Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Cefalea dhe migrena

Shko poshtë

Cefalea dhe migrena

Mesazh nga Master prej Sun Jul 24, 2011 7:31 am



Shpesh, për të treguar një dhimbje të zakonshme të kokës, përdoren termat cefalea dhe migrenë, por në realitet termat shprehin dy situata të ndryshme.

Me cefalea kuptohet çdo lloj dhimbjeje që i referohet kokës dhe shkaktohet nga disa patologji, si: traumat, temperatura që vjen si pasojë e sëmundjeve infektive (gripi), sforcimeve pamore që vijnë si pasojë e shqetësimeve të shikimit, pezmatimit të inedeve trunore apo meningjitit, të nxehtit etj. Me t'u gjetur faktori shkaktues dhe me t'u përdorur masa e duhura për rastin, cefalea sprapset plotësisht.

Me migrenë kuptohet një sindromë e karakterizuar nga një dhimbje e lokalizuar në gjysmën e kokës. Është një sindromë, shkaku i së cilës mbetet i panjohur. Dihet që godet njësoj të rriturit dhe fëmijët dhe që ekziston një prirje familjare.

Prindërit që vuajnë nga migrena kanë probabilitet të lartë të kenë fëmijë që vuajnë nga migrena.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cefalea dhe migrena

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 5:26 am


Çfarë është migrena (dhimbja e kokës)?


Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj. Migrena tashmë quhet një sëmundje neurologjike.Mendohet se ka të bëjë me uljen apo mosfunksionimin e një lënde me emrin serotonin. Migrena është një sëmundje e kurueshme.

Tek femrat shfaqet tre herë më shumë se meshkujt si pasojë e ndryshimeve hormonale të tyre. Ataku i parë ndodh zakonisht para moshës 40 vjeçare. Vazhdojnë kërkimet përsa i përket mendimit se mund të jetë e trashëguar.

Llojet e migrenës

Më së shumti vihen re këto dy lloje:

Migrena e thjeshtë: 75% e të sëmurëve futet në këtë lloj. Të vjellurat janë më të pakta. Dhimbjet nuk shoqërohen me aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Mund të shfaqet në një apo të dy anët e kokës.

Migrena klasike: Në kët lloj ka aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Ataku zgjat 2-6 orë. Shoqërohet me të vjella dhe ka difekt në shikim. Ka një boshllëk në fushën e shikimit. Ndodh në njërën anë të kokës.

Dhimbjet e migrenës mund të vijnë një here në muaj apo në javë apo mund të mos vijnë për një kohë të gjatë por ajo që dihet mire është që nëse ndodh çdo ditë ajo nuk është migrenë. Zakonisht personi kërkon një vend të qetë dhe pas atakut e ndjen veten mjaft ë lodhur.

Faktorët që e nxisin migrenën

Zakonisht duhet që disa shkaktarë të jenë njëherësh që migrena të shfaqet. Prej tyre janë:

Stresi

Ndryshimet hormonale (menstruacionet, shtatzania, ilaçet për pengimin e shtatzanisë)

Lodhja

Uria

Djathi i vjetër, çokollata, alkoli, vera, pijet me kafeinë, kafeja etj.

Pagjumësia apo gjumi i tepërt

Ndryshimi i gjendjes emocionale dhimbjet e tjera në trup

Mjaftojnë të jenë disa prej këtyre faktorë dhe gjithashtu duhet të përmendim që ndikimi i tyre ndryshon nga personi në person.

Kurimi

Në kurim futen edhe përpjekjet për të penguar formimin e saj. Për ta penguar kini parasysh këto pika:

Për ata që shqetësohen nga drita të përdorin syze dielli.

Qëndroni larg zhurmës dhe kallaballëkut.

Mundohuni të bëni një jetë të qetë e të rregullt.

Mundohuni të ecni apo bëni sport të lehtë.

Kur t’ju fillojnë dhimbjet mundohuni të shtriheni pa jastëk në një vend të qetë dhe mundohuni të flini.

Futini këmbët në ujë të ngohtë apo të ftohtë kur t’ju vijnë dhimbjet.

Bëni masazh në qafë apo vendosni një qese me akull në kokë.

Kontaktoni me mjekun neurolog për kurën me ilaçe. Nga llojet e ilaçeve mund të përdoren qetësuesit (analgjezikët), antidepresantët apo ilaçet që tkurrin damarët e trurit (këta të fundit tek shtazanat nuk lejohet të përdoren). Gjithashtu gjatë atakut bashkë me qetësuesit mund të duhet të përdoren edhe iëaçet kundër të vjellave.Emrat e ilaçeve nuk po i përmendim pasi ato duhet të përdoren veçse me këshillën e mjekut dhe jo vete.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi