Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike

Shko poshtë

Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike Empty Kosove-Shqiperi, me nje abetare unike

Mesazh nga Embelsira Sun Jun 26, 2011 4:49 pm

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të rrisë numrin e kuotave të studentëve që do të vijnë nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ndërkohë që veç studentëve pritet të ketë shtim të stafit akademik si në universitetet shqiptare ashtu edhe në Kosovë, lidhur me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kapaciteteve në radhët e pedagogëve. Por jo vetëm kaq, fëmijët shqiptarë dhe ata kosovarë do të mësojnë gjuhën shqipe përmes teksteve të unifikuara. Pas një takimi me homologun kosovar, Ramë Buja, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj, deklaroi se janë ngritur grupe pune nga të dyja vendet, të cilat do të hartojnë programe të përbashkëta duke nisur nga abetarja për të vazhduar më pas edhe me tekste të tjera.
Fëmijët shqiptarë dhe ata të Kosovës, pritet që të mësojnë gjuhën shqipe përmes teksteve të unifikuara. Në një takim të ministrit shqiptar të Arsimit dhe atij të Kosovës, u tha se janë ngritur grupe pune të përbashkëta, që po punojnë për unifikimin e programeve mes dy vendeve tona, në mënyrë që fëmijët e klasës së parë, të mësojnë me të njëjtën abetare. “Së shpejti, do të kemi tre tekste që do t’u shërbejnë fëmijëve, nxënësve që do të bazohen në program të njëjtë”, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Ministria e Arsimit këtë vit do të rrisë numrin e kuotave për studentet e Kosovës që mësojnë në Shqipëri.
Në të ardhmen pritet që diplomat e dhëna nga universitetet të kenë dy logo, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Ministri Tafaj deklaroi se është rritur numri i studentëve kosovarë që studiojnë në universitetet shqiptare, si dhe theksoi se dy vendet po punojnë për lëshimin e diplomave universitare të përbashkëta.
Dy ministrat theksuan nevojën e rritjes së numrit të profesoratit në universitetet e të dyja vendeve për shkak të hendekut që ekziston mes numrit të studentëve gjithnjë në rritje dhe atij të pedagogëve.
Për më shumë detaje dhe të dhëna për projektin dy vendet do të njihen menjëherë pas mbylljes së punës paraprake nga grupet e punës. Për sa i takon logos së diplomave të Kosovës dhe Shqipërisë, deri në printim të këtij dokumenti do të ketë një punë intensive mes dy palëve për një përfundim bashkëkohor, por edhe një sistem të unifikuar. Numri i saktë i studentëve që do të fitojnë të drejtën e studimit në Shqipëri do të vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Burimi: Gazeta Shqip
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi