Programe Forum - Welcome
Karta e rrjetit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Karta e rrjetit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karta e rrjetit

Shko poshtë

Karta e rrjetit Empty Karta e rrjetit

Mesazh nga Master Wed Aug 07, 2013 9:56 pm

Kartela e rrjetës është elementi themelor i rrjetës

Kartela e rrjetës (Network Interface Card - NIC)
Kartela e rrjetës komunikon me rrjetën nëpërmjet lidhjes serike, ndërsa me kompjuterin komunikon nëpërmjet lidhjes paralele.
Çdo kartelë e tillë kërkon një IRQ (interrupt request), adresën hyrje/dalje (input/output address) dhe softverin përkatës për të punuar me një sistem operativ (shembull me windows).
Kjo kartelë mund të disejnohet si kartelë e tipit Ethernet, kartelë Token Ring apo si kartelë FDDI (fiber distributed data interface).
Kur të bëhet zgjedhja e kartelës se rrjetës, duhet të kemi parasysh tre faktorë kyç:

- Tipi i rrjetës (p.sh. Ethernet, Token Ring apo FDDI)
- Lloji i mediumit (p.sh. kabllo me tela të përdredhur ne çifte,
kabllo koaksial, apo kabllo me fije optike)
- Tipi i magjistrales (p.sh. PCI tek kompjuterët më të ri apo ISA tek kompjuterët më të vjetër)

[Only admins are allowed to see this image][COLOR=#008080]


Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (Bandwidth)

Paraqet transmetim informatash për njësi të kohës (kapaciteti i paketave)
Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (ang. Bandwidth) e matë kapacitetin e paketave (që matet me bit) në njësinë e kohës (që matet me sekonda). D.m.th njësia e bandwidth-it është bit në sekond (bps - bit per second).
Koncepti i bandwidth-it është i njëjtë sikur për LAN ashtu edhe për WAN.


Hardware-i i rrjetës

Në përdorim janë këto teknologji transmetuese:
Broadcast links
Point-to-point links



Broadcast links

Të gjith nyjet (kompjuterët) e ndajnë një kanal të vetëm komunikues
Mesazhet ndahen në paketa, të cilat pranohen “shihen” nga të gjith nyjet tjerë. Nëse paketa është për nyjen konkrete e pranon, e nëse jo nuk e pranon.
Në Sistemin broadcast paketat adresohen kah të gjith nyjet me përdorimin e një kodi special në fushën e adresave.


Point-to-point links

Përbëhet nga disa lidhje ndërmjet ciftit individual të nyjeve
Kalon nëpër shumë nyje dhe paisje tjera deri në destinacion
Paketat kalojnë nëpër shumë rutime me gjatësi të ndryshme, për të cilat nevojitet optimizim
Transmisioni point-to-point më i thjeshtë është me një pranues dhe një dërgues – unicasting


Klasifikimi i rrjetave

Varësisht nga madhësia e tyre fizike rrjetat mund t’i klasifikojmë:
Personal area network (PAN)
Lokal area network (LAN)
Metropolitan area network (MAN)
Wide area network (WAN)
Internet


Personal area network (PAN)

Bëjnë pjesë rrjetat për një person:
Kompjuteri i lidhur në wlan me miun, tastierën, printerin.
Lidhja me PDA


Lokal area network (LAN)

Janë rrjeta private të shpërndara në një ndërtesë, kampus ose në një sipërfaqe më të gjerë prej disa km2
Zakonisht lidhin kompjuter personal, stacione punuese të kompanive më të mëdha dhe mundësojnë këmbim informatash dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta
Rrjetat LAN dallohen nga llojet tjera të rrjetave me këto tre karakteristika:
Madhësinë
Teknologjinë transmetuese dhe
Topologjinë


Madhësina
d.m.th janë të kufizuara në madhësi (distanca të kufizuara)


Teknologjia transmetuese

LAN-et shfrytëzojnë teknologji transmetuese kablore dhe valët elektromagnetike, me të cilët arrijnë shpejtësi 10Mbps – 100Mbps, por në disa varianta edhe deri më 10Gbps.


Topologjitë

Në broadcast LAN janë të mundshme topologji të ndryshme, ku një nyje (kompjuter) është master (topologjia bus) dhe u mundëson të tjerëve të transmetojnë.
Një nyje mund të dërgojë, kurse tjerat në atë kohë duhet ti shmangen dërgimit dhe për këtë arsye përdoret një mekanizëm special për shmangie të transmetimit nga dy ose më tepër nyje përnjëherë.
Njihen dy topologji të tilla.
Bus
Ring


Topologjia bus

Njëra është topologjia bus ose Ethernet IEEE 802.3, e cila operon në shpejtësi 10 Mbps deri në 10 Gbps.
Kompjuterët në këtë lidhje mund të dërgojnë kur të kenë nevojë, por nëse ndodh kolizion i dy ose më tepër paketave, atëherë cdo kompjuter ndërpret me transmetimin dhe pret një kohë të caktuar (sipas algoritmeve të rrjetës) dhe përsëri tenton të transmetojnë.


Topologjia ring

Bitët (informatat) kalojnë në mënyrë të vazhduar (varg) njëri pas tjetrit
Njihet si Ethernet 802.5 dhe operon në shpejtësi 4 – 16 Mbps


Broadcast Rrjetat statike dhe dinamike

Varësisht nga shpërndarja e kanalit, rrjetat broadcast ndahen në
Statike dhe
Dinamike


Rrjetat broadcast statike

Ndahet një interval statik i caktuar dhe me këtë u mundësohet nyjeve të dërgojnë vetëm kur vjen intervali i tyre kohor


Rrjetat broadcast dinamike

Mund të jenë:
të centralizuara dhe
të decentralizuara
Te rrjetat e centralizuara egziston një entitet, i cili menaxhon me rendin e pritjes sipas algoritmeve të caktuar, duke caktuar sejcilën nyje se kurrë do të dërgojë.
Te rrjetat e decentralizuara nuk egziston entitet për menaxhimin me rendin e pritjes, por sejcila nyje mund të dërgojë kurrë të ketë nevojë. Për shmangie të kaosit në këtë rast egzistojnë algoritme të shumtë.


Metropolitan area network

Mund të mbulon një qytet dhe është analoge me TV kablovik
Janë të ngjashme me sistemet ad-hoc


Wide area network

Përfshin hapsirë të gjerë gjeografike të shteti ose kontinenti
Zakonisht nyjet në të quhen hoste, të cilët janë të lidhur në communication subnet ose subnet
Hostet (PC) janë private, ndërsa subnet-et mund të jenë kompani telekomunikuese ose Iternet service provider.


Në WAN subnet-et përbëhen nga dy komponenta:

Linjat transmetuese (kabllot UTP, STP, koaksial, optik valor).
Elementet kontaktuese (switching), të cilët janë kompjuter special që bëjnë konektimin e dy ose më tepër elementeve kontaktuese. Kur Të dhënat arrijnë në këto elemente kontaktuese nga ndonjë linjë hyrëse, atëherë këto elemente zgjedhin ndonjë linjë të jashtme për përcjelljen e tyre.
Këto elemente shpesh quhen router.

Subnet-i formohet nga linjat komunikuese dhe ruterët, nëpërmjet të cilëve kalojnë paketat për të arritur nga hosti burimor në hostin destinacion
Nëse ndërmjet dy router-ëve nuk egziston lidhje fizike, atëherë paketat përcjellen nëpër router-ët tjerë të quajtur intermediate router dhe ky subnet quhet store-and-forward ose packet-switched
packet-switched përkrah fragmentimin e paketave


Wireles network

Rrjetat pa tela mund të ndahen në tre kategori:
System interconnection
wireless LAN
wireless WAN


System interconnection

Përfshin interkonektimin e komponentave të kompjuterit me radio valë në distanca të vogla
Disa kompani e kanë dizajnuar Bluetoth-in për rrjeta pa tela në distanca të vogla. Bluetoth-i mundëson kycjen e kamerave digjitale, dëgjueseve, skenerit dhe paisjeve tjera të cilat lidhen në kompjuter.
Sistemi mundëson lidhjen master-slave (kompjuteri është master, kurse slave janë miu, skeneri, tastatura..)
Masteri cakton adresën e përdorimit, a mund të transmetojnë, sa kohë mund të transmetojnë, cfarë frekuence mund të përdorin etj.


Wireless LAN

Këtë sistem e përbëjnë wlan modemët dhe antenat
Në vend të kabllove përdoret mediumi i lirë
Ky standard njihet si IEEE 802.11
Shpejtësisa është rreth 50Mbps, dhe mund të arrijë distanca deri në disa dhjetra metra


Wireless WAN

është zhvilluar në tre etapa:
Analoge dhe mbështet vetëm zërin
Digitale dhe mbështet vetëm zërin
Digitale dhe mbështet zërin dhe të dhënat
Përbëhet nga qeli të wireless LAN, por me shpejtësi më të vogla dhe distanca më të mëdha
Kufiri i epërm i Shpejtësisë është 1Mbps, ndërsa distanca ndërmjet stacioneve bazë dhe hosteve mund të jetë disa kilometra


Internetworks

Rrjetat me hardware dhe software të ndryshme mund të konektohen me gateway
Këto rrjeta të interkonektuara quhen internetwork ose internet
Internetwork paraqet një kolekcion LAN-esh të konektuar në WAN
Subnet dhe rrjetë nuk formojnë internetwork

Burimi : jetmirveliu.blogspot
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi