Tumoret dhe llojet e tyre . Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
 Tumoret dhe llojet e tyre . People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
 Tumoret dhe llojet e tyre . People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tumoret dhe llojet e tyre .

Shko poshtë

 Tumoret dhe llojet e tyre . Empty Tumoret dhe llojet e tyre .

Mesazh nga Master Sat Oct 05, 2013 6:50 pm

1 - CISTET DHE TUMORET E OVARIUMEVE

Cistet janë qeska të mbushura me lëng që mund të formohen në ovariume. Janë shumë të shpeshta, sidomos në vitet kur femra është në fazën më të përshtatshme për lindjen së fëmijëve.


Ovariumet (vezoret) janë dy organe të vogla të vendosura në secilën anë të mitrës në trupin e një femre. Ato prodhojnë hormone duke përfshirë estrogjenin, i cili nxit menstruacionin.

Për çdo muaj, ovariumet lirojnë një ‘vezë të vogël’. Qeliza vezë lëshohet nëpër tubat uterine (fallopiane) duke qenë e gatshme për fertilizim (fekondim). Cikli i krijimit dhe lirimit të qelizës vezë quhet ovulacion.

Ekzistojnë disa tipa të cisteve të vezoreve, ndërsa më i shpeshtë është cisti funksional. Ky formacion krijohet kur nuk lirohet qeliza vezë ose kur nuk shpërbëhet folikuli (ku formohet qeliza vezë) pas lëshimit të qelizës vezë.

Tipat tjerë të cisteve janë:
- Ovariumet policistike. Në sindromën policistike të ovariumeve, folikulet në të cilat qelizat vezë piqen normalisht, nuk hapen – ashtu që formohet cisti.
- Endometriomat. Te femrat me endometriozë, indi i mitrës zhvillohet në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë edhe ovariumet. Mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe të pengojnë fertilitetin (pjellorinë).
- Cistadenomat. Këto ciste formohen nga qelizat në sipërfaqe të vezoreve. Janë zakonisht të mbushura me lëng.
- Cistet dermoide. Përmbajnë ind të ngjashëm me atë të pjesëve të tjera të trupit, si lëkura, flokët dhe dhëmbët.


Tumoret mund të formohen në ovariume ngjashëm si formohen në pjesët tjera të trupit. Nëse tumoret nuk janë kanceroze, atëherë quhen beninj. Nëse janë kanceroze, quhen malinj.

Tri llojet e tumoreve të ovariumeve janë:
• Tumoret e qelizave epiteliale – fillojnë nga qelizat në sipërfaqe të ovariumeve. Këto janë forma më e shpeshtë e tumoreve të ovariumeve.
• Tumoret e qelizave embrionale – fillojnë në qelizat që prodhojnë qelizat vezë. Mund të jenë edhe beninjë edhe kancerozë. Më shpesh janë beninjë.
• Tumoret e stromës – krijohen nga qelizat që prodhojnë hormonet femërore.

Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton kancerin e ovariumeve. Mirëpo, ata kanë identifikuar disa faktorë rreziku:
- Mosha (sidomos femrat pas menopauzës)
- Duhanpirja
- Mbipesha
- Moslindja e fëmijëve ose mosdhënia gji (ndërkaq, përdorimi i kontraceptivëve duket se e zvogëlon rrezikun)
- Marrja e barnave për fertilitet (siç është clomifene)
- Terapia hormon-zëvendësuese
- Histori familjare ose personale me kancer të ovariumeve, të gjirit ose kolorektal

Cistet e vezoreve zakonisht nuk japin simptoma. Ndodh që nuk mund ta kuptoni se keni cist derisa të keni bërë një vizitë te mjeku me ekzaminimin rutinor të pelvikut. Megjithatë, cistet e ovariumeve mund të shkaktojnë probleme nëse përdridhen, gjakderdhin ose këputen.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme që të bëni një kontroll, për arsye se ato mund të jenë edhe simptoma të tumoreve të ovariumeve. Kanceri i ovariumeve zakonisht përhapet para se të zbulohet.

Simptomat e cisteve dhe tumoreve të ovariumeve janë:
• Dhimbje ose fryrje në bark
• Vështirësi gjatë urinimit ose nevojë e shpeshtë për të urinuar
• Dhimbje topitëse në pjesën e poshtme të shpinës
• Dhimbje gjatë marrëdhënieve ****uale
• Menstruacione të dhimbshme dhe gjakderdhje anormale
• Shtim në peshë
• Nauze (mundim në lukth, ndjenjë për të vjellë) ose vjellje
• Humbje oreksi, ngiheni shpejtë


Obstetri/gjinekologu ose mjeku juaj i rregullt mund të vërejë një kokërr gjatë ekzaminimit rutinor të pelvikut. Shumica e tumoreve të ovariumeve janë beninje. Mirëpo, një numër i vogël i tyre mund të jetë kanceroze, prandaj është rëndësishme që çdo ‘rritje’ të kontrollohet. Ndërkaq, sidomos femrat pas menopauzës duhet të kontrollohen, pasi janë më të rrezikuara nga kanceri i ovariumeve.

Testet që bëhen për të zbuluar cistet dhe tumoret e vezoreve:
- Ultrazëri
- CT (tomografia e kompjuterizuar), MRI (rezonanca magnetike), PET (tomografia me emetim të pozitronit)
- Niveli i hormoneve (hormonit luteinizues – LH, hormonit folikulostimulues – FSH, estradiolit dhe testosteronit)
- Laparoskopia
- Kërkimi i proteinës CA-125 në gjak (nivelet e kësaj proteine janë më të larta te femrat me kancer të ovariumeve)


Shumica e cisteve të ovariumeve do të largohen vetvetiu. Nëse nuk keni simptoma shqetësuese, sidomos nëse nuk e keni kaluar menopauzën, mjeku juaj do t’u këshillojë që të pritni, por me mbikëqyrje. Ai nuk do t’ju mjekojë, por do të bëjë kontroll çdo tre muaj për të shikuar në cisti ka pësuar ndonjë ndryshim eventual.

Barnat kontraceptive mund ta lehtësojnë dhimbjen nga cistet e ovariumeve. Ata parandalojnë ovulacionin duke zvogëluar probabilitetin e formimit të cisteve të reja.

Ndërhyrja kirurgjike është një opsion nëse cisti nuk tërhiqet, rritet ose ju shkakton dhimbje. Janë dy lloje operacionesh:
• Laparoskopia – bëhet një prerje shumë e vogël dhe përdoret një instrument i hollë si teleskop, i cili futet në abdomen për të larguar cistin. Kjo teknikë ka sukses për cistet më të vogla.
• Laparotomia – përfshin një prerje më të madhe në bark. Mjekët e preferojnë këtë procedurë për ciste më të mëdha dhe për tumore të ovariumeve. Nëse tumori është kanceroz, atëherë kirurgu do të largojë sa më shumë pjesë nga indi i tumorit. Varësisht nga përhapja e kancerit, kirurgu mund të largojë edhe ovariumet, mitrën, tubat fallopiane, omentumin, indin yndyror rreth zorrëve dhe nyjat e afërme limfatike.

Trajtimet tjera të tumoreve kanceroze të ovariumeve janë:
- Hemoterapia – barnat jepen në mënyrë intravenoze, nga goja ose drejtpërdrejtë në abdomen për të vrarë qelizat kanceroze. Duke qenë se këto barna i vrasin edhe qelizat normale, medikamentet e hemoterapisë mund të japin shumë efekte anësore, si nauzea dhe vjellje, rënie të flokëve, dëmtim të veshkave dhe shtim të rrezikut për infeksione.
- Rrezatimi – rrezet X me energji të lartë që i vrasin ose zmbrapsin qelizat kanceroze. Rrezatimi bëhet ose nga jashtë trupit ose vendoset në brendi në afërsi të tumorit. Edhe ky trajtim mund të shoqërohet me efekte anësore, si skuqje e lëkurës, nauze, barkqitje dhe lodhje. (Rrezatimi nuk përdoret shpesh për të luftuar kancerin e ovariumeve).

Ndërhyrja kirurgjike, hemoterapia dhe rrezatimi mund të shfrytëzohen një nga një ose së bashku. Është e mundshme që tumoret kanceroze të ovariumeve të rishfaqen, nëse kjo ndodh, atëherë do të nevojitet sërish ndërhyrje kirurgjike, të kombinuar me hemoterapi dhe rrezatim.



2 - KANCERI I PROSTATËS

Kanceri i prostatës është lloji i kancerit i cili fillimisht formohet në indin e prostatës (një gjëndër në sistemin repoduktiv mashkullor nën fshikën e urinës dhe para rektumit). Kanceri i prostatës zakonisht paraqitet te meshkujt më të rritur. Kanceri i prostatës është kanceri dominues te meshkujt, me 25 për qind të të gjithë të pacientëve meshkuj me kancer që janë të prekur pikërisht nga ky lloj.


Çfarë është prostata?

Prostata është pjesë e organeve reproduktive mashkullore. Ajo është e vendosur para rektumit dhe nën fshikën urinare. Prostata rrethon uretrën, gypin nëpër të cilin urina del nga fshika urinare jashtë organizmit.

Prostata është një gjëndër me madhësinë e arrës. Nëse prostata zmadhohet shumë, ajo e shtyp uretrën. Kjo mund të ndalojë ose ngadalësojë rrjedhjen e urinës nga fshika drejt penisit.

Prostata është një gjëndër. Ajo krijon një pjesë të lëngur të farës (spermës). Gjatë ejakulimit, lëngu i farës ndihmon spermën të dalë nga organizmi i mashkullit si pjesë e farës.

Hormonet mashkullore (androgjenet) e bëjnë prostatën të rritet. Testikujt janë burimi kryesor i hormoneve mashkullore, përfshirë testosteronin. Gjëndra mbiveshkore po ashtu krijon testosteron, por në sasi të vogla.

Qelizat kanceroze të prostatës

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Rritja e prostatës mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Hiperplazia beninje e prostatës (HBP) është një rritje jokanceroze e qelizave të prostatës. Pra, ky tumor nuk është kancer. Prostata thjesht rritet dhe bllokon uretrën. Kjo gjë parandalon rrjedhjen normale të urinës.

HBP është një problem shumë i shpeshtë. Shumica e njerëzve mbi moshën 50 vjeçare kanë simptoma të HBP. Te disa meshkuj, simptomat mund të jenë aq të theksuara sa ata kanë nevojë për trajtim.

Për të mësuar për HBP dhe ndryshimet tjera të prostatës vizioni rubrikën PROSTATA te Sëmundjet A-Zh.

Tumoret beninje nuk janë aq të dëmshëm sa tumoret malinje.

Tumoret beninje (si HBP):

~ Rrallë janë kërcënuese për jetën
~ Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
~ Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
~ Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Tumoret malinje:

~ Mund të jenë kërcënuese për jetën
~ Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen
~ Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
~ Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Qelizat e kancerit të prostatës mund të shpërndahet duke u shkëputur nga tumori i prostatës. Ata futen në enët e gjakut ose enët limfatike, të cilat shtrihen në të gjitha indet e organizmit. Qelizat kanceroze përmes qarkullimit mund të ngjiten nëpër inde të tjera dhe të zhvillojnë një formë të re të tumoreve duke dëmtuar këto inde të reja. Shpërndarja e kancerit në vende tjera quhet metastazë.

Simptomat

Një mashkull me kancer të prostatës mund të mos ketë asnjërën prej simptomave. Për meshkujt të cilët kanë simptoma, ato më të shpeshtat janë:

• Problemet urinare
• Pamundësia për ta nxjerrë urinën
• Vështirësi për ta fituar ose ndaluar urinën të rrjedhë
• Nevojën për të urinuar shpesh, veçanërisht gjatë natës
• Rrjedhje e pakët e urinës
• Rrjedhje e urinës që herë fillon e herë ndalon
• Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
• Vështirësi për të pasur ereksion (ngritje të penisit)
• Gjak në urinë ose farë
• Dhimbje të shpeshta në pjesën e pasme të shpinës, ijëve, dhe pjesës së sipërme të kofshës.

Shpesh, këto simptome nuk janë për shkak të kancerit. Hiperplazia beninje e prostatës, ndonjë infeksion, ose probleme të tjera mund t’i shkaktojnë ato. Nëse ju keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet t’i tregojë mjekut ashtu që ai të mund ta diagnostikojë dhe ta trajtojë.

Faktorët e rrezikut

Shkaktari i saktë i kancerit të prostatës nuk mund të gjendet, dhe mjekët rrallë mund ta dinë se pse një burrë preket dhe një tjetër jo nga ky lloj i kanceri.

Megjithatë, studiuesit kanë treguar se meshkujt me faktorë të caktuar të rrezikut janë më të prirë se të tjerët të zhvillojnë kancerin e prostatës. Faktori i rrezikut është diçka që mund t’i shtojë gjasat për tu prekur nga sëmundja.

Studimet kanë treguar disa faktorë rreziku të lidhur me kancerin e prostatës:

- Mosha mbi 65: Mosha është faktori kryesor i rrezikut për kancerin e prostatës. Shanset për t’u prekur nga ky lloj i kancerit rriten me kalimin e moshës. Shumica e njerëzve me kancer të prostatës janë mbi 65 vjeç. Sëmundja rrallë prek meshkujt nën 45 vjeç.

- Historia familjare: Një mashkull është më i rrezikuar nëse babai, vëllai, ose djali ka pasur kancer të prostatës.

- Ndryshime të caktuara në prostatë: Meshkujt me qeliza të quajtura neoplazma intraepiteliale prostatike e shkallës së lartë, mund të jenë në rrezik më të shtuar për kancer të prostatës. Qelizat e prostatës duken jonormale nën mikroskop.

- Ndryshime të caktuara në gjenom: Kërkuesit kanë gjetur regjione të caktuara ose kromozome të caktuara të cilat janë të lidhura me rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të fundit, nëse një mashkull ka ndryshime gjenetike në një ose më shumë nga këto regjione, rreziku i kancerit të prostatës është i rritur. Rreziku rritet me numrin ndryshimeve gjenetike në gjene të caktuara, si BRCA1 dhe BRCA2.

Nëse keni një faktor rreziku nuk do të thotë se ju do të zhvilloni kancer të prostatës. Shumica njerëzve që kanë madje disa faktorë rreziku kurrë nuk e zhvillojnë këtë sëmundja.

Shumë studime janë duke kërkuar faktorë të tjerë, por po ashtu edhe kanë përjashtuar disa faktorë të supozuar. Shumë studimet kanë treguar se shanset për kancer të prostatës nuk rriten me përdorimin e duhanit ose alkoolit, nga prania e HBP, sëmundje ****ualisht të transmetueshme, obezitetit, mungesës së ushtrimeve ose ushqimit yndyror. Por studimet më të fundit vazhdojnë t’i studiojnë edhe këta faktorë.

Shkencëtarët po ashtu janë duke studiuar se si kanceri i prostatës mund të parandalohet. Për shembull, ata janë duke studiuar dobitë e mundshme të disa barnave të caktuara, vitaminës E, selenit, ekstraktit të çajit të gjelbër dhe substancave tjera. Këto studime janë bërë te meshkujt të cilët ende nuk kanë zhvilluar kancerin e prostatës.

Mjeku mund të kontrollojë për kancer të prostatës edhe para se ju të keni ndonjë simptomë. Gjatë vizitës te mjeku, ai do t’ju pyesë për historinë personale dhe familjare mjekësore. Ju do të bëni një kontroll fizik dhe mund t’ju kërkohet të bëni një ose të dy testet e mëposhtme:

~ Ekzaminimi digjital rektal – mjeku fut një gisht të veshur me dorëz dhe të lubrifikuar në rektumin tuaj dhe ndjen prostatën përmes murit rektal. Prostata preket për të shikuar nëse ka zona të forta ose xhunga.
~ Analiza e gjakut për antigjenin specifik të prostatës (PSA) - Laboranti kontrollon nivelet e PSA në motrën e gjakut, një proteinë e cila krijohet nga prostata. Nivelet e larta të PSA zakonisht shkaktohen nga HBP ose prostatitisi (inflamacioni i prostatës). Kanceri i prostatës po ashtu mund të shkaktojë nivele të larta të PSA.

Ekzaminimi digjital rektal dhe testi i PSA mund të detektojnë një problem në prostatë. Megjithatë, ato nuk mund të tregojnë nëse problemi është pikërisht kanceri ose ndonjë sëmundje më pak serioze. Nëse keni teste jonormale, mjeku juaj do t’ju këshillojë të bëni analiza tjera për të dhënë diagnozën e saktë. Për shembull, vizita juaj mund të përfshijë teste laboratorike, si analizë të urinës për të kontrolluar nëse ka gjak ose infeksioni. Mjeku po ashtu mund të udhëzojë të bëni edhe këto procedura:

~ Ultrazë transrektal – Mjeku fut një sondë në rektumin e pacientit për të parë nëse prostata ka zona jonormale. Sonda dërgon valë të zërit të cilat njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë, dhe të cilat më pas reflektohen nga prostata. Kompjuteri i lidhur me sondën i përdor këto eko (tinguj të kthyer) për të krijuar një pamje të quajtur sonogram.
~ Biopsia transrektale – Biopsia është largimi i një pjese të indit për të shikuar nëse ka qeliza kanceroze. Kjo është e vetmja rrugë e sigurt për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Mjeku fut në gjilpërë përmes rektumit në prostatë dhe merr një pjesë të vogël të indit nga zona e prostatës. Ultrazëri transrekal zakonisht përdoret edhe në këtë rast për të drejtuar futjen e gjilpërës (pasi ajo nuk mund të shihet me sy, shihet me anë të ultrazërit). Më pas mostra e marrë kontrollohet nga patologu për të parë nëse ka qeliza kanceroze.

Nëse nuk gjendet kanceri

Nëse biopsia nuk tregon se ka prani të qelizave kanceroze, pyeteni mjekun se sa shpesh duhet të bëni kontrollet. Informohuni më shumë për problemet tjera të prostatës duke vizituar rubrikën Sëmundjet A-Zh dhe më pas duke zgjedhur PROSTATA.

Nëse gjendet kanceri

Nëse qelizat e kancerit gjenden në mostrën e biopsisë, patologu i studion mostrat e indit të prostatës nën mikroskop për të raportuar gradën e tumorit. Grada tregon se sa shumë indi i tumorit dallon nga indi normal i prostatës. Ajo tregon se sa shpejt tumori mund të rritet.

Tumoret e gradës më të lartë tentojnë të rriten më shpejt se ata të gradave më të ulëta. Ata po ashtu janë më me gjasa të shpërndahen. Mjekët përdorin gradën e tumorit krahas moshës dhe faktorëve të tjerë për të zgjedhur opsionet më të mira të trajtimit.

Një mënyrë e gradimit është me anë të pikëve të Gleason. Pikët e Gleasonit ndryshojnë nga 2 deri në 10. Për të nxjerrë pikët e Gleasonit, patologu përdor një mikroskop për të shikuar strukturën e qelizave në indin e prostatës. Strukturave më të zakonshme u jepet grada 1 (qeliza që më së shumti u ngjajnë qelizave normale) deri në 5 (qelizat që janë më anormale). Nëse ka edhe ndonjë formë tjetër më të shpeshtë, patologu edhe për këto qeliza me këtë strukturë jep vlerësimin nga 1 deri në 5, dhe i mbledh të dyja pikët nga dy format qelizore. Nëse vetëm një model (formë, strukturë) e qelizave shihet, patologu e llogarit dyfishin e saj. Për shembull, nëse qelizat i takojnë njërës strukturë dhe janë shumë anormale, atëherë ajo merr pikët 5, dhe dyfishi i saj do të thotë 10. Kjo i bie që tumori i prostatës është i gradës më të lartë. Tumoret e gradës së lartë janë më të prira se tumoret e gradës së ulët për t’u rritur shpejt dhe për t’u shpërndarë.

Një sistem tjetër i gradimit të kancerit të prostatës përdor gradët nga 1 deri në 4. G4 është më i prirë se G1, G2 ose G3, të zhvillohen shpejt dhe të shpërndahen.

Shkallëzimi

Nëse biopsia tregon se ka kancer, mjeku duhet të mësojë shkallën e sëmundjes për të mësuar se cili është trajtimi më i mirë për ju. Shkallëzimi është një tentim i kujdesshëm për të gjetur nëse tumori ka pushtuar indet rrethore, nëse kanceri është shpërndarë dhe, nëse po, në cilat pjesë të trupit.

Disa meshkuj mund të duhet të bëjnë edhe disa teste tjera të cilat krijojnë pamje të organizmit:

• Skanimi i eshtrave – Mjeku injekton një sasi të vogël të substancës radioaktive në enët e gjakut. Ajo udhëton nëpër qarkullimin e gjakut dhe mblidhet në eshtra. Një pajisje e quajtur skaner detekton dhe mat rrezatimit. Skaneri krijon pamje të eshtrave në ekranin e kompjuterit ose të printuara në film. Pamjet tregojnë kancerin që është shpërndarë në eshtra.
• Tomografia kompjuterike (CT) – Përmes një aparature me rreze X të lidhur me kompjuter, krijohet një varg i detajizuar i fotografive në zona të caktuara brenda trupit (në rastin e kancerit të prostatës brenda legenit/pelvikut) i marrë nga kënde të ndryshme. Ju mund të merrni injeksion me kontrast, ashtu që zonat anormale të mund të shihet më me lehtësi.
• Skanimi me rezonancë magnetike – Kjo metodë përdor një fushë të fuqishme magnetike të lidhur me një kompjuter për të krijuar fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit tuaj pa përdorë rrezatimin X. RM mund të tregojë nëse kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike dhe zona të tjera. Edhe në këtë rast ju mund të merrni injeksion me kontrast, që zonat anormale të duken më qartë në pamjet e printuara.

Kur kanceri i prostatës shpërndahet, ai shpesh gjendet në nyjat limfatike në afërsi. Nëse kanceri ka arritur në këto nyja, ai po ashtu mund të jetë shpërndarë edhe në nyja tjera, eshtra ose organe të tjera.
Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal i krijimit në pjesët tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza anormale dhe të njëjtin emër si tumori primar (origjinal). Për shembull nëse kanceri i prostatës shpërndahet në eshtra, qelizat kanceroze të eshtrave në fakt janë qeliza kanceroze të prostatës. Sëmundja quhet kanceri metastatik i prostatës, jo kancer i eshtrave. Ai trajtohet si kancer i prostatës, jo si kanceri i eshtrave. Mjekët ndonjëherë e quajnë tumor i ri i largët.

Shkallët e kancerit të prostatës janë këto:

Shkalla I: Kanceri nuk mund të ndjehet gjatë kontrollit digjital rektal, dhe nuk mund të shihet në sonogram (me ultrazë). Ai gjendet rastësisht kur kryhet operacioni për arsye tjetër, zakonisht për hiperplazi beninje të prostatës. Kanceri i kësaj shkalle ndodhet vetëm në prostatë. Në bazë të gradimit, kjo shkallë e kancerit i takon gradës G1, ose sipas pikëve të Gleasonit jo më shumë se 4.

Shkalla II: Tumori është më i avancuar ose në një gradë më të lartë se ai i Shkallës I, por tumori nuk është zgjeruar përtej prostatës. Ai mund të ndjehet gjatë kontrollit digjital rektal.

Shkalla III: Tumori është zgjeruar përtej prostatës. Tumori mund të ketë pushtuar qeskat e farës (vezikulat seminale), por qelizat kanceroze nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.

Shkalla IV: Tumori mund të ketë pushtuar fshikën e urinës, rektumin ose strukturat në afërsi (përtej qeskave seminale). Ai mund të jetë shpërndarë edhe në nyjat limfatike, eshtra ose pjesë të tjera të trupit.


Meshkujt me kancer të prostatës kanë më shumë opsione tratimi. Trajtimi i cili është më i mirë për njërin, mund të mos jetë për një mashkull tjetër. Opsionet përfshijnë mbikëqyrjen aktive, operacionin kirurgjik, terapinë rrezatuese, terapinë hormonale dhe kemoterapinë. Një person mund të ketë edhe trajtime të kombinuara.

Trajtimi i cili është i qëlluari për ju varet kryesisht nga mosha, grada e tumorit (pikët e Gleasonit), numri i mostrave të biopsisë që përmbajnë qeliza kanceroze, shkalla e kancerit, simptomat, dhe shëndetit të përgjithshëm. Mjeku juaj mund t’ua shpjegojë juve trajtimet që keni në dispozicion, rezultatet e pritura, dhe efektet e mundshme anësore. Ju dhe mjeku juaj mund të punoni së bashku për të zhvilluar një plan trajtimi që arrin nevojat tuaja mjekësore dhe personale.

Mjeku po ashtu mund t’ju udhëzojë te ndonjë specialist i caktuar, ose mund të kërkojë mendimin e tij. Ju mund të vizitoni urologun, kirurgun e specializuar në trajtimin e problemeve urinare dhe organeve ****uale mashkullore. Nga të tjerët që mund ta trajtojnë kancerin e prostatës janë edhe onkologët, onkologët urologjik, dhe onkologët e rrezatimit.

Mbikëqyrja aktive

Ju mund të zgjidhni mbikëqyrjen aktive nëse rreziqet dhe efektet e mundshme anësore të trajtimit tejkalojnë dobitë e mundshme. Mjeku mund t’ju preferojë mbikëqyrjen aktive nëse ju jeni diagnostikuar në fazat e hershme të kancerit të prostatës që duket se zhvillohet ngadalë. Mjeku po ashtu mund t’ua ofrojë këtë opsion nëse ju jeni i moshuar ose në keni probleme të tjera shëndetësore.

Zgjidhja e mbikëqyrjes aktive nuk do të thotë se ju jeni dorëzuar. Kjo do të thotë se ju po hiqni dorë nga efektet anësore të ndërhyrjes kirurgjike ose terapisë rrezatuese. Duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike ose terapisë rrezatuese, nuk i garanton një mashkulli se do të jetojë më gjatë se një mashkull i cili zgjedh të mos trajtohet.

Nëse ju dhe mjeku pajtoheni se mbikëqyrja aktive është një ide e mirë, mjeku juaj do t’ju kontrollojë juve rregullisht (si për shembull çdo tre ose gjashtë muaj, së pari). Pas rreth një viti, mjeku mund t’ju urdhërojë ta bëni biopsinë për të parë pikët e Gleasonit. Ju mund ta filloni trajtimin nëse pikët e Gleasonit rriten, nivelet e PSA fillojnë të rriten, ose nëse ju zhvilloni simptoma. Ju do t’i nënshtroheni operacionit kirurgjik, terapisë rrezatuese ose ndonjë qasje tjetër.

Mbikëqyrja aktive shmang ose shtyn efektet anësore të operacionit ose terapisë rrezatuese, por kjo zgjidhje ka rreziqet e veta. Te disa meshkuj kjo mund të zvogëlojë shanset për të kontrolluar kancerin para se ai të shpërndahet. Po ashtu, mund të jetë më vështirë të përballemi me operacionin ose terapinë rrezatuese kur jeni më i moshuar.


Operacioni është një opsion për meshkujt në fazën e hershme (shkalla I dhe II) e të kancerit të prostatës. Kjo ndonjëherë është opsion edhe për meshkujt me Shkallën III ose IV të kancerit të prostatës. Operacioni mund të largojë të gjithë prostatën ose një pjesë të saj.
Para se kirurgu ta largojë prostatën, fillimisht mund të largohen nyjat limfatike në pelvik. Nëse qelizat e kancerit të prostatës gjenden edhe në nyjat limfatike, atëherë ato mund të jenë shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Nëse kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike, atëherë kirurgu jo-gjithmonë largon postatën dhe mund të sugjerojë lloje të tjera të trajtimit.
Ka disa lloje të operacioneve kirurgjike për kancerin e prostatës. Secili ka dobitë dhe rreziqet. Ju dhe mjeku duhet të bisedoni së bashku për llojet e kancerit dhe cili prej opsioneve mund të jetë i duhuri për ju.
- Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në trupin tuaj për të larguar tumorin. Ka dy qasje në këtë metodë:

Përmes abdomenit – Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje në abdomen. Kjo quhet prostatektomi radikale retropubike.
Në mes të scrotumit të herdheve (testiseve) dhe anusit – Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje në mes të scrotumit të herdheve ( qeskës së testiseve) dhe anusit. Kjo quhet prostatektomi radikale perineale.

- Prostatektomi laparoskopike: Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes disa prerjeve të vogla, në vend se të bëjë një prerje të madhe. Gjatë kësaj procedure, një gyp i hollë i ndriçuar (laparoskop) ndihmon kirurgun ta largojë prostatën.

- Operacion robotik laparoskopik: Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje të vogël. Laporoskopi dhe roboti përdoren për të larguar prostatën. Kirurgu përdor dirigjues të vendosur nën ekranin e kompjuterit për të kontrolluar lëvizjet e robotit.

- Kriokirurgjia: Për disa meshkuj kriokirurgjia mund të jetë opsion. Kriokirurgjia fut një pajisje përmes një prerje të vogël në mes të skrotumit (qeskës së herdheve) dhe anusit. Pajisja ftoh dhe vret qelizat e indit të prostatës.

- OTUP: Një burrë me kancer më të avancuar të prostatës mund të zgjedhë trajtimin me anë të metodës OTUP (Operimi transuretral i prostatës) për të lehtësuar simptomat. Kirurgu fut një sferë gjatë, të hollë, përmes uretrës. Një pajisje prerëse në fund të sferës largon indin nga brendia e prostatës. OTUP mund të mos e largojë të gjithë kancerin, por mund ta largojë indin i cili bllokon kalimin e urinës.
Në ditët ose javët e para të ndërhyrjes ju mund të mos jeni komfort. Megjithatë, barnat mund t’u ndihmojnë të kontrolloni dhimbjen. Para ndërhyrjes, ju duhet ta diskutoni planin e lehtësimit të dhimbjeve me mjekun ose pjesën tjetër të stafit mjekësor. Pas operacionit, mjeku mund të caktojë një plan nëse ju keni nevojë për qetësim më të mëdha të dhimbjes.

Koha e nevojshme për t’u shëruar pas operacionit ndryshon nga njëri te një mashkull tjetër dhe varet edhe nga lloji i operacionit. Ju mund të qëndroni në spital për një deri në tre ditë.
Pas operacionit, uretra ka nevojë për t’u shëruar andaj do të jetë e nevojshme të mbani kateter. Kateteri është një gyp i cili futet përmes uretrës në fshikën e urinës për të zbrazur urinën. Ju do të duhet ta mbani kateterin për pesë ditë deri në tre javë. Infermierja ose mjeku do t’ju tregojnë se si të kujdeseni për të.

Pas operacionit, disa meshkuj humbin kontrollin e rrjedhjes së urinës (mospërmbajtje/inkontinencë urinare). Shumica e meshkujve fitojnë së paku ca kontroll mbi fshikën pas disa javësh.

Operacioni mund t’i dëmtojë nervat rreth prostatës. Dëmtimi i këtyre nervave mund ta bëjë mashkullin impotent (të mos jetë në gjendje të ketë ereksion – ngritje të penisit). Në disa raste, kirurgu mund t’i mbrojë nervat të cilat kontrollojnë ereksionin. Por nëse keni tumor të madh ose tumor që është shumë afër nervave, kirurgu mund të shkaktojë impotencë. Impotenca mund të jetë e përhershme. Ju mund të bisedoni me mjekun tuaj për barnat dhe mënyrat tjera të cilat do të mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni efektet anësore ****uale të trajtimit të kancerit të prostatës.
Nëse prostata largohet, ju më nuk do të mund të prodhoni farë. Ju do të keni orgazma të thata. Nëse dëshironi të keni fëmijë, ju duhet të mendoni të konservoni spermën ose ndonjë procedurë të nxjerrjes spermës që para ndërhyrjes.


Terapia rrezatuese 

Terapia rrezatuese mund të jetë opsion për meshkujt në cilëndo shkallë të kancerit të prostatës. Meshkujt me shkallë të hershme të kancerit të prostatës mund të zgjedhin terapinë rrezatuese në vend të kirurgjisë. Ajo po ashtu mund të përdoret pas operacionit për të shkatërruar qelizat e kancerit të cilat kanë mbetur në zonë. Në fazat e vonshme të kancerit të prostatës, trajtimi me rrezatim mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve.

Terapia e rrezatimit (e quajtur në mjekësi edhe radioterapi) përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat vetëm në zonën e trajtuar.

Mjekët përdorin dy lloje të terapisë së rrezatimit për të trajtuar kancerin e prostatës. Disa meshkuj pranojnë të dyja:

~ Rrezatimi i jashtëm: rrezatimi vjen nga një makinë e madhe jashtë organizmit. Ju do të duhet të shkoni në spital ose klinikë për këtë lloj trajtimi. Trajtimet zakonisht zgjasin pesë ditë në javë për shtatë javë. Shumë meshkuj pranojnë rrezatime tredimensionale konformale ose terapi rrezatuese me intensitet të rregulluar. Këto lloje të trajtimi përdorin kompjuterë për shënjestra më me saktësi kancerin për të pakësuar dëmtimet në indin shëndetshëm afër prostatës.
~ Rrezatimi i brendshëm (rrezatimi i implantuar ose brakiterapia): rrezatimi vjen nga materiali radioaktiv që përfshihet në impiante shumë të vogla të quajtura bërthamëza. Dhjetëra bërthama të tilla vendosen brenda gjilpërave dhe ato më pas futen në prostatë. Gjilpërat më pas largohen, duke i lënë bërthamat brenda. Ato japin rrezatim për disa muaj. Ato nuk ka nevojë të largohen pasi rrezatimi të përfundojë.

Efektet anësore varen kryesisht nga doza dhe lloji i rrezatimit. Pacientët zakonisht dalin shumë të lodhur nga terapia, veçanërisht në javë e fundit të trajtimit. Pushimi është shumë i rëndësishëm, por mjekët zakonisht këshillojnë pacientët të përpiqen të qëndrojnë aktiv, përderisa kjo nuk u shkakton dhimbje ose probleme të tjera.

Nëse pacienti ka pasur rrezatim të jashtë, mund të kenë diarre dhe urinim të shpeshtë dhe jo të rehatshëm. Disa meshkuj kanë probleme me zbrazjen dhe urinimin për një kohë më të gjatë. Lëkura në zonën e trajtuar mund të bëhet e kuqe, e thatë dhe e ndjeshme. Ju po ashtu mund të humbi qimet në zonën e trajtuar. Qimet mund të mos kthehen kurrë.

Rrezatimi i brendshëm mund të shkaktojë inkontinencë (mospërmbajtje urinare) Efektet anësore zakonisht largohen me kalimin e kohës.

Edhe rrezatimi i brendshëm edhe ai i jashtëm mund të shkaktojë impotencë. Ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj për t’ju ndihmuar si të përballeni me këto efekte anësore.

Terapia hormonale

Një mashkull me kancer të prostatës po ashtu mund të marrë edhe terapi hormonale para, gjatë dhe pas terapisë rrezatuese. Terapia hormonale po ashtu mund të përdoret e vetme për kancerin e prostatës që është rikthyer pas trajtimit.

Hormonet mashkullore (androgjenet) mund të bëjnë që kanceri i prostatës të rritet. Terapia hormonale i pengon qelizat e kancerit të prostatës për të marrë hormonet mashkullore për të cilat ato kanë nevojë për t’u rritur. Testikujt janë burimi kryesor i hormonit mashkullor testosteronit. Gjëndra mbiveshkore krijon hormonet tjera mashkullore dhe një sasi të vogël të testosteronit.

Terapia hormonale përdor barna ose operacion:

- Barnat: Mjeku juaj mund t’ju preferojë një ilaç që bllokon hormonet natyrale:

Agonistët e hormonit lirues të hormonit luteinizues (HLHL): Këto barna mund të parandalojnë testikujt për të prodhuar testosteron. Shembull janë leuprolidi, goserelina dhe tiptorelina. Niveli i testosteronit bie ngadalë. Pa testosteron tumori tkurret ose rritja e tij ngadalësohet. Këto barna po ashtu quhen agonistë të hormonit lirues të gonadotropinës.
Androgjenët: Këto barna mund të bllokojnë veprimet e hormoneve mashkullore. Për shembull flutamidi, bikalutamidi, dhe nilutamidi.
Barnat tjera: Disa barna mund të parandalojnë gjëndrën mbiveshkore për të prodhuar testosteron, për shembull ketokonazoli dhe aminoglutetimidi.

- Operacioni kirurgjik: Ndërhyrja kirurgjike e quajtur orkiektomi largon testikujt.

Pas orkiektomisë ose trajtimit me agonistë të HLHL, trupi juaj nuk merr më testosteron nga testikujt, burimi më i madh për hormone të meshkujve. Pasi gjëndra mbiveshkore prodhon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore, pacienti mund të marrë një terapi me androgjen për të bllokuar veprimet e hormoneve që mbeten. Ky kombinim i trajtimeve i njohur si bllokim total i andogjenëve (ose bllokim i kombinuar i androgjeneve). Megjithatë, studimet kanë treguar se bllokimi total i androgjeneve nuk është më efektiv se ndërhyrja kirurgjike ose vetëm terapia me agonistë të HLHL.

Terapia me hormone jep edhe efekte anësore, si impotencë, afshe të nxehta dhe humbje të dëshirës ****uale. Po ashtu disa trajtime të cilat ulin nivelet e hormoneve mund të dobësojnë eshtrat. Mjeku mund të këshillojë barna të cilat ulin rrezikun e thyerjeve të eshtrave.

Agonisët HLHL mund t’i përkeqësojnë simptomat për një kohë të shkurtër fillimisht. Ky problem i përkohshëm quhet “ndezje”. Për të parandaluar ndezjen mjeku mund t’ju japë një androgjen për disa javë së bashku me agonistin e HLHL.

Disa agonistë HLHL si leuprolidi mund të japin rritje të yndyrës trupore, veçanërisht rreth belit. Nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten po ashtu, dhe meqë pacienti rrezikon diabetin dhe sëmundjen e zemrës, mjeku do të duhet t’i përcjellë këto efekte anësore.

Androgjenët mund të shkaktojnë nauze, diarre ose rritje apo ndjeshmëri të gjinjve. Rrallë, ato mund të shkaktojnë probleme me mëlçisë (dhimbje në abdomen, sy të verdhë, ose urinë të errët). Disa meshkujt mund të kenë frymëmarrje të shkurtra ose pamjaftueshmëri zemre. Disa mund të kenë probleme të përshtaten në ndryshimet e përnjëhershme të dritës.

Nëse pacienti pranon bllokim total androgjen, mund të ketë më shumë efekte anësore se sa nëse merr vetëm njërin lloj të trajtimit hormonal.

Nëse përdoret për një kohë të gjatë ketokonazoli mund të shkaktojë probleme në mëlçi dhe aminoglutentimidi mund të shkaktojë puçrra në lëkurë.

Mjekët zakonisht e përdorin terapinë hormonale për të trajtuar kancerin e prostatës që është shpërndarë edhe në pjesë të tjera të trupit. Për disa burra, kanceri do të jetë në kontroll për dy ose tre vite, por disa të tjerë kanë një përgjigje më të shkurtër të terapisë hormonale. Kohë pas kohe, kanceri i prostatës mund të rritet nga pak edhe pa hormone mashkullore, dhe terapia hormonale nuk është më ndihmuese. Në këtë rast mjeku mund të preferojë kemoterapinë ose format tjera të trajtimit. Në shumë raste, mjeku mund të preferojë vazhdimin me terapi hormonale pasi ajo mund të vazhdojë të jetë efektive kundër disa qelizave të kancerit.


Kemoterapia mund të përdoren te rastet e kancerit të prostatës të cilat janë shpërndarë dhe më nuk përgjigjen ndaj terapisë hormonale.

Kemoterapia përdor barna të cilat vrasin qelizat kanceroze. Barnat për kancerin e prostatës zakonisht jepen përmes venave (intravenoze) . Ju mund të pranoni hemoterapinë në klinikë, në ordinancën e mjekut ose në shtëpi. Disa meshkuj kanë nevojë për të qëndruar në spital gjatë trajtimit.

Efektet anësore varen kryesisht nga barnat të cilat jepen dhe sa shumë jepen. Kemoterapia vret qelizat e kancerit që zhvillohen shpejt, por barnat po ashtu mund të dëmtojnë edhe qelizat normale të cilat ndahen më shpejtë:

~ Qelizat e gjakut: Kur kemoterapia zvogëlon nivelet e qelizave të shëndetshme të trupit, ju jeni më me gjasa për t’u prekur nga infeksionit, të nxiheni ose të gjakoseni me lehtësi, dhe të ndjeheni të dobët dhe të lodhur. Stafi mjekësor do të kontrollojë nivelin e qelizave të gjakut. Nëse niveli i tyre është i ulët, stafi shëndetësor mund ta ndalojë kemoterapinë për një kohë ose të reduktojë dozën. Po ashtu ka barna të cilat ndihmojnë trupin të krijojë qeliza të reja.
~ Qelizat në rrënjët e flokëve: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të flokëve. Nëse ju humbni flokët, ato do të kthehen më vonë, por mund ta ndryshojnë ngjyrën dhe dukjen.
~ Qelizat në mukozën e traktit digjestiv: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të apetitit, nauze dhe vjellje, ose edhe diarre. Stafi mjekësor mund t’ju japë barna dhe t’ju këshillojë për rrugë të tjera për të eliminuar këto probleme.

Efektet tjera anësore përfshijnë frymëmarrje të shkurtra, dhe problem me trupin për të mbajtur ujin shtesë. Stafi mjekësor mund t’ju japë barna për t’ju mbrojtur kundër ujit të tepërt që mblidhet në organizëm. Po ashtu kemoterapia mund të shkaktojë puçrra në lëkurë, mavijosje ose mpirje në duar dhe shputa, dhe sy të përlotur. Stafi mjekësor mund t’ju këshillojë për mënyrat për të kontrolluar këto probleme. Shumica largohen pasi trajtimi të përfundojë.

/mjeku.net/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi