Programe Forum - Welcome
Dokumentet e para të shqipes së shkruar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Dokumentet e para të shqipes së shkruar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

2 posters

Shko poshtë

Dokumentet e para të shqipes së shkruar Empty Dokumentet e para të shqipes së shkruar

Mesazh nga Master Wed Jun 22, 2011 9:31 am

Dokumentet e para të shqipes së shkruar Albanologji702353535

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

1. Formula e Pagëzimit (1462)
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI)

Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.

1. Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t`i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t`i dërgonin fëmijët në kishë t`i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni
" Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr`emen`t Atit e t`birit e t`shpirtit shenjt".
Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497
Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.
Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar
Ai i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e Jugut.
Po para këtyre tri dokumenteve a ka qenë e shkruar gjuha shqipe?
Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk është e dokumentuar.
nga gjuhashqipe
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumentet e para të shqipes së shkruar Empty Re: Dokumentet e para të shqipes së shkruar

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 4:38 am

Mos harro edhe Mesharin e Gjon Buzukut(o dak).

Në të kaluarën e afërt, nga studiues të ndryshëm u bënë përpjekje të mëdha për të hedhur dritë mbi Mesharin në fusha të ndryshme si, gjuhësia, letërsia, historia etj, duke lënë pasdore anën esenciale të tij se, a ishte “Meshari” libër liturgjik kishtar, apo jo? Ç`është e vërteta, për këtë lëndë në fillim të viteve ‘30, albanologu frëng Mario Rok (Roques) si dhe me vonë prof. Çabej, Injac Zamputi etj, kishinë afruar rreth kësaj çështje diçka por, pastaj çështja mbeti pa u thelluar dhe e pa avancuar.
Për ta bërë përsaktësimin e këtij libri deri tani të parë në gjuhën shqipe, sa ishte dhe a ishte libër liturgjik kishtar, duhet të bëhet një analizë sintetizuese e kushteve kishtare, (pa hyrë në ato politike) të kohës së Buzukut!


Rrethanat e kohës
Bota perëndimore e shek. XV dhe XVI nga trazirat e brendshme që kishte, të shkaktuara nga zgjimi i ideologjive të reja dhe përpjekjeve për t’i përcaktuar kufinjtë mbetërorë në nivele kombëtare, nuk ishte më e bashkuar. Ajo tashmë merrej me interesat vetiake dhe jo më me ato të përgjithshme. Në këtë rrëmujë evropiane gjendej edhe Kisha katolike, si pushtet shpirtëror dhe politik i Perëndimit e cila ishte e stërmbushur me padira të ndryshme kundrejt saj.
Papët e Renesansës, vitet 1431-1513, si majë e piramidës kishtare dhe shtetërore, në vend që të merreshin me problemet e kohës me të cilat ballafaqohej Kisha Shtetërore universale (katolike), siç ishte edhe pushtimi i Konstantinopojës prej sulmeve Turke (1453) si dhe paralajmërimi i Reformacionit (ndarjes se Kishës), përqendroheshin në interesat e ngushta shtetërore të kryeqytetit romak duke e zbukuruar me vepra artistike, për ta bërë qendër të njohur të humanizmit dhe të kulturës botërore.
Si rezultat i moskuptimit të ndërsjelltë të kokave të nxehta brenda kishës katolike, lindi reformacioni evropian në mesjetë, me të cilën fillonte epoka e re kishtare, e cila, sipas historianëve, i kishte sjellur Kishës së Romës një tronditje te madhe, pasojat e së cilës ishin të pallogaritura. Reformacioni shkatërroi unitetin e deriatëhershëm të kishës dhe përçau themelet e besimit. Nga ajo kohë mendimi kishtar në aspektin dogmatik, liturgjik etj, nuk ishte më unik, por i shpërndarë në katolike, luterane, reformatore, protestante, kalviniste, heretike etj. Por, ky ballafaqim për Kishën e Romës ishte një ndër ato të shumta me të cilat ndeshej në të kaluarën Barka e Shën Pjetrit!



Kisha e Romës dhe librat liturgjike
Kisha e Romës si trashëguese e primatit nga shën Pjetri Apostull, në të kaluarën kishte mbi të gjitha një kujdes të veçantë ndaj mësimeve dogmatike, baritore, ideologjike, kulurore, të cilat shpreheshin nëpërmjet librave të ndryshëm e sidomos nëpërmjet librave liturgjikë. Ky kujdes është ripohuar pothuajse në të gjitha. Koncilet e përgjithshme të mbajtura, gjithsejt 19 (duke llogaritur këtu edhe atë të Trentos),
Librat liturgjikë dallojnë nga librat e fushave të lartpërmendura. Fjala liturgji është fjalë greke që në leksikun e krishterizmit ka domethënien e shërbesës hyjnore, shërbesë e cila përcaktohet nga Selia e Shenjtë dhe autoritetet e larta kishtare. Edhe librat liturgjikë janë tekste të përcaktuara po nga Selia e Shenjtë dhe autoritetet e larta kishtare, me të cilat kryhet shërbesa hyjnore. Në librat liturgjikë në kohën parabuzukiane hynin Breviari (officium-lat), libër i lutjeve të orëve të ditës, me të cilin janë shërbyer klerikët dhe personat e kushtuar (urdhërat e ndryshëm rregulltarë) dhe Meshari (Missale-lat) libër i cili përmban leximet dhe lutjet e shërbesës euharistike.
Këta libra liturgjikë të përcaktuar më dekrete papnore, kanë qenë në qendër të vëmendjes të papëve dhe Koncileve të ndryshëm, por një përcaktim të përafërt nga forma dhe gjuha (latine). e bëri papa Gregori VII në shek XII. Më pas, në shek XIII-XIV në këtë drejtim u bënë ndryshime, përmirësime, zgjerime, të ndikuara nga urdhëra të ndryshëm si pasqyrim e vlerave shpirtërore. Një lloj përkujdesi dhe interesi më i madh për këto libra u tregua në Koncilin e pestë të Lateranit mbajtur në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, më 1512-1517, në veçanti nga papa Leoni X.



Prova e një tradite të pandërprerë
Në përfundimet e Koncilit në fjalë, shek, XVI, ishte konstatuar se në librat liturgjikë ka ndryshime sidomos në përdorimin e tyre në gjuhët e ndryshme popullore. Prandaj, Koncili bëntë apel tek ipeshkvijtë dhe abatët që ndryshime të tilla të bëheshin nën mbikqyrjen e tyre. Kisha katolike, pasi është universale, ka lejuar që të ketë pjesë të shtuara në Breviar dhe Meshar në gjuhët e popujve të ndryshëm, por gjithnjë, pa prishur esencën (korrnizen) e këtyre librave liturgjikë si shprehje e unitetit me Kishën e Romës. Edhe pse disa gjëra kanë qenë të përcaktuara, apo të urdhëruara nga Selia e Shenjtë, me dekretet papnore të quajtura Ekstravagantes Comunes (dekrete të veçanta të përbashkëta) të viteve 1281-1478, për shkak të kërkesave në këtë kohë, në to janë bërë përshtaje të pjesëve dytësore, shprehje besimi e njëjtë nëpërmjet formave të kulturave të ndryshme, por duke ruajtur gjithnjë vazhdimësinë e traditës së Kishës së Romës gjatë shekujve. Këtë dëshmi, të traditës së pandërprerë e përforcon edhe Papa Pali V në Hyrjen e Përgjithshme të Mesharit Romak, Romë 1969, ku ndër të tjera thotë: “Vërtet Meshari i vitit 1570 fort pak dallohet nga Meshari i parë, i botuar në vitin 1474 i cili ndjek besnikërisht Mesharin e kohës së Papës Inocenti III, fundi e shek.XII (1198 –1216.) Këtë fenomen Selia e Shenjtë e ka toleruar për shkak të situatës, rrethanave dhe dobisë shpirtërore të besimtarit dhe nuk ka marrë ndonjë ndëshkim ndaj tyre. Kjo gjë shihet sipas dokumentave të Koncilit të Lateranit të larpërmendur.



Koncili i Trentit dhe librat liturgjikë
Kisha e Romës e shek. XVI, në kohën kur po ballafaqohej me një shthurje të brendshme, e pa të domosdoshëm organizimin një Koncili të ri, të cilin e mbajti në qytetin e Trentos në vitin 1545-1563. Koncili i Përgjithshëm Kishtar i Trentit, për shkak të rrethanave të krijuara (të presioneve të bëra nga jashtë sidomos nga gjermanët), dashur e padashur kishte marrë një pozicionim të një demokratizimi kishtar. Ai, me punët e zhvilluara në periudhën e parë, të dytë dhe të tretë të saj, (1545-49, 1551-52, 1561-63) në sferën teologjike dhe baritore, kishte përcaktuar temat mbi: Euharistinë (Meshën e shenjtë), librat liturgjikë (tekstet zyrtare) tekstet biblike, lutjet, ritet sakramentale dhe çështjen e përdorimit të gjuhës së vendit etj. Koncili, duke u ballafaquar me idetë e reformës protestante dhe për të justifikuar mësimet dogmatike, botimet e teksteve liturgjike si: Breviarit Romak (lutja zyrtare e orëve) në vitin 1568 dhe të Mesharit në 1570 (libri i kremtimit të Meshës së shenjtë), vendosi në formë të prerë që t’i mbante nën kompetencën e Selisë së Shenjtë dhe të jenë në gjuhën latine dhe jo në atë vendore, në krahasim me Biblën, tekstet rituale dhe ato katekistike që lejoheshin të përktheheshin në gjuhën vendore të mbikqyrura nga ipeshkvijtë vendorë. Madje, ndër të tjera, Koncili kishte vendosur edhe institucionet e censurës dhe të indeksit të librave të ndaluar (Index librorum prohibitorum) të vitit 1559 dhe 1564.



Libri i Buzukut
Libri i Dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555, u përkthye dhe u përgatit gjatë sesionit të dytë dhe të tretë të Koncilit të Trentos. Këtij libri nga studiues të mirëfilltë i janë bërë një sërë leximesh si: Imzot Pal Schkiroj (1909), Atë Justin Rrota, i cili tri kopjet e Mesharit i solli nga Biblioteka e Vatikanit në Shqipëri në vitin 1929, Namik Ressuli, Martin Camaj, Eqrem Çabej. Sa për kujtesë, përmendim paksa përmbajtjen: Officium parvum B. M. Virginis (Ofici i vogël i së Lumes Mari Virgjër) f.13-33, (faqet janë shënuar sipas transkriptimit të Çabejt); Officio in Aduentu, (Lutjet e Kohës së Ardhjes së Krishtit), fq33-41, me antifona, lekcionar dhe lutje; Septem psalmi paenitentiales (shtatë psalmet pendestare), fq 41-49; Litanie (Litanitë), fq 49-55; Suffragia deprecatiuncule ose Ad vesperas officii defunctorum (Lutjet e mbrëmjes për të vdekur), fq 55-61, me himne, psalme dhe antifona; Cathecuminum exorcismorum (Katekizmi mbi ekzorcizmin), fq 61-83. Në këtë kapitull gjenden temat: Decem precepta, (Dhjetë urdhërimet e Zotit), fq 61-63, me një shpjegim të zgjerua; De septem operibus misericordie (shtatë veprat e mëshirshme), fq 65-69; Duodecimo artikuli fidei, (dymbëdhjetë artikujt e fesë të urdhëruara nga Kisha e shenjtë) fq 69; Rituale baptizmi cum cathecesi (Rituali i pagëzimit të të rriturve me katekezë), fq 69-81 dhe Ordo desposandi, (Riti i kurorëzimit), fq 81-83. Në Kapitullin e fundit në pjesën me të madhe të librit gjenden të përfshira pjesët e Mesharit (Missalae) 85-387, si: leximet e ndryshme biblike dhe lutjet për gjithë vitin liturgjik kishtar dhe të kremtet e rëndësishme kishtare. Në fundin të faqes është dhe Colophon (Kolofoni) me shënimet biografike dhe data e botimit. Prof. Çabej, në studimin e tij thotë se nga 110 fletë ose 220 faqe, kanë humbur 16 fletë ose 32 faqe. Ai konstaton se në fletët e humbura e të grisura (nëntë copë skizma) ka pjesë katekizmi nga Besëlidhja e Vjetër (Zanafilla), ndërsa në fletët të para të librit, ndër të cilat gjithashtu mungojnë 8, ka qenë titulli i librit dhe vendi botimit. Sipas përmbajtjes së librit, disa autorë si Çabej e të tjerë konstatojnë se ky libër është një meshar.
Duke u mbështetur në argumentet e thëna më lart, më rezulton se libri i Buzukut me konceptin e paraqitur, nuk mund të quhet e as mund të hyjë në radhën librave liturgjikë kishtarë.
Një Meshar apo Breviar sipas ligjeve kishtare, përveç të tjerash (gjuhës, lejes së botimit), nuk ka mundur që ta ketë një përmbajtje të tillë, siç paraqitet më lart. Po ashtu këtij libri në kuptimin e një Meshari, i mungon përveç Kalendarit të të Kremteve e disa pjesëve të tjera, Rendori i Meshës, pjesë e së cilës është Kanoni i Meshës (Canon Missae), lutja euharistike dhe lutja e shugurimit të ostes dhe verës që është esenca dhe pjesë e pandryshuar nga koha apostolike, e cila do t’ia jepte të drejtën për të qenë Meshar. As autori në fjalë (Buzuku) në paraqitjen e temave nuk e shënon askund një gjë të tillë!
Nëse do të quhej Meshar Romak, sipas Imzot Kazazit dhe studiuesve të tjerë pasues të tij, atëherë kjo vepër për kishën katolike do të cilësohej si vepër intriguese. Meshari Romak në gjuhën shqipe, i autorizuar nga Selia e Shenjtë dhe autoritet kishtare vendore për t’u përdorur me popull është Meshari i të Kremteve, botuar në Romë vitin 1966, përkthyer dhe zhvilluar nga Atë Daniel Gjeçaj. Ky libër, nga përmbajtja, është më i përafërti i atij të Buzukut. Ndërsa Meshari i fundit është Meshari Romak, që është në përdorim edhe sot, përkthyer nga Dom Simon Filipaj (Ferizaj 1991).



Meshari titullim i gabuar
Në bazë të asaj që është thënë më lart, vepra e Dom Gjon Buzukut nuk është hartuar dhe botuar sipas direktivave të Selisë së Shenjtë as të ndonjë ipeshkvi vendor. Ky mendim bazohet duke shikuar veprën si tërësi. Por Dom Gjon Buzuku nuk ishte në një përballje me këto autoritete kishtare, sepse tek Litanitë e përgjithshme të shenjtërve, bën lutje për Papën dhe Ipeshkvin. Edhe pse gjinden emrat e disa meshtarëve (emrat e të cilëve janë shkruar në dorëshkrim) që janë shërbyer me këtë libër, ky nuk ishte as libër liturgjik që mund të përdorej brenda një dioqeze, sepse në fund të litanive ai lutet, duke përmendur edhe emrin e vet dy herë dom Gjoni dhe lutet për” “... shpirtit së tatësë tim e të mamësësime.. dhe mamën time” (fq 55). Gjëra të pa pranueshme për librat liturgjike kishtare.
Pikërisht, përkthimi, hartimi dhe botimi i tij nga Dom Gjon Buzuku, nuk do të çmohej ndryshe veçse një përpjekje e një prifti të thjeshtë idealist, i përkrahur apo jo nga ndonjë prelat i lartë kishtar (ipeshkëv) për ruajtjen e gjuhës së popullit dhe besimit katolik në trevat shqiptare, të cilat ishin në prag të pushtimit të plotë nga turqit, që më 1571 morën Ulqinin dhe Tivarin. Këto shqetësime të tij, pasi populli shqiptar, si më i vjetri në Gadishullin Ballkanik, po rrezikohej të asimilohej jo vetëm nga pushtuesi osman, por edhe nga fqinjët ortodoksë, serbë, bullgarë e grekë, Don Gjon Buzuku i shpreh tek De septem operibus miseriveprat e mëshirshme), (fq 65-79) ku shumë shkurt, përmend 12 artikujt e fesë (fq 69), e ndër të tjera ai thotë: ai që nuk e mban fenë Krishtit “veten e banem turk”.
Kjo veprimtari e Dom Gjom Buzukut, përveç që përtërinte, ruante, edukonte dhe zgjeronte besimin katolik shqiptar, për kohën për të cilën bëhet fjalë, plotësonte boshllëkun e literaturës kishtare shqiptare të kësaj natyre për të cilën na flet edhe Imzot Pjetër Bogdani në relacionin e vet dërguar Selisë së Shenjtë më 1665. Synimin e ngritjes së kulturës fetare kombëtare me botimet e tyre e treguan me përkrahjen e Selisë së Shenjtë edhe Papas Lekë Matrenga, duke përkthyer në shqip katekizmin E mbësueme e Kreshtere në vitin 1592, Imzot Pjetër Budi, me Doktrina e Krishtere, 1618, Rituali Romak, Pasqyra e të rrëfyemit, 1621, si një ndihmesë siç thotë ai “Prifnët e shërbëtorëvet kishesë Tinzot qi të gjindene ndë giuhu te Arbeneshe”, Imzot Frango Bardhi, me proverbat e tij biblike të botuara në Fjalorin latinisht – shqip, 1635, Imzot Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve 1685, Dokumentet në shqip të Kuvendit të Arbërit 1706, madje, përkthimet e para të teksteve biblike të shek. XIX e në vazhdim nga Gregori i Durrësit, Vangjel Meksi, Konstatin Kristoforidhi, Fan Noli e Dom Simon Filipaj.
Si përfundim, në bazë të te gjithë argumentave që shtrova gjatë kësaj ligjërate, vepra e Don Gjon Buzukut, e cila deri tani është quajtur Meshar nga shumë studiues, nuk mund të jetë as Meshar dhe as një libër liturgjik e mirëfilt, por thjesht një vepër e rëndësishme për kohën e vet, i cili shumë mirë luajti rolin e një Meshari, Breviari, Rituali dhe Katekizmi. Vepra e Buzukut e quajtur Meshar titullim i gabuar.

Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi