Programe Forum - Welcome
Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur

Shko poshtë

Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur Empty Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur

Mesazh nga Embelsira prej Fri Jul 22, 2011 8:59 pm

Duke cituar mediat vendase, BBC njofton se shpërthimi në qendër të Oslos është shoqëruar edhe me një incident në afërsi të kryeqytetit, ne ishullin Utoya, gjatë një takimi të të rinjëve anëtarë të partisë që kryeministri Stoltenberg drejton.Nga njoftimet, mësohet se një njeri i veshur si oficer ka hapur zjarr, duke shkaktuar pesë të plagosur.Ende nuk ka të dhëna nëse shpërthimi dhe ky incident kanë lidhje, dhe nëse ka patur viktima në rradhët e të rinjëve. Mesohet se te rinjte prisnin ti vizitonte kryeministri, Jens Stoltenberg.Televizioni shtetëror njofton se eshte arrestuar personi i cili hapi zjarr ne ishullin Utoya, ne afersi te Oslos.Deri në këto momente askush nuk ka marrë përsipër sulmet.
17:10Televizioni NRK, raporton se tashme policia ka pranuar se ka disa viktima, por pa dhene ende nje numer te sakte. Sipas te njetit burim, policia e kryeqytetit norvegjez ka njoftuar nje konference per shtyp ne oren 17:30, ku pritet te jepen detaje lidhur me shperthimin e pak minutave me pare ne qender te OSLOS.
17:00
Një shpërthim në afërsi të selisë së qeverisë ka goditur kryeqytetin norvegjez Oslo, raportojnë mediat vendase.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se një makinë ka qenë epiqendra e shpërthimit. Policia, raportojnë mediat vendase, është duke larguar njerëzit dhe gazetarët pranë vendit të shpërthimit, nga frika e shpërthimeve të tjera.
Nga shpërthimi u përfshi zyra e ministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, e cila ndodhte në katin e 17-të. televizioni shteteror norvegjez, njoftoi se kryeministri nuk eshte lenduar dhe eshte i sigurt. Ministria e Naftës është përfshirë nga flakët, nderkohe qe raportimet e para flasin se kjo ministri mund te kete qene edhe epiqendra e shperthimit.
Sipas raportimeve të korrespondentëve të agjencisë, Reuters, deri tani thuhet se janë 8 persona të plagosur.
Polica dhe zyrtaret vendas nuk pranojne te japin informacion lidhur me shkaqet e shperthimit.
Por sipas Reuters, Norvegjia si vend anëtarë i NATO-së është kërcënuar disa herë nga Al-Qaida për përfshirjen e saj në luftën në Afganistan. Norvegjia ka marrë pjesë gjithashtu edhe në sulmet në Libi, ndaj Muammar Gadafit, i cili pak kohë më parë kërcënoi Evropën se do ta sulmonte, nëse nuk ndalonte bombardimet.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur Empty Re: Shpërthim në Oslo, policia: Disa të vdekur

Mesazh nga Master prej Fri Jul 22, 2011 9:05 pm

Po tronditen dhe vendet e qeta
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi