This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Korçë, zyrtare: 84-vjeçari e masakroi Liljana Arapin për xhelozi
Faqja 1 e 1
Korçë, zyrtare: 84-vjeçari e masakroi Liljana Arapin për xhelozi
KORÇE – Lajmifundit – Xhelozia ka qenë shkak i masakrimit të Liljana Arapit nga 84-vjeçari i arrestuar për prerjen e kokës së 42 vjeçares.
Policia me anë të një deklaratë tha se në banesën e shtetasit Gaqo Dumka u gjetën njolla gjaku dhe sopata e mjetet tjera më të cilat është copëtuar trupi i Liljana Arapit. Po kështu policia theksoi se autoriu e ka mbajtur viktimën në shtëpi duke e prezantuar si mbesë të tijën e duke pretenduar një raport intim me të.
Ndërkohë viktima ka pasur mardhënie edhe me shtetas të tjerë. Dje në datë 13.08.2011 rreth ores 15:00 pas hetimeve nga strukturat e policise ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce, ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce, eshte bere e mundur identifikimi i kufomes se gjymtuar te gjetur dy dite me pare ne vendgrumbullimin e mbetjeve urbane ne afersi te fshatit Ravonik, e cila eshte shtetesja:
-Liljana Arapi 42 vjece lindur e banuese ne qytetin e Bilishtit, e papune dhe me gjendje civile e pamartuar.
Gjithashtu rreth ores 19:00 te dites se djeshme u be i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit te kesaj ngjarjeje te rende i cili eshte shtetasi:
-Gaqo Dumka 84 vjec lindur ne fshatin Dardhe dhe banues ne lagjen nr 4 Korce.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e dt 11.08.2011 ne ambjentet e baneses te marre me qera nga autori ne lagjen 4 te qytetit te Korces, i cili jetonte prej disa kohesh me viktimen, dhe e prezantonte kete te fundit si mbesen e tij.
Ne cilesine e proves materiale gjatë aksionit të policisë u sekuestruan:
- 2 aparate celulare qe i perkisnin autorit te ngjarjes dhe viktimes.
- sendet e kryerjes se krimit ( 1 sepate dhe 2 thika)
- tesha te viktimes dhe te autorit.
- si dhe jane verejtur njolla gjaku ne ambjentet e brendshme dhe te jashtme te baneses.
Nga ana e policise njekohesisht po punohet per dokumentimin ligjor te ngjarjes se ndodhur dhe dyshohet qe motivi i ketij krimi te kryer nga autori te jete xhelozia pasi viktima ka pasur marrdhenie dhe me shtetas te tjere.
Materialet e perpiluara ne ngarkim te shtetasit te siperpermendur i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” parashikuar nga neni 79 germa “E” i Kodit Penal.
Similar topics
» Korçë, përdhunohet në banesë 22-vjeçarja, në kërkim 25-vjeçari
» Korçë, nëna e dy fëmijëve denoncon kunatin: Abuzoi seksualisht me të miturit
» Ka Dashuri pa Xhelozi?
» Tiranë, ekzekutohet 35-vjecari
» Korçë-Pogradec, 4 persona plagosen në aksident
» Korçë, nëna e dy fëmijëve denoncon kunatin: Abuzoi seksualisht me të miturit
» Ka Dashuri pa Xhelozi?
» Tiranë, ekzekutohet 35-vjecari
» Korçë-Pogradec, 4 persona plagosen në aksident
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|