This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Shkencëtarët krijojnë baterinë më të hollë në botë
2 posters
Faqja 1 e 1
Shkencëtarët krijojnë baterinë më të hollë në botë
Një ekip shkencëtarësh kanë arritur të krijojnë një bateri po aq të hollë sa qimja e flokut të njeriut. Kjo njëherësh është edhe bateria më e vogël e prodhuar deri më sot dhe mund të paraqes hapin e radhës drejt fuqizimit të një gjenerate të re të nano-pajisjeve.
Potenciali i nano-teknologjisë qëndron në krijimin e makinave aq të vogla sa që nuk mund të shihen me sy dhe si i tillë është përfolur për vite me radhë. Në mjekësi për shembull krijimi i robotëve të vegjël do të mundësonte futjen e tyre në enët e gjakut dhe në sulmimin direkt të qelizave të dëmshme, por kjo është ende diçka teorike.
Një pengesë që është e pranishme edhe sot është furnizimi i nano-pajisjeve me energji sepse prodhimi i baterive në një shkallë të këtillë është ekstrem i vështirë. Tani një ekip i inxhinierëve nga Universiteti Rice duket se kanë zgjedhur problemin duke krijuar një bateri vetëm 50 mikrona apo të holla sa floku i njeriut.
Për të krijuar baterinë (shikoni diagramin më poshtë), hulumtuesit së pari kanë mbuluar nano-telin me një shtresë të hollë të bakrit. Më pas ata kanë mbushur poret përgjysmë me aliazh të nikelit për të krijuar anodën. Në këtë pikë ata kanë vendosur një pikë të gelit të hollë të oksidit të polietilenit, që sillet edhe si një elektrolit edhe si një izolator nga nano-telat tjerë. Më pas ata kanë mbushur pjesën tjetër të poreve me material polyanaline për të krijuar katodën. Një shtresë e aluminit shkon deri në pjesën e sipërme për të kompletuar qarkun.
Hulumtuesit kanë theksuar se kjo teknologji me dendësimin e shtresave mund t krijojë një pako me energji të madhe, dhe për shkak se nuk ka prani të litiumit, bateritë e këtilla janë më të lehta për tu prodhuar dhe manipuluar në temperaturë të dhomës.
Por kufizimet qëndrojnë në atë se nëse kjo bateri mbushet e rimbushet 20 herë ato humbin aftësinë për të mbajtur mbushjen e plotë. Hulumtuesit janë duke punuar në këtë drejtim dhe pritet të ketë edhe në këtë aspekt përmirësime.
Re: Shkencëtarët krijojnë baterinë më të hollë në botë
e ku do ta cojn ket bateri;do ta fusin ne koken e tyre?
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Femra më seksi në botë- tepër e hollë?
» Britaniket u përpoqën të krijojnë zinxhir prej 166.625 sutienave
» Britaniket u përpoqën të krijojnë zinxhir prej 166.625 sutienave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|