orè apo ditè.
Dhe nuk èshtè gènjeshtèr e pisèt,
sepse nuk do tè tè gènjeja ty,
por veten dhe atè çka kam nè shpirt.

E.Muça
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:47 pm

Akrepat e ores jane grindur
mes tyre
rrotull sillen
te ndare,
turi vare.
Sekondat e minutat
nga mllefi
te ngadalsojne
jane vene ne gare
Dhe oret ecin
ne parade zemeruar
Dite e nate kane paralizuar.

_Dezzy Platina
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:47 pm

Aftesia per te shpresuar eshte fakti me domethenes i jetes.
I ofron qenieve njerezore nje kuptim per fatin dhe energji per te filluar.

_Norman Cousins
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:47 pm

Librat. Kane qene miqte e mi me te mire, sepse nuk ka gje me te mire sesa te udhetosh me dike qe ka bere te njejten rruge tenden, qe te tregon si ishte qe te mund ta krahasosh, per te ndjere nje arome qe nuk eshte me, apo qe eshte akoma.

_Tiziano Terzani
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:48 pm

Dikush shume kohe me pare tha qe arsyeja per te cilen qeniet njerezore jane superiore ndaj te gjitha krijesave te tjera eshte sepse jane te gjendje te marrin vendime nepermjet arsyetimit, nderkohe qe kafshet bazohen thjesht tek instikti. Une besoj ne fakt qe per te qene vertet superior duhet te gjejme ekuilibrin e vertete midis instiktit dhe arsyes.

_Sergio Bambaren
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:48 pm

Në një dhomë spitali me shumë pacientë qëndronte vetëm një dritare e vogël. Çdo ditë të sëmurët pyesnni vazhdimisht pacientin i cili qëndronte shtrirë pranë dritares. Dhe ai tregonte pa u lodhur për ato që shihte. Ai tregonte për një park të madh ku luanin femijët, tregonte për të dashuruarit që qëndronin të përqafuar... Por një natë ndodh diçka e çuditshme: njëri nga të sëmurët në dhomë vret pacientin e dritares dhe të nesërmen zë shtratin e tij. Si çdo herë të sëmurët e tjerë e pyesin se çfarë shikonte ai dhe u çuditen kur ai tha: "Nuk ka asgjë përveç një muri të madh përballë dritares..."
Kjo ndodh sepse njerëzit e shohin botën ashtu siç kanë zemrën.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:48 pm

Cfare dreqin ka ajo me shume se femrat e tjera? Pse eshte fiksuar imazhi i saj ne pikturen me te madhe te keshtjelles time dhe turbullon te gjitha pikturat e tjera, ndersa skicat e thjeshta i zhduk te gjitha me vezullimin e saj, madje ndonjehere verbon dhe vete qenien time prej njeriu te thjesht qe nuk eshte e afte te marre nje kale fluturues dhe te shkoje ne keshtjellen e saj.

Kam frike se mos trajtohem si lypes dhe me zbojne jashte me force. Ndoshta me konsiderojne maniak qe guxoj te mendoj per te dhe qe i afrohem keshtjelles se saj me keto rroba dhe mendime teper imagjinare. Mos valle jetojme ne nje epoke te ndryshme? Mos ndoshta kam lindur perpara kohe dhe si i tille askush nuk e di se ku eshte keshtjella ime...

"Nje drite ne erresiren e absurdit".
© Genti Mingla
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:48 pm

Ajo u zhduk, por s'ka qetesi. Eshte si virus.I ka hyrw ne damar. Qarkullon ne cdo qelize. Dhe pse cdo gje fund ka marre. Ai se vret dot ndjenjen e dashurise.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:49 pm

Do vije nje cast,
me te shkuaren qe te iku,
do harrosh ké ke ne krah,
se koha diku ka ndaluar,
kujtimi vjeter troket befas,
per nje cast te rijetosh kerkon,
do ngulesh syte mbi kalimtaret,
me mua ndojera valle ngjason??
Ate cast do trishtohesh,
i trishte vendi yne i vjeter,
bashke me kohen,do kuptosh,
me mua s'mund te ngjaje asnje tjeter,
ky cast te sjell ndermend,
sa shume te desha une ty,
i hutuar nga kujtimet,
do marresh udhen neper shi,
ne krahet e kujtdo qofsh,
ne castet e jetes do jesh i vetem,
e di...do me kujtosh
si nje enderr...qe s'mund te kete motiv tjeter....!!!

(J.T- Vjen nje cast)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:49 pm

Mbi ëndërrat e mia të qëmotshme unë krijoja gjithnjë kasollen time , bukën time , lëngjet e mia , krijoja sepse kërkoja përjetësi të pa tundshme në mes nesh , dëshiroja zingjirë lidhës që të mos mundësoj ndarjen në mes nesh , kështu ëndërroja unë , ëndërroja dhe ti nuk e dije , sepse kështu ëndërrojnë vetëm fëmrat .Ti gjithnjë kërkoje mbështetje tjera duke menduar se të tjerat do të të falin apo do të mbështesin sikur unë , dhe pastaj ç doherë vëreje se sinqeriteti jo gjithnjë gjendet njësoj tek të gjitha.Unë heshtja ,sepse parashikoja gjithnjë se ai që duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet që vetëm mesnata I dëgjon.Realisht nuk e din se çdo të thotë të tradhëtosh ndjenjat e tjetrit që shumë vështirë e pati derisa vendosi të lë fatin mbi duart e një shpirti tjetër .Dhe shpeshëherë tërheq gishtin duke të joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjërat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretëreshë edhe pa kurorë , sepse ajo din të ndjejë dashurinë edhe nëse ty e lëndon , edhe nëse vendos për të mos u kthyer më , ajo sheh praninë e pa largueshme gjithnjë .Ti vendos për të mos u kthyer më , por edhe nëse sot nuk durove dhe I lejove vetes të ikësh , ajo të prêt , sepse ajo është ajo femra që vetëm një herë të vetme sheh dhe vetëm në një palë sy , dhe ,është ajo femra që e din se vetëm nëse ka qenë gënjeshter vendos për të mos u kthyer më .(A.Fejzullahu)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:49 pm

Pikërisht atje, kufirit të fundit,
ku frymë e vërshuar nis këputet
dhe për një cast çdo fjale ndër buzë,
i ke thënë "lamtumirë",
vetëm atje, pasi je veshur
si qelqi prej avullit të lëkurtë,
e gjurmët e gishtërinjve kërkon të prehësh,
do bindesh, që emocion s´quhet gjë tjetër,
veçse momenti i shkrirjes në dëshirë!

© "Perkufizimi i emocionit" (Arome gruaje)
Alma Papamihali

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:50 pm

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 260179_424745597588193_1824306635_n
.. trendafili im ...
gjithmone i kam dashuruar trendafilat !!
aromen,ngjyrat,formen,gjethet dhe pak me pak gjembat e tyre ...
i urreja kur me shponin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja sa me shpejt ne kopshtin tend dhe me pas te vrapoja s
i e cmendur nga ana tjeter e rruges me friken se ms dikush me shihte ...
derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...
e skuqur,me duart qe me dridheshin dhe trendafili qe u shkeput lehtas nga to dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi trendafilat e kopshtit tend...
me ironizove si disa vjet me i madh qe ishe. !! t'u duken budallalleqe adoleshence dhe romanticitete moshe ato qe te thashe ...
e turperuar,duke te kerkuar ndjese,ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte,isha vertet nje adoleshente ose romantike e pandreqshme !!
muajt kaluan dhe trendafilat u vyshken,koha u ftoh dhe Korca u mbulua nga bora,vendin e trendafilave ne kopshitin tend e zune disa dege te ngrira,pa jete qe lekundeshin me eren si fantazma te harruara nga epoka e ekzistences se tyre njerezore !!
mezi prisja pranveren,te perqafoja serisht aromen e tyre,te shija ngjyrat dhe te ndjeja pickimet e gjembave neper duar .... por pse jo ,te shihja edhe ate...
kishin kaluar kohe dhe cuditerisht shikimi i tij nk me shqitej nga kujtesa,e kisha imazhin e tij kudo shkoja ndonse vetem nje here e kisha pare,deshiroja me gjithe qenien time ta rishihja e ta rishihja pafund derisa te ngopesha,dhe te largtohesha serisht nga ai,pastaj te me merrte malli serisht dhe ta rishikoja prape e prape,madje pse jo,te qendronte para meje qe t'i beja nje portret qe ta mbaja gjthm me vete !!
ndonse pranvera erdhi imazhin i tij mungonte,trendafilat e tij nk me dukeshin me aq te bukur... valle ai ju kishte marre nurin ?! apo syte e mi ishin verbuar dhe nk shihnin me bukurine e tyre ?! ....
derisa nje dite me shpresat e vrara dhe me idene e humbjes tende te pergjithmonshme,hasa shikimin tend ne ate rrugice trendafilash,vetem se kete here nk isha une ajo qe te kerkkoja,por ti ..
mbaje nje trendafil te kuq,si ai qe u shkeput nga duart e mi ate dite...
me hapa te sigurt u afrove drejt meje dhe me syte qe te shkelqenin,me dhurove trendafilin tend dhe me butesine e nje petali me preke duart te cilat qendronin mes duarve te tua,pastaj ne nje moment ushtrove force mbi to,ndjeva dhimbje... nga bishti i trendafilit vura re se dilnin shume gjemba dhe nga gishtat tane gjak .. e habitur te pashe ne sy me nje veshtrim kuptimplote,me zerin qe te dridhej shqiptove :
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,trendafili im '' (Tea Brame)
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:51 pm

Ndihej bosh dhe s’e gjente dot shkakun. I dukej sikur ngrohtësia e trupit po i pikonte dalëngadalë jashtë lëkurës e po i zhdukej diku...sikur gjaku i tij kërkonte të mbështetej pas diçkaje që nuk ishte aty dhe derdhej e derdhej tatëpjetë një pafundëse të butë. Kryqëzoi duart poshtë kokës dhe ndjenji pa lëvizur. Tani e kuptoi që ishte pritja ajo që po e mundonte, dhe e dinte që nuk ishte vetëm vetedija e tij që po e priste Xhoanën, por edhe duart, edhe damarët, edhe një ndjenjë ëmbëlsie e çuditshme e huaj po e prisnin e po e prisnin!

Remarque
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:52 pm

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 247127_205155122854002_1651715_n
Zemra e thyer!

- E thyer?

- Si thyhet zemra?


- Ti nuk kupton, zemra thyhet, shkatërrohet, shndërrohet në mijëra
copëza pa vlerë, kur ajo pjesëza me e rëndësishme vendos të të le, të
braktisi...
Sa e pafuqishme ndjehesh...!
Sa kot..!
Sa vetëm..!
E braktisur...pa dashuri...me zemër të thyer...:..Ti je kaq e dobët për ta ndryshuar, nuk mund të bësh asgjë...vetëm të qash, vajtosh, vuash...

- Edhe zemra u thye?- Nuk kupton...!!!!


Kuptoj dhe kuptoj mjaft mirë...e kam dhe unë një zemër...!

Nuk jemi të pashpirt ne që përpiqemi të bëjmë ''moral'' që kur dikush
ikën, nuk i’a vlen të qash e vuash për atë, por të hapësh sytë, të
shkundësh pluhurin e së shkuarës, të kycesh kujtimet në një sirtar me
çelës...dhe të drejtosh shikimin drejt sfidave të reja...!Kush të do,nuk të lë kurrë vetëm, qëndron me ty pranë, përherë...! Edhe nëse i duhet të ikë...Ajo copëz kthehet prapë!

Nuk jemi egoist ne që dashurojmë jetën dhe veten mbi gjithçka!
Nuk jemi budallenj të mos kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjen e dikujt...thjeshtë kemi njohur një vuajtje më të madhe, një dhimbje më të
madhe...e dimë që ka edhe shumë herë më keq....shumë...shumë...!

Nuk jemi bërë kot kështu, të çeliktë, të pathyeshëm, me zemër të fortë
dhe me shpirt optimist...të dashuruar pafundësisht me jetën dhe çdo
copëz të saj, të dashuruar me diellin, me dritën, me shpresëdhe buzëqeshjen...!

Nuk është rastësi që të jesh një person jashtë mase pozitiv....!
Gjithçka e ka një arsye...
një fillim...
një zhvilllim...
dhe ....
diku atje larg...
larg...larg...
një fund...!Nukjemi ngritur nga një mëngjes në tjetrin me dëshirën e madhe për të qenë
Optimist...që sot e tutje...ajo gota do jetë përherë gjysëm plot për
mua...që sot e tutje, do dashuroj edhe çdo pikë shiu...se e di do dalë
dielli...që sot e tutje do dashuroj edhe errësirën, se e di që duke ecur
në të, do arrij në dritë...!

Nuk kemi vendosur me kot të ecim
përpara...të jemi optimist në shpirt, të kemi shkëlqim dashurie për
jetën në sy dhe të kemi të pikturuar buzëqeshjen më të bukur që mund të
dhurojmë mbi buzë...!E keni gabim!!! Gjithçka e ka një arsye, pse ndodh...!

Një shpirt i fortë lind përherë pas një beteje të fuqishme...!
Një zemër bëhet e çeliktë, përherë pas një vuajtje të madhe...!
Një karakter i qëndrueshëm formësohet përherë pas stuhive që të (për)ndjekin...!
Një lot pendohet të dalë, kur e di që ka vuajtje më të mëdha sesa ikja & mbarimi i një dashurie...!


Dhe....Mos e mendoni që askush nuk i’u kupton dhe fshiheni e harroheni pas vuajtjes...
Mos e mendoni që asnjëri nuk e kupton sa vuan zemra juaj...
Mos kujtoni se askujt nuk i vjen keq për ju...
Mos kujtoni se nuk prekni zemrën e dikujt tjetër kur të shohin në gjendjen më të keqe të mundshme, të vuash...

- Do dëshironit t'iu mëshironin dhe t'iu linin të qanit...?!Mik i mirë nuk është ai që i bie shpatullës tënde dhe të le të qash e vuash pa fund..
Mik i mirë nuk është ai që të lejon të mbetesh pre e kujtimeve së shkuara duke mos pasur asnjë fije shprese për të ardhmen...
Mik i mirë nuk është ai që të mban ''iso-n'' në vuajtjen tënde...Mik i mire nuk është ai që të përkedhel egon me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse...

Unë një mik të tillë, mëshirues...NUK E DUA...!!!!

Unë dëshiroj një mik që të më ndihmoj të mbledh copëzat e zemrës dhe të rifillojmë t’i ngjyrosim...
Të rifillojmë t’i japim formën që kishte dhe në fund ta lyejmë me ndjenja gëzimi, hareje, lumturie, ta ndriçojmë me buzëqeshje dhe grimca optimizmi...!

Zemra nuk thyhet...është pjesa jonë më e fortë...!!!
Zemra është copëza jonë që duron më shumë...!!!
Zemra është copëza për të cilën duhet të mos reshtim së luftuari...!
Zemra jonë meriton t’a duam dhe ta mbrojmë...!
Zemra jonë meriton qetësi dhe buzëqeshje...!Mos i’a mohoni vetes lumturinë...
Mos u mbyllni në një guackë të fortë dhe të qëndroni e izoluar me kujtimet...!Provoni te trokitni lehtas ne muret e guackës suaj...!
Provoni të lejoni dritën të hyjë në errësirën tuaj...!
Provoni të lejoni rrezet e shpresës dhe optimizmit të çajnë guackën..!
Provoni të dilni prej saj dhe buzëqeshni fort....!!!

Një shans e humbur nuk është një jetë e humbur...
Jeta është e gjatë me mundësi plot...!
Do jetuar në maksimum çdo ditë dhe do shijuar çdo rreze...
Duhet të dalim nga guaska e të provojmë ndjenja të tjera përveç vuajtjes...
Jeta nis me lot dhe qarje...
Vazhdojeni me buzëqeshje...!

“Mos resht kurrë së buzëqeshuri,..as kur je i trishtuar
...sepse nuk i dihet asnjëherë
...DIKUSH MUND TË DASHUROHET ME BUZËQESHJEN TUAJ...!!! “ Ah po edhe :
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:53 pm

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 248502_206264669409714_2290997_n
Në kohën kur të gjithë janë në gjumë
Zgjohu,medito!
Dil jashtë ngrite kokën
Galaksinë shiko!
Shiko përsosmërinë e yjeve e hënës

Kaltërsinë e qiellit..


Ndjeje flladin që lehtë fytyrën ledhaton
Ndjeje zërin që vet heshtja e krijon,
Thithe ajrin që është më i pastër se kurrë
Zbute zemrën tënde që e ke bërë gurë!
Fol me veten se ajo të përgjigjet
Shtrydhe zemrën...Dhe le të del loti mëkatar
Le ty shlyej mëkatet!
Po ,bëre këtë
Qoftë dhe një herë në jetëBëre ,bëre sa je në këtë jetë
Vdekja është shpatë që nga pas të ndjekë
Kuptoje ,qoftë një herë në jetë...
Shikoje at bukuri ,të lutem shikoje
Pse vallë ai është aq i bukur
Kur njerëzit janë në gjumë?
Vallë Allahun e kap kotja ndonjëherë
Natyrisht se jo,natyrisht se jo!
Ai në këtë pjesë të natës
Në qiellin e kësaj bote zbret
Shikon robërit që i bëjnë ibadet
Shikon ata që shtratin e ngrohtë kanë braktisurPër të ngrohur zemrat në ibadetShikon ata që i bëjnë sexhde
Krijuesit të vet...

Zgjohu,nga gjumi zgjohu...
Zgjohu se si duket dhe i zgjuar je në gjumë,
Zgjohu me tërë qenien tënde...
Shiko krijimin e qiellit
Si qëndron pa shtylla dot
si ndriçon hëna e si i ndryshon format
nga e holla në të plotë...
edhe kjo rastësi..?
asgjë rastësisht Zoti nuk krijoi
Ai qiej e tokë për ne i nënshtroi,
Po mendo more të paktën një herëPse bie ky shi nga qielli i lartë
Si del kjo bimë nga toka e zezë
Si aktivizojmë mushkrit për ti mbushur me ajërEdhe pse se shohim atë
E dimë,e dimë se është Krijuesi i drejtë
Bosh nuk na kthen,jo..
Dhe prapë mohojmë dhe vetëm mohojmë..
Prandaj zgjohu
Shikoje këtë krijim
Këtë peizazh
Që as piktori më i aftë në këtë botë
As një pjesë të kësaj s`do arrij ta bëjë dot!
Shiko e qaj me lot...Thuaj zemrës mbushu me besim
Mos i thuaj asgjë shpirtit
Se nga cila anë ti drejtohesh nuk din,
Vërtet që nuk din...
Shiko,lart yjet në qiell
Do të kuptosh fuqinë e të MadhërishmitDhe në sexhde bjerë....
Kuptoje të vërtetën qoftë edhe një herë në jetë!!!
Një herë ndjeje ëmbëlsinë e imanit
Mjafton,dhe ji i sigurte
Se ajo ndjenjë çasti
Të vlen më shumë se çdo pasuri
Që ekziston në këtë botë
Zgjohu që ta shijosh,Vërtet që rob falënderues do të bëhesh!!!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:54 pm

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 255086_209227032446811_5615138_n
Kjo
është historia e një të huaji që shkon në një fshat me qëllim që të
qëndrojë atje. Sapo arrin pyet një mësues të mençur të fshatit:

- I huaij: Si janë njerëzit e këtij fshati?
- Mësuesi: Si janë njerëzit e vendit nga i cili vjen?
- I huaji: Oh, janë gënjeshtarë dhe të dëmshëm.

- Mësuesi: Edhe këtu janë pikërisht siç thua ti.
I huaj largohet dhe disa çaste më vonë vjen një tjetër dhe bën të njëjtën pyetje:
- I huaji tjetër: Si janë njerëzit këtu?
- Mësuesi: Si janë njerëzit e vendit nga i cili vjen?
- I huaji tjetër: Oh, janë miqësore, të dobishëm dhe të sjellshëm.
- Edhe këtu janë pikërisht siç thua ti - përgjigjet mësuesi.MESAZHI: "Duhet ta japim atë që duam të arrijmë."Atë që jep, ja jep vetes, atë që nuk jep, ja heq. Nëse do dashuri
atëherë duhet të japësh dashuri, nëse kërkon respekt duhet të
respektosh, nëse kërkon vemendje, ofro të gjithë vemendjen tënde.
"Në qoftë se hedhim një gur, do të kthehet në duart tona"
Nëse hedh fyerje, diskreditime, këto gjithashtu kthehen tek ti. Nëse
mbjell veprime pozitive, jeta jote do të mbytet me pozitivitet.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:55 pm

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 312263_243344612368386_4229154_n
'Sy që nuk e shohin të mirën''

Në një tregim simbolik, thuhet se dielli nuk lindi në një qytet. Atë
mëngjes, si çdo ditë, bujqit dolën për të vajtur në ara, por errësira i
mbajti peng. Punonjësit e administratës u zgjuan në gjashtë të
mëngjesit, për të vajtur në orar, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u
ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë
orëve të ditës, nuk funksi
onoi
asgjë, sikur jeta u ndërpre. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të
mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse
frika u kishte pllakosur në zemra.

Në mbrëmje, as hëna nuk
lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë
vajtën në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish
dielli. Atë natë, askush nuk mbylli sy.Të nesërmen, në pesë të mëngjesit dielli lindi si gjithmonë.
Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe
pëshpëritnin fjalë mirënjohjeje. Një nga të mençurit e qytetit utha:”Përse e falënderoni Zotin vetëm për lindjen e diellit të kësaj
dite?! A nuk lind dielli çdo mëngjes?!”
Mësohu ti ndjesh mirësitë e Zotit në çdo kohë

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:55 pm

Nje Histori Dashurie ...

Ishin njeher dy te rinje . Nje djal i cili dashuronte nje vajze ...
Bashke me dashurine e madhe qe kishte per vajzen , kishte edhe nje frike
se nje dite do ta humbiste ate . Me kalimin e diteve dashuria e tij po
shtohej , ndersa vajza nuk e dinte se cka te bente . Ne nje ane e kishte
te pamundur ta dashuroj ate , ne anen tjeter i vinte keq per djalin ,
dhe nuk kishte se si ti tregonte qe ajo nuk mund ta donte ... Ditet po
kalonin ndersa djali po krijonte enderra dhe ideale per jeten , pa
dyshim ishte shum i lumtur , dhe vetem shpresonte qe nje dite vajza do
te dashurohej te ai ... Ne Fakt ai e kishte te pamundur ta kuptonte se
personi te cilin e dashuron pret vetem çastin e duhur per t'i thene
lamtumire . Cdo fjal qe thoshte ajo , ishte me vlera jetore per te , cdo
gje qe bente ajo , ishte e paharrueshme per te . Keshtu vazhduan nje
kohe te gjate ... Kaloi nje kohe dhe djali mendoi se ksihte ardhur çasti
i duhur qe ata te dy t'i bashkonin shpirtat pergjithmone. Ne fakt djali
nga vetebesimi i madh qe nje dite do te rregullohej cdo gje , nuk e
mendonte fare mundesine qe cdo gje te rrenohej , dhe qe mund ta humbiste
. Kerkoi nga ajo qe , te perfundonte miqesia e tyre , dhe te fillonte
nje lidhje per te mos perfunduar kurre . Por ajo qe e dinte nga fillimi
qe nje dite duhet t'ia rrefente te verteten , qe nuk mund t'i thoshte
atij se e gjitha ka qene vetem nje enderr e parealizueshme , e beri
zemren gurre dhe i tha se miqesia e tyre do te per-fundonte , por lidhja
e tyre nuk do te fillonte kurre . Ai , lutej qe keto fjale te ishin vetem nje enderr nje ankth , dhe te mos ishin te verteta . Por ,
heret apo vone duhej ta kuptonte se ne fakt ky ishte realiteti i tije .
Keshtu djali vendosi , qe dashurine qe kishte per vajzen te mos e
humbiste kurre , dhe per ta realizuar kete vendosi qe te mos dashuroje
me asnjehere , ne mendjen e tij ishin vetem disa fjale qe thoshnin " Nese nuk e kam ate qe dua , Pse te kem dicka qe nuk dua ? " ...

Nga ajo dite , deri me sot , dhe deri ne pafundesi ai ka jetuar vetem ne
vuajte dhe dhimbje per ate , por me nje krenari per dashurine qe kishte
per te . Edhe sote , Nese ai eshte gjalle , sigurishte qe duhet te jete
duke vuajtur , dhe duke derdhur lote per vajzen e cila ia ktheu shpinen
dhe i tha "Lamtumire" ne kerkim te dikujt qe do ta donte me shume e qe
s'do ta gjente kurre ... Keshtu rruget e tyre u ndane , per te mos u
bashkuar me kurre . Kjo ishte Nje histori e dhimbshme e nje te riu me
ideale dhe shpresa per dashurine .

Do te mund ta pershkruanit se cka kishte ndodhur ne vazhdim ? ...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:56 pm

je vajze nga Kosova qe ishte e fejuar dhe kishte probleme me zemren dhe
e dergojne ne Itali per ti bere nje transplant. I fejuari i shkruante
letra cdo dite pasi ai jetonte ne Kosove. Kjo ishte ne Itali dhe nuk po i
gjenin dot nje zemer per transplant. Kur papritmas ksaj nuk i vin me
letra nga i fejuari dhe rri e mendohet se efare po ndodhe me te fejuarin
e saj. Dhe ajo vjen nje dite e ben transplantin dhe kthehet serish ne
Kosove. Ne aeroport takon prinderit e ktij djalit dhe i pyet ata se cfar
ka ndodhur dhe pse ai nuk i ka shkruajtur me. Si perfundim del qe ky
kishte patur nje aksident automobilistik dhe zemra e tij ishte vendosur
ne trupin e saj kur ishte bere transplanti. Prinderit e djalit i thone
te shkoj ne dhomen e saj dhe si perfundim ajo atje gjen nje leter te
shkruajtur nga ai dhe nje trendafil te kuq mbi krevat.
Fjalet e fundit te historise kane qene Dieka si "ai s'jeton me por une tani jetoj me zemren e tij
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:56 pm

Pjese nga romani " Pse" S. Spasse

C'eshte jeta per ty?-e pyeta. -flluska sapuni.-mu pergjigj
-po vdekja?-shperblimi i jetes! -c'eshte bota? -nje pike helm nehapesire!
-c'eshte me e kuptuar ne bote? -vdekja.
-cila eshte kafsha me e eger? -njeriu.
-po me e bute? -ajo qe s'ka lindur .
-cili njeri ju duket me i poshter?
-ai qe ndryshon veten me nje emer te huajdhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen.
-c'eshte budallalleku?
-te duash nje gje qe s'e kedhe te kujtosh se je ai qe s'je.
-po puna me e mencme? -te gezosh te tanishmen.
-c'eshte me e aferme ? -vdekja!po me e larget?
-zemra ime me tendendhe fillimi e fundi i Hicit.
-cfare eshte e pavdekur? -hapesira!
-cfare eshte me e bukur? -fantazia!
-po me e shemtuar? -semundja!
-me e hidhur? -jeta.
-me e embel? -Hici.
-c'gje eshte me e madhe? -Libri i Botes!
-po me e rende?-fjala.

-me e pamundur?
-te ndryshosh veten dhe formen,dmth jam une te behem ti,dhe jam njeri dhe te behem pellumb.
-kur shperblehet njeriu? -kur e kujton veten te lumtur.
-cfare gje ju duket me e merzitur? -cdo send eshte me i merzitur se njeri-tjetri.
-cfare gje ju duket me e veshtire? -te jesh njeri...
-po me e lehte? -te krijosh krijese njerezore.cili eshte ngushellimi i te pasurit? -pesha e qeses
-po i te vobektit? -e ardhmja...
-nuk ju kuptoj-i thashe per se dyti.
-vdekja .-mu pergjigj serioz
-po c'permban jeta e njeriut?
-vetem dyshime!-keto tha dhe heshti...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:56 pm

Në të marrtë malli për mua,
dil shëtit më këmbë njëherë,
nëse era nis të fryjë
dorën time do kesh ndjerë.

Tek të prek pakëz mbi ballë,
e kërkon t´i japësh dorë,
kur dy vetë vazhdojnë e duhen
mos kërko të gjesh fajtor.

Në të marrtë malli për mua
e dritares sheh veç shi,
mos më thuaj kurrë s´ke qarë
se prej vjeshte je dhe ti.

Ndaj dhe xhamin mos e mbylllëre shiun të të lagë,
e çdo zënkë sido të jetë,
ta vulosim mbi një varg!

-Alma Papamihali
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:57 pm

Sonte mysafirja e shtratit tend dua te jem
E jotja deshire e zjarrte ,
fjongon , t'i heqesh shpirtit tim ,
ta hapesh si dhurate.

Buzeqeshje hene do derdh mbi ty,
jete nga syte e mi do te dhuroj,
ti do te fshihesh brenda meje ,
une , si dielli ne det do te notoj.

Musafire - Emma Al Rose
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga SunShiNe Mon Jan 28, 2013 1:24 pm

Mua me pelqen shum nje tregim i Migjenit, Qershijat


Qershijat jane pjekun, jane bame kuq si gjaku dhe ne malsoren e re asht pjekun fryti i dashunis. Rrin malsorja ne prak te kasolles dhe ne ftyre te zbehte te sajen skuqen buzet mu si qershijat ne degez. E qershija ka mbajtun mire. I jane randue deget dhe varen gati me u thye. Dhe malsoren e re e randon barra nen zemer e nuk mundet me u çue, me kepute nje degez.

Qershija dhe malsorja jane randue nga frytet e veta e natyra kenaqet dhe qeshet. Por kush degjon qeshjen e saj?

Malsorja lakmon qershijat e kuqe. Lakomon qershijat per me shue ujen, se ka do kohe, qe edhe misri u ka mungue. Kokrrat e fundit te tij i ruajten per fare. Neser duhet me i qite nen dhe, dhe mandej me prite derisa te bahet misri i ri. E per do kohe, misrit kane me i xane vendin qershijat. Dhe malsorja e re si pranvera, me sy te kaltert si qielli ebuze te kuqe si qershija, vuen ... vuen nga uja. Shikon pertej kodrave dhe maleve, mbyll syte, shikon... Shikimi i saj i molisun, i merzitun... Gjithshkafaja i asht merzitun, vetem jo jeta. Sado e keqe qe asht e mjerueme, pa buke - jeta prap asht e dashtun. Jeta ne vetvete permban nje gezim, gezimin e te qenunit. E malsorja e re, pos ketij gezimi, ka edhe nje gezim tjeter, gezimin e nates. Kur shtrohet nata, dhe ajo shtrohet ne shtresa prane burrit dhe u leshohet perkedheljeve te tija mashkullore. Dhe harrohet vuejtja e dites, uaj ne gezimin e mahnitshem te nje çasti. Keto gezime te nates i dhanebarren e rande, por barren e kandshme, te dashtun me zemer ngushte te lidhun. Shikon qershijat, me i kepute s'mundet se jane te nalta, e ne vjetin e kaluem, vete i asht ngjite pa fare zorit, - por, me t'avitunit te ndoj burrit, ajo shpejt u hudhte ne toke. Po, se veshja nuk ishte e plotesueme. Mendohet malsorja dhe idhnohet pse nuk mund te kepuse qershija. Por idhnimi ne fund te fundit perkon me nje dhimbe te kandshme tue mendue se barra, e shkaktueme nga gezimet e nates, i ka fajet. Ah nett, nett! T'errta e te dashtuna! Keshtu mendon malsorja, thjeshte si asht e thjeshte dhe e natyrshme deshira e rinis se saj.

Ne prak te kasolles del nje plake e keqe, tue i mbylle syte pergjysme nga se drita e dites pranverore asht ne kulem te shkelqimit dhe e verbon. E reja don me i than per qershija, por i vjen turp Prandaj çohet vete, levizet ngadale si nje barke me vela kur nuk ka ere, merr nje hu te gjate dhe vehet me kepute nje degez. Por shpejt e shef se kot mundohet. Nje djerse e lehte e ftohte i arrin shtatin e molisun e leshon hunin dhe ulet nen qershi. E plaka ne prak te kasolles s'tundet. Ka zberthye kemishen e ndyte si qiella e dimnit, dhe ose numron te hollat ose ban ndonj pune tjeter.


- Nano ! A po munde te na keputish ndoj degez qershija se po me rrenon uja?
- S'po mundem nuso... prit sa te te ketheje burri.

E nuses iu droth zemra. Nje aht u shmang nga buzet.
Diçka u permbys ne mbrendin e saj. Nje urrejtje - kunder kuj as ajo s'e dinte - por nje urrejtje e pameshirshme rritej, e zu per fyti e shtrengoi... dhe e leshoi kur lotet filluen me rrjedh rrkaj gjate ftyres se saj te zbehte.
Grueja me shtat-zane, e undshme, e mjerueshme, vall çka do te lindi? A mundet me qene fryte i saj prodhim dashnuer i natyres? - Fryti i saj i filluem dhe i lindun ne mjerim edhe ka me u rrite ne mjerim, se vuejtjen dhe mjerimin e merr ne trashegim, dhe si pasoje e ketyne: urrejtjen. Urrejtja me te cilen u lind do ta bajne ndoshta cub. E cubi asht cub! Rropos dhe u ve zjarmin shtepijavet te ndrtueme prej vllime ligjesh shoqnore. E ai çka ep per ata gja? " Ma shume se me ma marre shpirtin çka munt te me bani!" - pergjigjet cubi i rrethuem me zjarm ne mes te kater murevet.
Malsorja nen qershi u shtri me gjemim, i cili rrfente nje dhimbe te jashtzakonshme. Malsorja plake u çue dhe po i avitej ngadale. Mbas pak kohe u perzien britma vuejtje lehone dhe vaji i foshnjes; i cili n'at menyre çpall se asht pjestar i shoqnis njerezore nder keto vise te humbuna te botes. E nenesre, e urojne djalin me fjale: " I shkofte lypa mbare!" ( A ju pelqen zotni, ky urim per fmite e juej?)
E natyra prendverore qesh dhe kenaqet qe po prodhon qershija te kuqe dhe femi te mjeruem.

(Migjeni - Qershijat)

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 6338_478716298857789_1627748073_n
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Master Mon Jan 28, 2013 7:50 pm

Sa me shume lexoj aq me shume me duket qe sdi
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Wed Jan 30, 2013 5:03 am

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

... Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.
Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

_Petrit Ruka
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Wed Jan 30, 2013 5:06 am

Jeta e Nje Femre

-Mëngjesi është gati,zgjohuni zgjohuni ose do t`ia hedh nga një gotë ujë fytyres,zgjohuni-ishin fjalët e nënes që gjate gjithë kohës më kujtohen dhe më jan future aq thellë në kokën time saqë nuk mund ti harroj dot.

-A thua pse Zoti deshti që ajo të shkojë,nuk e kuptoje dot? Nganjeherë njerzit më të dashur nuk i ke pranë,kerkon një ndihme,një fjalë të bukur ,një mirkuptim,një besim,por nuk ti ofron askush,ndjehesh njeriu më fatkeq sikur don të mos jetosh fare më,të largohesh e të shkosh atje ku edhe ti Nëna ime gjendesh atje larg.larg… Oh sa largë!
-Babai im i gjori punon tërë ditën punon,punon që nga mëngjesi i hershem e deri në mbrëmje dhe kur kthehet dikur vonë në mbrëmje në vend të nënes sime e prêt një grua tjeter nëna e dytë e imja-do te thosha Hmh…Çudi vërtetë Çudi!

-Ja do e pershkruaj pak si duket që të keni me lehtë të besoni e të kuptoni ate që do t`ia rrëfej tani,të dashur lexues: E gjatë e bukur (Kur rregullohet dy apo tri orë të tëra),syte e zi ,flokët e bardha që i ngjajnë si një plakë e thinjur, të them të drejten është e bukur nga pamja e jashtme,tërheqse.

-Kjo me të vertete i ngjanë një fruit të mollës nga jashtë duket e fortë e rrumbullakët e pjekur,kuqe,mirpo kur ta ndash në dysh e kupton se është e dëmtuar aq shumë saqë krimbat e vegjel ja kan pushtuar zemrën,ja kan thither ëmbelsin e shijen e ka mbetur vetem një hidherine e pa vlerë.

-Vendin e Nënës askush në bote nuk do ta zë kurrë,kurrë…Një fjalë e urtë nga Leopardi thotë:Sillu me prindërit ashtu si do të deshiroje që femijet e tu te sillleshin me ty.Shumë e vërtetë,por ja që mua më duket jo edhe rrallë herë se tek unë nuk ngjan kjo.Nëna e kuptuat ajo më nuk egziston,vdiç që gjatë,ka kohë kur unë mbeta pa të më mungon aq shumë ,shumë pa mas.Babai është gjallë veq se s`ka vdekur punon aq shumë edhe në vend të pak qetësie në shtëpi të ketë,takon një grua që aspak nuk të rrespekton,nderon.

-Nuk e kuptojë përse babai u martua me të?ndoshta nga nevoja ,interesi mendonte se do ta gjente kujdesin ,dashurinë,rrespektin si te nëna ime e dashur dikur ,shpirti i se ciles prehet diku në parajsën e largët.

-Ka pesë vite që më mungon dashuria e saj,më mungojnë fjalët e saja,më mungon dhe me mungon...!
-Mbas një viti babai u martua me këtë grua(Nënën time të dytë)-kështu e quaja unë në fillim ngaqe sillej aq mirë,më perqafonte çdo kohë çast,më përgaditëte për shkollë,bënte gati ushqimin,rrobat mi pastronte ishte pra ashtu siç e ceka më lartë (Nëna ime e dytë),mirpo vitet kaluan koha ecte s`kishte të ndalur…ajo ecte ecte i ngjante një lumi qe s`ka të ndalur ecte e merrte me vete të gjitha kujtimet që unë i kisha të vetmit që i ruaja me mallë e dashuri,unë rritesha ,fillova të kuptoj shumë gjëra që më parë as që i mendoja fare tash sillesha mirë me të gjithë sidomos me gruan e dytë të babait , pra njerkën time Çudi ndoshta ky ndryshim i madhë,më parë e quaja:”Nëna ime e dytë”e tash pas një kohe thjeshtë i them”Njerkë”-pasiqë është ashtu i ka të gjitha vetitë që ka një njerkë e vërtetë, sa Çudi!

-Vërtetë Çudi! Njeriu ndryshon aq shpejtë,vertete Çudi!Nuk mund të kuptoj pse?Ky ndryshim në sjelljen e saj ndaj meje ndodhi menjëherë pasi ajo lindi vajzen e saj Elen –ahh sa e embel është ajo e bukur,sytë e zi të medhenje,pak e shendoshe në trup,e dua shumë shumë sikur ta kisha moter të vërtetë,fare nuk i ngjan të ëmes.Në shtëpi pra jetojmë:une,pra Lisa-ky është emri im i shkurtër ai i vërteti është Arlisa mirpo Lisa më pelqene më shumë dhe të gjithë kështu më therrasin,Babai im Basriu (Xha Basriu)të gjithë kështu e thërrasin përveq meje që e thërras (Babi Basri),Njerka ime e cila quhet Nurie të gjithe e thërrasin Zonja Nurie përveq meje që e thërras Nena Nurie edhe pse me deshire do ta quaja vetëm NJERKË thjeshtë NJERKË,por nuk guxoj,si dhe Ela 4vjeqare që unë e thërras moter ,engjull…Kjo është familja ime ,kështu është jeta në shtëpine tonë:Babai zgjohet në mëngjes në ora 06:00 të mëngjesit ,ha mëngjes dhe niset për në punë,mandej ka ora 07:00 zgjohem unë pregadis vetëm mëngjesin vet ha dhe nisem për në shkollë,kurse njerka ime(Nena Nurie) zgjohet diku ka ora 10:00 e mëngjesit besoj.Tërë kohën pi cigare,kafe shikon telivizorin,dëgjon muzikë e kur kthehem unë diku rreth orës 14:00 në shtëpi atëherë ia fillon me fjalët e saja që të helmojnë shpirtin , ja Ç`më tha sot, dëgjoni:

-Hë u ktheve bushtër,më trego me kë ishe deri tash ,si ja kaluat hë fol? Më goditi në faqe,unë vetëm qaja,dënesja…Isha në shkollë,pastaj kesh të Jeta për ti bërë detyrat e matematikes,të mbajme orë shtes-u pergjigja unë.

-Ahë te Jeta ,të kam thënë që nuk dua më ta takosh atë bushtër të mallkuar-bërtiste si e marrë Njerka Nurie

-Të thash pra orë shtes pata për teste...më kupton?

-Të kuptojë hahaha (qeshte si e marrë) humb ,largomu nga sytë ose të mbylla në dhomë.

-Të më mbyllësh në dhomë,vërtetë?-pyeta me habi…

-Largohu të thash pra-mi hapi sytë

-Unë u largova shkova në dhomën time lartë duke qare e qare… Ahë moj nënë e imja nënë pse më le? Pse?Hyri ajo në derë ,pse vazhdon të mendosh më për të,unë jam nëna jote,ajo ka vdekur tash është kalbur më,s`dua të dëgjojë më duke folur për të kuptovee?

-Vertete,ajo ka vdekur mirpo ne zemren time ende eshte gjalle,ajo ishete nena ime e vertete e jo ti…

-Çka qenka unë pra fol,fol oj bushtër e mallkuar fol?-bërtiste Njerka Nurie

-Ti nuk je asgjë më shumë veqse Njerke,njerka ime.

-Unë njerke a? Si po ke guxim moj e Çmendur,filloi të më godet më rrahu e më rrahu dhe më mbylli në dhomë.

-Ela e vogel qante briste:Nënë Çfarë ka Lisa? Dua ta shoh,ku është motra ime,pse e ke mbyllur?Dikur vonë mbas tri apo katër oresh më hapi derën dhe më urdhëroi ti bëj të gjitha punët e shtëpis,të gjitha dhe më tha se ky ishte denim i rëndë dhe se do të zgjaste me javë të tëra ,poashtu më tha:Te degjojë që vetëm një fjalë të vogël të nxjerresh nga goja me baban tënd do të vras kupton,do të vras…!

-Fillova duke i bërë punët,duke qar,lotët më rridhni faqeve të mia të njoma nga vapa atij muaji qershori të nxehët ,e une punoja punoja si ndonjë skllave në shtëpin time që tash isha bërë si e huaj.

-Erdhi mbremja u erresua çdo gjë e edhe sytë e mi poashtu mezi prisnin të mbylleshin e të pushonin pak nga kjo lodhje e mundimshem e sotme.

-Si kalove në shkollë?-pyeti Po …pooooo mirë,mirë-thash unë si në mendime

-Me dukesh pak e lodhur ,merzitur më trego moj bijë çke,të ka folur ndonjeri,tregoj babait ëëë?

-Jo,jo askush mirë jam ,veq se jam pak e lodhur për gjumë.

-Njerka ime vazhdo s`me la hapsirë për të folur më shumë

-E lodhur për gjumë ndoshta se sa për pune asgjë ske bërë sot,të gjitha vet i kam bërë jom lodhur si kurrë më parë…

-Asgjë nuk fola une,ajo mi hapi sytë si shenjë që të shkoja lartë në dhomë,dhe më buzëqeshi e tha:

-Do të shkosh të flesh pasi që më herët the jam e lodhur per gjumë ëëë?

-Mund të rrish ende e dashur,sa të duash ,s`na pengon asgjë.Jo ,jo !Po shkojë në gjumë ,ashtu keshtu më duhet nesër të jem në shkollë më herët se tjera ditë ,kam paraorë.

-Natën e mirë e dashur-tha Njerka

-Natën e mirë e përqafova babain dhe u ngjita lartë…

-U ngjita lartë,kokëulur e thyer në shpirtë ,kembët mezi më mbanin i ngjaja kësaj nate të errët pa hëne s`dija nga t`ia mbaja ,gjumi s`me zinte fare...

-Thash me vete:Kush është i keq nuk bëhet kurrë i mirë,vera mund të bëhet lehët uthull,por kurrë uthulla nuk mund të bëhet verë.

-Kapakët e syve të mi të përlotur kishin filluar të mbylleshin pak e nga pak veq kur e degjova një ze të butë:Hape derën motër jam unë Ela,s`më zë gjumi ,je zgjuar motër?
Menjëherë u ngrita hapa derën e futa brenda e e perqafova fortë e fortë ...ahë motra ime ,vetem ti më ke mbetur në jetën time,vetem ti…!

-E futa brenda në shtratin tim duke e përkedhelur,përqafuar.

-A më don motër? –pyeti Ela

-Po të dua shumë,më shumë se çdo gjë tjetër në botë ti je engjulli im mbrojtës dhe e përqafova fortë e lotët më rridhnin pa të ndalur.

-Me trego një përrallë,motër?

-Mire do ta tregoj: Na ishte një herë…
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Wed Jan 30, 2013 5:09 am

Akrepat e orës kishin shënuar 06:00 më doli gjumi sikur të më kishte thirrur dikush,e pashë Elen pranë meje më kishte kapur për çafe sikur s`donte të më lëshonte kurrë haha qesha më të , ja përkedhela flokët dhe e mbulova mirë me jargan e unë fillova të pregaditem për në shkollë ,babai ishte i zgjuar poshtë në kuzhinë e po pinte kafe.

-Mirmëngjesi Baba i dashur-thash unë duke qeshur

-Mirmëngjesi o bija ime qenke zgjuar,psë kaq herët?-pyeti babai

-Të tregova mbrëme ,kam paraorë sot.Ngrëna ca biskota me Çokollate,një gotë qumsht dhe u nisa.

-Ditën e mirë Babi

-Ditën e mirë moj bijë e ditë e mbarë.Pasi bëra ca hapa babai me një zë të mprehur më thirri:Lisa ,eja moj bijë këtu vetem ca minuta,dua vetem të pyes diçka ,shkurtë.Ma mori mendja se çka dhe si ti iki kësaj bisede thash:Por baba,ora po bëhet vonë…

-Eja ,eja këtu vetem ca çaste

-Urdhero babi-pyeta unë me frikee

-Dëgjome moj bijë,edi e ndjej thellë diku në zemer se të mundon diçka,jam munduar ta kuptojë vet pa të pyetur fare,mirepo ja s`ja arrita qëllimit të mësojë gjë,të lutem më trego çke,ç`të mundon hë ma thuaj?

-Unë si e trembur e humbur nga frika se mos babai po kupton gjë atëherë do të bëhej nami ,e kujtojë vetëm fytyrën e Nënës Nurie-ahë më kaploi një rrënqethje e nxehët tërë trupit jo ,jo s`kam guxim të flas`mundem edhe pse dua dua të tregoj o baba ,e di se ti se meriton këtë të të gënjejë se asgjë s`kam por nuk mundem.

-Mu silleshin ndermendë fjalët e saja:Të dëgjojë që vetëm një fjalë të vogël ke nxjerre nga goja me babane tënd do të vrasë,kupton të vrasëBabai kishte vërejtur këtë heshtje tek unë ,më tha:Çke moj bijë,ç`je humbur kështu fol pra tregom ç`ke ,ç`të mundon aide fol pra se më plase moj bijë,fol?

-Unë si e trembur vazhdova:Asgjë baba,asgjë sinqerisht asgjë s`më mundon,askush s`më merzitë as Nëna Nurie ,e edhe Elen e dua shumë,por ja që ajo që më mungon është Nëna e ndjera ime Nëne e vërtetë,vitete po kalojnë koha po ikën e gjëja më e shtrenjët ,vetëm një gjë në botë është më e bukur dhe më e mirë se gjithçka :NËNA e mua ore Baba sikur e gjithë bota të bëhej e imja ,s`do të më duhet jo asgjë ,kur të mungon Nëna ,je si një zog pa krahë në shtegëtimet e jetës.

-E ndjeva se babai u prek ,u merzite aq shumë ,pa prit pak u qua në këmbë erdhi pranë meje më morri në përqafim ,dy pika lot I rrodhen nga qepallët e mëdha që tash I kishin mbuluar rrudhat të imta të pleqëris,dhe më tha me zë të dridhur:Jo vetëm ty ,por edhe mua më mungon shumë,shumë…!…* * *







-Sekreti i jetës së njeriut nuk qëndron vetëm në të jetuarit por edhe që të dishe PSE JETON ?

-Ashtu është unë këtë të parën e bëj ashtu sikurse edhe ju të gjithë të tjerët JETOJ,por kur bëhet fjalë për këtë të dytën PSE JETOJ?Të them të drejtën po flasë për vetën time ,nuk e di pse po jetojë,ndoshta te tjerët kan motive të jetojnë,por unë s`kam,hë më thuani për kë të jetojë?

-Nëna –ahë nëna ime e dashur,ajo s`jeton më ,babai është humbur i tëri mbas punës,Njerkës Nurie s`është si më parë jo,jo eeee e vetmja që më mban shpresë për jetë është Ela e vogël ,ahë është krijesë e paparë ,engjull.Ndoshta është ende vetëm një femijë ,por të jeni të bindur se din më shumë se një i rritur.

-Fjalët ngushlluese jan ilaq për një shpirtë që vuan ngushllimi i vetëm për mua është Ela e vogël ,e bukur! Edhe pse nuk din të flasë ende aq mirë,flet një gjuhë fëmijesh akoma,por siq duhet gjuha është veshja e mendimit.

-Jemi në muajin qershor tani,por çudi shirat s`kan të ndalur,një shi i furishëm që duket se s`do të pushoj kurrë, ëshë muaji i fundit i këti viti shkollorë duhet edhe pak të ushtrojë në matematikë pasiçë aty e kam të vetmën katër e që të kem një sukses shembullor ashtu siç dua.Sot e premte ishte 30 qershori po mbaron edhe ky vitë shkollorë fillore pasiçë vitin e ardhshëm do të jem në fillim të shkollës së mesme ,vit i ri ,nisme e re ,shokë e shoqë të reja,një nismë e re pra drejt ardhmeris sime.

-Të fitosh njohuri është punë e dobishme për mendjën e njeriut ,sepse vetvetiu largohen gjërat e padobishme dhe mbetën të mirat.Dihet se asgjë nuk mund ta mos e duam ose ta urrejme po nuk e ditëm më parë se ç`është.

-Nuk ka thesarë më të çmuar se dituria e edhe unë mendojë ashtu nuk ka dhe nuk do të ketë thesar më të madhë se një mendje e ndritur.

-Sonte të gjithë ndejtëm më gjatë se herave të tjera zgjuar,jo nga që ishte ditë pushimi e nesermja ,pra e dielja mirepo festuam suksesin e shkelqyer te treguar gjatë ketyre nëndë viteve të shkolles fillore .Biseduam gjatë e gjatë me babain për të ardhmen se si tu ndimosh të tjerëve të kesh guxim,vullnet për gjithçka etje.Ke vendosur Lisa ç’do të regjistrosh? –pyeti Babai

-Po mendoje dhe të them të drjten kam vendosur mjeksinë ,të bëhem një mjeke tu ndihmojë të gjithëve që kan nevoj.

-Ahë mjaftë mirë ke vendosur vetëm suksese bija ime- ma ktheu Babai

-Faliminderit Baba-thash unë

-Te kujtohet se gjithmonë edhe kur ke qenë e vogël ja mu si sot ke qenë kështu guximtare e dashur ,femijë i lazdruar ke pasur gjithmonë dëshirë tu ndihmosh të tjerëve ,lozje me kukullat tua ,kur ato semureshin u jepje barna,ineksione u jepje ndihmë sikurse mjeke e që atëherë e dija se do të vie një ditë kur do të më thuash:Baba du ate behem mjeke, dhe ja erdhi dita …!

-Po erdhi Baba,erdhi vetem edhe pak kohë,edhe pak.Bija ime mjeke ,mjeke më perqafoi fortë aq fortë e perqafimi i tille më solli ndërmend Nënën ahë sikur nëna të ishte gjallë ,a thua si do të ndjehej në këto momente,ahë moj nëne sa shumë më mungon,sa shumë…!

-Sot më zgjuan nga gjumi thirrjet e shoqe sime të dashur Jeta,u zgjova si e trembure tash me vete : a thua ç`ndodhi?

-Zgjohu moj më ,eja tek unë shpejtë ,bëhu gati don të të takojë dikush shpejtë,shpejtë-tha shpejtë e mezi merrte frymë

-Ngadalë vetëm pak,qetesohu pse te vie tek ti,kush don të më takojë ëëë kush,pse ? –pyeta unë

-Beni është ,quhet Beni është në vitin e dytë në mjeksi,shumë djalë i mirë,i bukur ,sjellshëm deshiron të takon ty gjithqysh të lutem …eja.Po ku të vie ,ku ta takoje,pse E njeh ti apo?

-Po po e njoh ai është kushëriri im i afërt,por jeton në qytet,të kishte parë disa herë ,të kish percjellë e edhe në fotot e mia të ka parë dhe thjeshtë i ke pëlqyer shumë,don të flasë me ty…. Te lutem eja.

-Por ku është ai tani? – pyeta unë

-Të unë moj Lisa , të unë është duke pritur që heret …eja te lutem ,më ka thënë të mos kthehem pa ty.

-Në rregull po vie,mirpo vetëm të flasë,asgjë më shumë,në rregull?

-Po po në rregull vetëm se veshu mirë,rregullohu pak ,zbukurohu.

-Ik moj çfarë të veshuri,rregulluari unë,ik…

-Hahaha-qeshte JetaMë pritë poshtë ,gjersa të vishem-thash unë





-Vesha një fustanë të kuqë me ca lule aty-ketu të bardha ,sandale të bardha ,kreha feloket dhe i lash të leshuara ,vura pak grim vura shumë pak sa mezi vërehej dhe dola jashtë ,që nga largë Jeta më buzëqeshi tha:

-Haha ngjyrë të kuqë,ngjyrë dashurie Haha-qeshte si e marrë

-Ç`je duke folur moj,as që më ka ren ndër mend tek dashuria ,më erdhi papritpas ashtu më pëlqeu dhe e vesha,kuptove?Po,po ashtu është ,pse s`të është kujtuar më parë ta vishje?- tha Jeta

-Me të vertetë s`më është kujtuar-thash unë me mjafte bindje

-Sa çudi,haha-qeshte Jeta

-Erdhëm,erdhëm dëgjohej zeri i Jetes nga oborri i gjerë i shtëpis së saj.Jeta hyri e para ,unë ndalova të dera duke I zbathur sandalet.

-Dhe ja tamam bëra hapin e parë,ngrita kokën lartë dhe ja:Një fytyrë e bukur,vetulla të zeza e të ngritura në ballin e ndritur ,sytë të mëdhenjë ngjyrë kafe më shikonin me habi ,buzet sikur i digjeshin zjarr e sikur donin të thonin atë çka e digjte brenda ,e dora e tij e butë papritur kapi dorën time të njomë e shtrengoi fortë e me tha ngadalë:Eja Brenda ,mos u frikëso,të lutem.

-Unë mbeta e shtanguar ,sytë më lotonin,ndjeja një të rrenqethur trupit,dridhesha e tëra,sdi si ta them një gëzim të madhë e ndjeja në shpirt…sa çudi!Hyrëm brenda u ulëm së bashku dhe heshtje ,nuk flisnim asgjë ,por shikimet flisnin,s`kishin të ndalur.Jeta në anën tjeter të kuzhinës bënte kafet fliste fliste tregonte diçka por siç duket ne të dy nuk e degjonim.Me shikonte në sy,me ata sytë e mëdhenjë e të bukur që të shponin si shigjet,mu në zemer.

-Një herë deshta të flasë ,të bërtas me zë të madhë e ti them:Kush je ti,ç`don nga unë,pse valle ndjehem keshtu ?Pse hyre në jeten time,pse …pse?

-Mirpo s`pata fuçi,guxim të flasë ,zëri s`më bënte të nxjerrë asnjë fjalë nga goja.Prisja qe ai të fillonte i pari dhe ashtu vërtetë ndodhi.Unë jam Beni ,njëzet vjeqar,jam në vitin e dytë në mjeksi,jam kusheriri i afërt i Jetës-ndoshta të ka treguar edhe vet ajo.

-Pooo-thash me habiTë kam parë disa herë duke shkuar duke u kthyer nga shkolla ,madje të kam parë edhe në disa foto të Jetës më ke pëlqyer shumë ,kam deshirë të njoftojë,të di diçka më shumë për ty.Mu afrua më afër, mua këmbët s`më mbanin ,i gjithë trupi më dridhej,oh Zot-thash me vete s`dua të me afrohet më shumë,s`mundem të durojë këtë,s`dua ,s`mundem.

-Më kapi dorën,Te dua ty ,kuptom jam dashuruar në ty besomë!

-Largova doren e tij nga imja,s`mundem me fal por s`mundem,s`te njoh s`du ate të dua ,s`dua s`mundem…Ika përplasa derën dhe ika.

-Hapat e mi të shpejtë më dërguan në një rrugë të panjohur,vetëm doja të ikja në një vend ku askënd s`shoh,s`njoh askënd doja thjesht të ecja e të ecja…e zëri i tij ende më vinte nga pas:Prit,prit të lutem ndalo…!

-Unë nuk mundem të dashurohem,s`kam kohe për dashuri ,s`dua s`mundem,pse …pse!Kush është ai djale,pse të dashurohet në mua,psee? Oh zot lerme të marr një vendim të duhur ,s`dua të lëndohem.





-Çdo gjë,çdo dukuri që ndodhë në jetë ka arsye,motiv edhe pse ndoshta atë arsye se njohim nuk e dim ne ,mirpo ka një qëllim të caktuar.Ndoshta është një arsye shkaku që ai njeri të futet në jetën time,çdo gjë ka vendin dhe çdo gjë në jetë vie me kohen e vet .Unë nuk kam kohë të dashurohem,të njoftojë dikë , të dashurohem në dikë,nuk dua!

-Dashuria është gjeja më e shtrenjët në jetë,ajo sundon gjithçka e edhe vet në i nenshtrohemi dashurisë.Dashnorët nuk shohin në botë veq vetën e tyre ,por harron se bota i sheh.Edhe unë harrova sot të shoh vetën ,harrova se kam një botë që më shikon mbrapa harrova gjithçka a thua valle është kjo dashuri ,një simpati e re apo fillimi i një dashurie të re? Sa çudi vie dhe është si ethet lind dhe shuhet pa nderhyrjen më të vogel të vullnetit.

-Jeta nganjëherë është e bukur e nganjëherë jo.Është e bukur nëse merr atë çfarë kerkon ,çfarë dëshiron ,mirpo nese don ti kesh ato që i deshiron atëherë kerkoje tek brendsia jote ,çfarë do që të dusha do ta gjesh tek vetja jote,beso dhe besimi yt do të ndihmojë të marrësh atë çfarë don ,të gjesh rrugen e drejtë të cilën të gjithe e kerkojnë ,por pak e marrin.Atë që mbjell dhe do ta korresh ,atë që e krijon një ditë do ta perfundosh,do ta marresh patjeter.Truri është si toka atë çfarë e mbjell aty punohet dhe po aty realizohet (piqet dhe korret), mendimet e mira i pranon dhe i realizon shpejtë pa asnjë mëdyshje.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Anakonda Wed Jan 30, 2013 5:14 am

Ditët ecnin e s`kishin të ndalur ,e unë çdo ditë e më shumë ndjeja mallë për Benin doja ta takoja ,doja të bisedoja me të ,ta shihja aq shumë doja…E kuptoj tani fare mirë çfarë do të thotë:DASHURI jam dashuruar në të o Zot a thua pse po më ndodhë kjo mua? Sa çudi truri kërkon por zemra zgjedh.

-Akrepat e orës shënuan 14:00 të mesdites ,gjeta një arsye të shkoje tek Jeta ,u nisa më ngurrim hapat e mi të shpejtë më dërguan drejtë e në oborrin e Jetës.

-Jeta…-thirra unë
Po Lisa,eja eja mirë se erdhe më perqafoi fortë uff sa më ka marr malli për ty të të shoh,eja futu brenda.Hyrem brenda në dhomën e saj u ula aty tek një qoshe tek dritarja po mendoja e thashe me vete:Eh moj Jeta,shoqja ime deri dje nuk e doja Jetën ,nuk më vinte interesant asgjë,nuk ecnin ditët ,vetem jetoja sa të mos vdes, ndersa tani është më ndryshe e dua aq shumë jetën ,aq shumë do thoja me shumë se kurrë …e lotët më rrëshqisnin ngadalë e ngadalë,Jeta vetem më shikonte e si per çudi nuk bënte zë e dikur vonë duke më qeshur më tha:Të pëlqen Beni a po?

- Të pëlqen Beni a po?-Unë si e menduar i thash poooo…!

-Të kuptojë e dashura Lisa e di të besojë edhe ti ndihesh njesojë si Beni ,jeni të dashuruar në njëri-tjetrin.

-Çfarë mendon të bësh tani? –pyeti Jeta me nxitim

-Nuk e di,mendoj ta largoj nga mendja besom dua të mendojë vetëm për shkollë ,familje ,por zemra ime e kërkon Benin ,besom Jeta nuk di çfarë të bëjë ? o Zot më lejo të marr një vendim të duhur që neser mos të pendohem!

-I thua nesër Benit të vie tek ti, i thua se dua ta takojë ,kam shumë gjëra për të folur me të ,në ora 08:00 do të jem tek ti më herët më mirë pasiçë në mesdite nuk mundem ta takojë,Njerka Nurie do të shkojë tek familja e sajë e unë duhet të kujdesem për shtëpi ,në rregull e dashur ? –pyeta Jetën

-Po në rregull- u pergjegj Jeta ndersa unë ika për në shtepi…* * *

-Nganjëherë jeta nuk na shkonë ashtu siç në e planifikojmë,siç mendojmë të është e drejtë të shkojë,thotë një thenje e vjeter”Truri kerkon,por zemra zgjedh”e vërtetë kjo truri kerkon ,bën plane mirpo ajo që vendos,ajo që i vë pikë çdo gjëje ,nese don një rrugë të drejtë atëherë degjo rrugën e zemrës tënde.Po dua edhe unë do ta ndjekë rrugën e zemrës, është ajo çfarë po kerkon zemra ime ,truri diçka tjetër,dy rrugë të ndryshme njëra në një anë tjetra në anën tjetër ,njëra kerkon tjetra deshiron ,njëra fiton tjetra humb,njëra të shtyn me fytyrë përpara e tjetra mbrapa ,dy rrugë që të bëjne të mendosh :Çfarë,si dhe a të veprojmë apo jo?!A thua si do të shkojë neser? …Do të takohem me Benin ,çfarë do të ndodhë?

Mendimet e shumta më kishin kapluar sonte,gjumi s`më zinte ,ora kishte kaluar diku 02:30 e mengjesit ,sytë më ishin lodhur por siç duket s`pushonin duke shikuar lart e poshte,zemra me rrihte aq shpejtë si tik-taku i orës.A thua kur të kupton familja ime,Babai,Njerka Nurie,si do të reagojnë,çfarë do të më thonë:

-Vetëm po i kujtojë fjalët e saja (Njerkes Nurie):Ju thosha se kjo vajzë nuk e ka syrin e mesimit ,as të shkollës ,apo e shihni a po më dalin fjalët e mia , Jeta të njoftoi me të a po?-të thosha unë se ajo shoqe është një * e fëlliqur …në ato caste u zgjova nga këto mendime e më doli një e qeshur Hahaha,nuk e di nga më erdhi prap hahaha, me shpresë që neser të jetë një ditë e bukur dhe me fat i mbylla syt për të pritur neser një mëngjes të ndritur.

-Ende pa kenduar gjeli i parë i mëngjesit më doli gjumi ,gjumi nga meraku thonë se del shpejtë sikur të ishte i kurdisur dhe ashtu është.Në ora 08:00 më duhet të jem tek Jeta më duhet të dal sa më shpejtë,Nëna Nurie nuk duhet të më shoh,po shpejtojë.Shikova të gjitha fustanet ,zgjedha një të kuq,atë që e pata të veshur për herë të parë kur takova Benin,ky fustan duket se do të mbetet një kujtim i bukur,simbolizon një rëndsi të veqant të jetes time…Po e veshi edhe sot ndoshta më sjell fat të mirë ashtu siç edhe dua ,flokët e zeza dhe të gjata i lëshova përgjat ,bëra pak grim pak buzëkuq në buzë,një shkëlqim syve ,kepucët e kuqe me take të vogla të cilat më bënin të duke më e gjatë se që dukem më jepnin një pamje më të bukur e më tërheqëse.Zot më ndihmo-thash me vete ,hapa deren e dhomes ngadale pa be zhurmë e qetë dhe me një fytyrë të gezuar,edhe pse kokerdhoku i syve të mi ishte i hapur aq shumë dhe më jepte një pamje interesante e të çuditshme.Hapat e mi shkonin te poshte shkalleve të shtëpis ngadalë ,hapa deren e hymjes dhe dola jashtë,u çlirova uff me në fund dola ,fillova të vrapojë shpejtë shpejtë e duke qeshur ,syteë e mi shkëlqenin sikur rrezja e parë e diellit herët në agim ,bota më dukej e imja,zemra më rrahte shumë aq shumë .Oh njerëz o botë më shiko sa shumë kam ndryshuar,aq shumë e dua jetën tash ,më shumë se kurrë,më duket se vetëm tash po jetojë,vetem tash po e ndjejë zemrën time që rrah aq shpejtë aq fuqishëm”Njeriu jeton vetem atehere kur dashuron” – e vërtetë kjo po ndodhë edhe me mua po jetojë vetëm tash,po jetojë pse po dashurojë një përgjigjje e shkurter pa asnje dyshim.

-Ja mbërrita ,jam pran dyerve të shtëpise së Jetës,trupi im dridhej,më erdhi një forcë dhe hapa derën hyra mbrenda pa trokitur ,u futa në dhomën e Jetes dhe ja befasia ajo që e prisja aq gjatë,hapa derën dhe drejtë e tek Beni ,mbeta u hutova,kembet s`më mbanin mbylla derën edhe prisja në këmbë kokëulur.

-Jeta shkoi poshtë për ti bërë kafet-tha dikur Ahë ma morri mendja-thash ngadalë unë

-Një kohë të gjatë mbetëm të heshtur,vetëm heshtja na shoqëronte,shikimet i ndihmonin shpesh herë,sytë na flisnin gjuhën e Dashurisë,e ndjejë këtëe tek sytë ajo fletë tek sytë, është gjuha e saj.

-Nëse nuk të vjen keq ulu ,mos rri në këmbë-prap foli Beni

-Si e habitur ia ktheva…Pooo-faliminderit ,tash po ulem

-U ula perball ti me një kolltuk tjetër pran kolltukut te tij ku ishte i ulur ai dhe bëja sikur shikoja një libër që e kishte filluar ta lexonte Jeta ,i kaloja faqet me ngadalë sikur më intersonte (kinse),e në të vërtetë nuk isha në dijeni se çfarë përmbante ,as titullin, as autorin nuk ja dija …!Libri PSE- Stereo Spase a po? –tha Beni

-Po,po shikova me të shpejtë ballinën e librit dhe tash me më një siguri thashë:Po po Stereo Spase libri PSE,dhe e shikova në sy duke i buzëqeshur.

-Në ato çaste u hap dera dhe ja hyri Jeta mezi e hapi derën ngadalë me një dorë,kurse me tjetrën dorë mbante një tabak të mbushur me kafe dhe llokume.

-Te ndihmojë-i thash Jetes

-Po,po te lutem mbaje tabakun ,une ta mbylli derën ,unë mbeta me tabak në dorë ,Jeta u ul pranë Benit ,une mbeta syhapur duke shikuar ,më dukej vetja sikur një nuse e re që mysafireve iu rri në kembe me tabak në dorë, ato mendime mi nderpreu te qeshurat e Jetes:Hajde moj nuse hajde ,qitna kafe me kajmake e të qeshurat e saja s`kishin të ndalur Hahaha,une bera dy hapa u ofrova tavolines dhe i ofrova kafet ngadalë dhe pse fare mirë vereheshin të dridhurat e duarve të mia,por prap u mundohesha të mbaja qëndrimin tim ,leshova tabakun aty tek një qoshe e tavolines dhe u ula pran Jetës dhe Benit e me një zë gjysmë të shterrur thash:

- Ju bëftë mirë

-Faliminderit edhe ty gjithashtu –ma kthyen që të dy menjëherë

-Filluam të pimë kafet pa be zë ,vetem heshtja ishte prezente ,sikurse askush nuk dinte çfarë të bisedonte ,fjalët kishin humbur e ishin zevendesuar me mendim e mendime.

-Të faliminderit Jetë për kafe-tha Beni sikur e theu pak atë heshtje

-Të beftë mirë morri filgjanin e Benit e edhe unë zgjata doren lash filgjanin tim dhe ju falenderova:Te faliminderit Jetë për kafe

-Te beftë mirë moj e dashur-ma ktheu Jeta

-U mbyll dera,shkoi Jeta mbetëm vetëm unë edhe Beni ,një moment i shumë pritur ,i ëndërruar qe sa kohë ,uff me zinte toka ,faqet e mia ishin skuqur ishin ber prush nga turpi kurse sytë me shkëlqenin nga gëzimi.

-Me tregoi Jeta ,me ke thirrur të më tregosh diçka apo jo? –pyeti Beni

-Poo ashtu mezi fola pooo…Per nje moment pash duart e tij mbi duart e mia ,mbeta e heshtur s`merrja frymë dot…ufff ç`më gjeti mua-thash me vete

-E di e di që ke frike,mirpo nganjëherë njeriu nga frika se mos gabon ,bën gabime tjera,gabime më të medha.Une të njoh fare mirë edhe e kuptoj mjaftë mirë frikën tënde,të njoh familjen e edhe e di qe je rritur si një zog i vrarë pa nëne,më shiko në sy ,beson ti se unë do të isha në gjendje të të lendoja një vajzë si ti? –pyeti Beni.Syte e mi shihnin sytë e tij të bukur …ohh sa të bukur ,sy të tillë nuk kam parë asnjherë në jetën time.Dikur vonë thash:

-Babai im ,njerka ime nuk do të pranonin kurrë ty ,kam shkollën e mesem që ende se kam filluar e shumë shumë gjëra tjera…!

-E di e di të kuptojë shumë mirë,mirpo ndoshta do të pranonin unë do të vie të flas me ta ,as shkollën nuk do ta nderpres ,do të shkollohemi së bashku ,më beso nuk do të zgjënjejë kurrë.

-Dora e tij kapi dorën time të bardhë si qumshti dhe u përqafuam që të dy me një buzëqeshje në fytyrë ,do të jemi së bashku përgjithmonë të premtoj –tha Beni

-Po,po do të jemi së bashku të premtoj-thash unë

-Besa ,ma jep besën dhe zgjati dorën Besa-Bese more Beni se do të jem e jotja përgjithmonë askush dhe asgjë nuk do të na ndajë.Të përqafuar dhe të gëzuar pa mas, nuk e kishm vërejtur fare Jetën e cila ishtë future në dhomë dhe po na shikonte e humbur në mendime e ku ta di unë,ndoshta po mendonte se sa të lumtur jemi,ndoshta mendon dhe thotë me vete:Kur do të më vie edhe mua kjo ditë.

-Ahë sa të lumtur që jeni-tha dikur vonë Jeta

-Po ,po shumë të lumtur jemi ,ndjehem femra më e lumtur në botë duke qeshtu me të madhe hahaha

-Mos qesh mori lazdrajka ime,se vetëm ti nuk je e lumtur ,unë jam më i lumtur se ti dhe më shtrongoi dorën edhe me fortë.

-Do të flasesh me familjen,babain,njerken e Lises,çfare ken në plan Beni? –pyeti Jeta

-Po,po do të flasë,mbasi edhe njerka e saj nuk qenka në shtëpi ,do të shkojë që tash menjëherë do të nisemi së bashku tani ,dua të di sa më parë mendimin e babait të saj.Kam frikë Beni-thash unë

-Nuk ke përse të frikesohesh,nuk do të lë vetëm së bashku do të shkojmë të flasin.U ngritem së bashku dorë për dore të kapur e të lumtur ,u pershendetem me Jetën e dashur edhe pse edhe ajo insistonte qe të vinte,mirpo pasi nuk donim të dal ndonjë problem me të shkaku ynë nuk erdhi.

-Kishim bërë një cop rrugë e rruga sa çudi sot më dukej më e shkurtër se më parë,ecja si një flutur që fluturon në qiellin e lirë,dora ime shtrëngonte dorën e tij nganjëherë,sytë na shkëlqenin në diell ,zogjët cicëronin ciu-ciu sikur edhe ata na kishin xili lumturinë ton€ ,dielli na shoqëronte çdo hap ,kënaqsia nuk na mungonte vetem ecnim e ecnim pa i verejtur kalimtarët që na shikonin me habi e kurreshtje por ne nuk merziteshim fare vetem vazhdonim rrugen …!Mendonim se bota është e jona ,se asgjeë s`ka për të na ndaluar ,nganjherë edhe ndalesha sikur doja ti thoja:O Beni kam frikë se babai nuk do të lejojë të jemi bashkë ,frikësohem…por zemra ime se pranonte këtë dhe vazhdoja pa u ber fare merak se çdo të ndodhte më pas…!Herë-herë Beni mi perkedhelte flokët ,më perçafonte më thoshte:E bukura ime… e unë qeshja qeshja hahaha dhe ja shtrëngoja dorën,ja shupurishja flokët e tij të zeza që i jepnin një pamje interesante e të çuditshme që vërtetë të benin të qeshësh.

-Mori ti mos mi prish flokët,don që babai yt të tallet me mua ëëë?-pyeste Beni

-Hahaha –unë qeshja jo,jo prap filloja ja rregulloja flokët e tij,tash je i gatshem të luftosh me baban tim.

-Po,po i gatshëm të luftoj për ty Lisa…shpresojë të fitosh ti ,të fitoje unë,të fitojmë të dy…

-Shpresojmë,dhashtë Zoti të bëhet Gjendem karshi shtëpis time,të them të drejten dhjete hapa na ndajnë nga shtëpia ashtu disi zemra tash më rrah më shpejtë ,u shqetësova edhe më shumë kur pash Njerkën Nurie aty duke fshirë oborrin jashtë.Sa çudi,pse nuk paska shkuar tek familja e saj mori kjo? –pyeta une e habitur ,mbeta gojëhapur!

-Çfarë? –pyeti Beni

-Njerka Nurie në shtëpi qenka ,nuk guxojmë të hymë brenda,të kthehemi Beni kam frikë ,nuk dua të na shoh-thash unë

-Jo,jo nuk dua të kthehemi do të himë e do të futemi së bashku brenda kështu dorë për dore ,as syrin nuk do ta trembim,në dorë të Zotit jemi,në rregull je e gatshme? –pyeti Beni

-Po,po –thash me vendosje

-Ashtu pra ,do të nisemi ngadalë ,oh Zot më ndihmo ,këmbët mu dridheshin …ç`kam një frikë të madhe uff më ndihmo o Zot.U hap dera e shtëpis time bëm hapin e parë dhe u futem brenda në oborr,ngadalë ecnim që të dy dhe për një momentë Njerka Nurie në der të hymjes,-Hahaha çfarëe befasie e këndshme –qeshte me zërin e saj të shtirur

-Ku është babai-pyeta unë

-Cili baba,në këtë mënyrë hyn brenda me një njeri të huaj për dore dhe pyet për baban tënd turp, turp për ty.

-Të thash ku është babai im,dhe u ktheva ka Beni ,eja Beni hymë së bashku brenda me siguri babai është në kuzhinë duke ngrën mëngjes,eja të shkojmë Beni? – i thash Beni.

-Ku do të hysh moj e zezë,brenda me një të huaj në shtëpin time jo,jo nuk mundesh.

-Nuk është shtëpia jote por e babait tim,babai im e ndertoi me duart e tij e jo ti-thash E imja është e imja dhe sa të jem unë gjalle unë do të sundojë këtu ,fjala ime do te zë vend këtu dhe më degjoni ju që të dy:Nuk do të jeni bashkë kurrë kurrë,nuk do t`iu lejojë kurrë dëgjoni kurrë.E qeshura e saj më gërryen trurin uff sa e urrejë me shpirt.

-Babi ,babi mund të dalesh jashtë vetem pak,babi te lutem vetem pak…? –bertitja unë,dikur si vonë u degjua zeri i babait:Po po prit tash vetëm ta perfundojë bukën menjëherë e dashur tash vie- tha babai

-Sigurisht ajo jote shoqe e dashura Jeta të njoftoi me këtë bastard apo jo? – vazhdonte të folte Nëna Njerke me të madhe

-Oh Zot më vinte keq nga Beni ,më zinte toka çfarë fjalë të rënda thoshte,por asgjë as unë as Beni nuk flisnim vetëm e dëgjonim ajo vazhdonte të fliste si një budallqe pa e dëgjuar askush.Koka ime vlonte nga mendimet e shumta andej këndej,a thua si do të më pres babai,çfare do te me thote?Në ato mendime dëgjova zërin e babait që po zbriste nga shkallët :erdha,erdha moj bijë-dëgjohej zëri i tij duke u afruar.
Ngrita kokën lartë dhe mbetëm sy me sy duke shikuar njëri-tjetrin,babait iu mbushën sytë me lot,njeë hije e zezë i kishte mbuluar fytyrën e tij dhe si i keputur hapi gojëen tha:Ejani brenda,hyni brenda…-tha si i menduar.Shikova Benin në sy dhe i thash eja Beni hyrëm së bashku në shtëpin time e cila sa çudi dukej më ndryshe ,më e qetë,zymtë se herav tjera jo si zakonisht.

-Uluni,uluni-tha babai

-Sa për fillim po njoftohemi –ja preu Beni menjëherë.Unë jam Beni nga Qyteti i Madhe ,jam në vitin e fundit në mjeksi,Lisen e kam njoftuar qe dy muaj ,jam i dashuruar në të dhe kam ardhur të kerkojë dorën e sajë.

-Mirë se erdhe o djale i ri,Lisa është e re e njeh ndoshta mirë nuk kam nevoje të flase për të ,veprat flasin më mirë,mirpo Lisa ka një shkollë të cilen ende se ka filluar ,shkollën e mesem në të cilen është pranuar ka mesime,shkollën gëzohem për ty qe e ke zgjedhur vajzën time nga familja ime,më ke bër mall për mik por…

Njerka Nurie u dëgjua në ato çaste unë po them JO ne jemi fshatar kemi deshire që edhe vajzen ta japim në fshat ,jo tek Qyteti I Madhë largë familjes …jo ,jo kurrë!Ahë më vloi gjaku të ngrihem në këmbë e ti them se ti s`më don ,s`të intersojë ty,ti e bënë këtë që unë të mos jem e lumturë por prap u mbajta s`bëra zë.

-Nurie unë jam duke folur të lutem- tha Babai

-Kam degjuar se jeni të varfër edhe pse jetoni në qytetë,nuk keni pasuri ka kohe që unë kam dëgjuar për ju dy-tha Njerka Nurie.Mbetëm me Benin të shtanguar duke shikuar njëri-tjetrin gojëhapur.

-Unë e dua,nuk është me rendsi pasuria unë e dua dhe e pranojë me të gjitha-thash me zë të dridhur e lotet më rridhnin faqeve rrotullimthi.Babai uli kokën poshtë ,s`bënte zë.Dikur mbas një qetësi të bujshme ,dikur vonë babai ngrit kokën dhe si i mendueshem tha:Nuk mund të them asgjë sot,mjaft degjova do të mendohem,nuk kam vajze për të humbur ,do të mendohem dhe do të tregojë dhe doli jashtë.Pas tij u qua edhe Njerka Nurie ,mbetem vetëm unë dhe Beni kokëulur dhe në heshtje pas pak u qua edhe Beni pa asnjë fjalë dhe iku u largu nga shtëpia ime.U ngrita edhe unë ngadalë si nepër mjeglla kaloja,hyra në dhomën time e shkova drejtë e tek fotografia e nënës sime së ndjerë fillova të qaj e të qaj edhe pse ajo s`më degjonte kishte kohë e kohë që s`më degjonte ,s`më shihte…ahë jam mërzitur e mërzitur aq shumë sa s`thuhet me fjalë.Më kishte zënë gjumi ,lotët më ishin thare faqeve të mia që i ngjanin një pusi të kulluar nga shiu e fotografia e nënës time sikur s`donte të më lente vetëm në atë gjendje që isha…!







* * *

-Nuk e kuptojë kurrë këtë:Pse njerzit-njerzit të mos i lënë tek lumturia ,pse të shkatrrojnë një dashuri ,ti ndash dy të dashuruar është sikurse të prishesh një xhami(një shtëpi të Zotit).Te ndalemi pak tek Njerka Nurie nuk don të më jap në Qytetë të madhë ngse ne jemi fshatar ,o Zot sa interesante ,çfarë budallallëku…Tak-tak-tak u degjuan të trokiturat e derës ,hape derën jam unë Ela,a je zgjuar nga gjumi? –pershpëertit Ela

-Po,po zemër tash po vie –hapa derën dhe ë morra në përqafim u ulem së bashku.Degjova për Benin moj Lisa i kam degjuar të gjitha ,dua t`iu ndihmojë,dua t`iu bashkoj…!-thoshte Ela e vogël e cila fliste në atë gjuhë që të bënte të ndiesh fëmije sikurse ajo.

-Eh moj motra ime e vogël faliminderit për të gjitha sikur të ishte aq lehtë kjo punë apo sikur të ishte në duart tua do të rregullohej shumë shpejtë.

-Babai po të thërret-se për këtë erdha për të treguar gati sa nuk harrova eja ,eja shpejtë.

-Po,po tash po vie shko ti tash unë po vie .Ela shkoi poshtë mbeta vetëm duke biseduar me veten time:a thua çfare i kan then babait?,pse po me therret?...oh Zot më ndihmo të lutem në dorën tënde jam ,e mbeshtetur vetëm tek ti jam më ndihmo.Mblodha vetën dhe me një forcë u nisa shkalleve te poshte pëer te babai.Eja ,eja bije-tha babai kokëulur.

-U ula pran tij ,po urdhero babi?

-Beni më pelqeu , është djalë i mirë,i sjellshëm e edhe qe të dashuron të besojë e edhe pse është i qytetit nuk do të më pengonte me rëndsi është që të dy të duheni edhe pse nganjherë nuk mjafton vetëm të duash apo vetm të të duam .Jeta është e gjatë moj bijë ,mos mendo se nese ndodhë diçka mirë apo diçka e keqe do të marrë aty fund jeta apo do të perfundojë aty jo,jo moj bijë jeta është e gjatë,ajo vazhdone edhe nese ne nuk duam të vazhdoje,koha është ajo e cila i merr me vete të gjitha kujtimet e në fund mendon se gjithçka është veq një ënderr ,një ënderr qe me një të thirrur “Zgjohu” –të del gjumi e qe mundosh prap ta kthesh atë gjumë por i ngjan një gjumi që s`të zë më.Mos ta zgjasë më shumë por po mendoje se më mirë është të vazhdosh shkollën të mendosh për vetën tënde ,per të ardhmën tënde ,ka kohë të mendosh për dashurinë.Çdo gjë ka kohën e vet dhe vie me kohën e vet.S`di a më kupton,mendojë se nuk është koha e duhur as momenti I duhur.Ndoshta-thash dhe u ngrita menjëherë ika me të shpejtë drejtë tek Jeta vrapoja,vrapoja me tër fuqin që kisha ,nuk vereja asgjë as njerzit kalimtarët e rrugës ,asgjë ,asgjë s`më interesonte.Kembët mezi më quan tek Jeta ,Jetëë,Jetëëë bertisja sa mundja Jetëë,Jetëëë qaja dënesja nuk dija çfarë po bëja.

-Dul Jeta ,Jeta shoqja ime ,por jo si herave tjera e qeshur,gazmore ,një hije e zezë ia kishte mbuluar fytyrën e saj të bukur ,më beri një shenjë me koke –të hyjmë brenda,e percjella nga pas me trishim e syhapur mezi prisja të kuptoja çfarë kishte ndodhur ,fol tregom çfarë ka ndodhur?-pyeta unë me kurreshtje

-Beni…Beni…-zëri i dridhej

-Fol më ,çfare ka ndodhur me Benin?-pyeta perseri

-Benin jan duke e fejuar ,e kan detyruar të fejohet me një vajzë nga qyeteti ,quhet Zana!

-Po si ashtu ,Beni më don mua ai nuk duhet të fejohet?

-Po ,po ai të don ty edhe ai nuk deshiron të kete fejese mirpo është i detyruar të pranon këtë fejesë ,familja e tij nuk kishte pranuar për ty,kinse je nga katundi.

-Oh Zot sa çudi,lotet më rridhnin pse,pse o Zot ndodhi kështu pse?

-Dëgjom motra ime kështu ka ndodhur kështu Zoti ka thënë ,mundohu ta harrosh s`ke çtë besh ,vazhdoje shkollën.Të kuptojë se si ndihesh edhe une po ndihem fajtore une isha shkaku i njoftimit tuaj,i dashuris tuaj,po të mos kisha njoftuar unë me Benin nuk do të kishin ndodhur këto që po ndodhin tani.

-Jo,jo mos e fajso vetën të lutem…kështu qenka e shkruar ,dashuri e ndaluar dhe u qova në kembë,hapa derën dhe ika fluturimthi pa parë asgjë dhe askënd.E tëra më dukej një ankth që mendoja se do të perfundojë shpejtë mirpo jo,jo nuk ishte ankth i natës ,por realiteti që tash e sot do të më shoqerojë në ditët vijuese.

-Ndërrova rrugën nuk dua të shkojë në shtëpi ,s`dua të shkojë në shtëpi ,s`du të shoh askënd …sikur askush s`më ka mbetur në jetë!U ula pran një lumi që kalon andej nga fshati,lotët e mi bashkoheshin me ujin që rridhte ,bashkoheshin së bashku e ku ta di rridhnin dhe iknin andej e shkonin nga qyteti nga qyteti i madheë ,vendi ku jeton dashuria e jetës sime.Ahë more Beni pse s`mund të jemi bashkë ,po na ndan jeta që nga sot tjetër kënd do ta kesh ,do të jetosh për atë jo për mua,çdo ditë që do të vie mua do të më mundoj,do të më merzis më shumë ,do të çmendem nga malli për ty ,s`do të shoh më ty e as s`do të flase më me ty…!

-Mezi u ngrita nga ai vend ku isha ulur qe sa kohë,kishte filluar qielli të errësohej unë fare pa e verejtur.Hyra në shtëpi,porsa hapa derën e shtëpis Njerka Nurie filloi me zërin e saj ngacmues:Erdhe ëëë? Eja e dashur ,ulu pranë meje e di se ndiesh keq ke nevojë për ngushllim ,je e mërzitur eja tek nëna.

-Për çfarë të jem e mërzitur ? – tash sikur doja të mos kuptoja asgjë

-Po e dashur si të mos jesh e mërzitur,kur i dashuri yt të fejohet?

-Nga e din ti ,ai ende nuk është i fejuar-tash unë sikur doja të gjeja arsye

-Hahaha nuk qenke e informuar mirë e dashura ime ai është fejuar sot-tha Njerka me shumë vendoje e Unë e tensionuar bertita me të madhe:Nga e din ti moj, nuk është fejuar?

-E nga e di unë ,e di fare mirë unë isha msiti për këtë fejes.

-Çka? Msiti,qysh…???- pyeta vërtetë e trishtuar kësaj radhe

-Vajza e vellaut tim Kadria është e fejuara e tij,kan bër fejese të madhe ,të gjithë kemi vallzuar ishte për mrekulli.

-Çfarë ti ishe msiti për të dashurin tim Benin…Si mundesh ,a ke zemër ti? Si mundesh ta shkatrrosh një dashuri ,a rrjedh gjakë nëpër trupin tënd a helm…oh Zot …oh Zot.

-Hahaha sa çif I bukur dukeshin të gjithë duartrokisnin ,buzeqeshnin …oh sa bukur dukej Kadria ,kishte veshur një fustan të kuq të gjatë,flokët e zeza të gjata i kishte dredhur,dukej për mrekulli,ndersa Beni i veshur me një kostum të bardhë dukej si një dhënderr i vertete.Lotët e mi rridhnin faqeve e s`kishin të ndalur ndersa ajo vazhdonte të fliste për fejesën e Benit si një e pashpirtë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi