This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Genta Ismajli: Jam e pasur, por “beqare e vetmuar”!!!
2 posters
Faqja 1 e 1
Genta Ismajli: Jam e pasur, por “beqare e vetmuar”!!!
Këngëtarja Genta Ismajli ka promovuar albumin e saj “Guximi” në Kosovë dhe më pas është duke qëndruar në Shqipëri, ku edhe është duke kënduar nëpër aktivitete të shumta.
këngëtarja seksi ka folur “pa dorashka” kur ka thënë se ka ecur në karrierë, është bërë e pasur por….nuk ka gjetur një njeri që të qëndrojë përkhrah saj në dashuri.
E pyetur për emrin e saj, Genta ka thënë se atë ia kanë vendosur prindërit e saj që kanë ardhur në konsensus. “Domethënia e emrit lidhet më një lule shëruese dhe lidhur me këtë, unë përpiqem gjithmonë t’i shëroj miqtë e mi shpirtërisht”, ka thënë Genta.
Ajo ka thënë se ka pasur edhe një fëmijëri të mirë, përplot momente interesante, ndërkaq sa i përket adoleshencës, për Gentën kjo ka qenë një ndër periudhat më të mira të jetës. “Është koha në të cilën u formësua ëndrra ime për të kënduar. Janë disa momente që mbeten gjatë në kujtesë, një të tillë unë e kam përjetuar në adoleshencë dhe ka qenë pikërisht koha kur u ktheva përfundimisht në Kosovë. Kisha ardhur veç për disa ditë, ndërkohë që u shpërngula përfundimisht aty…”
Ajo e ka përshkruar vetën edhe si një mike të mirë, ndërkaq ka thënë se përpos Kosovës edhe në Shqipëri ka miq shumë të mirë.
“Shqipëria është ajo pjesë e shpirtit tim, në të cilën janë të gdhendura vetëm kujtime të bukura. E dua shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Ajo ka folur edhe për fitimet ku ka thënë se me koncertet e shumta që i mban nëpër vende të ndryshme normalisht edhe fiton shumë. “Unë besoj se po, edhe pse sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon dhe nuk ua di vlerën parave. Njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që ka. Unë e kam zakon që kur ulem të ha në ndonjë restorant të shtrenjtë, mendoj ata persona që nuk kanë të hanë bukë në shtëpitë e tyre. E falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhuruar, jam e kënaqur për këto që kam, por natyrisht që dua të arrij edhe më shumë për disa arsye: që të jem e lumtur, që të ndihmoj njerëzit e tjerë dhe për ta bërë këtë, dua të kem më shumë para sesa kam tani”.
Ndërkaq e pyetur se pse ajo nuk është ende në ndonjë lidhje të re, këngëtarja ka thënë se është më shumë e përkushtuar për punë dhe jo për të pasur një lidhje serioze.
“I jam përkushtuar maksimalisht punës, karrierës, muzikës gjatë gjithë kësaj kohe. Normalisht që kam simpati, si gjithë të tjerët, p.sh., kur shkoj në ndonjë festë, apo edhe kur dal ndonjëherë mbrëmjeve ia ngul sytë ndonjë djali, afeksionohem ndaj tij, por veç kaq. Vërtet, ndonjëherë e ndjej shumë të nevojshme prezencën e një mashkulli në jetën time, po gjithsesi për shumë pak më ndodh kjo. Fansat, muzika, familja më mbushin me jetë dhe dashuri…Nuk di të jap një përgjigje…Unë po pres që personi i duhur të trokasë në zemrën time”.
Këngëtarja thotë se ndoshta dashuria mund të jetë në shikim të parë, por ajo dëshiron që ta këtë dikë pranë. “Por, mesa kam vërejtur, ky nuk ka qenë viti i dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: ‘Hej, hajde ti këtu’. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet”.
Por me të gjetur mashkullin e saj të përshtatshëm Genta do të krijojë familje dhe do t’i përkushtohet asaj. “Sigurisht, do krijoj familje dhe do bëj fëmijë. Unë i dua fëmijët shumë dhe nëse do gjej personin e duhur, do bëj fëmijë, patjetër”.
Re: Genta Ismajli: Jam e pasur, por “beqare e vetmuar”!!!
epo zoti dy gjera te jep;o ke lek e je vetem;ose je trok dhe ke dashurine
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Genta Ismajli tregon mbathjet dhe kofshët e nxira në Tiranë
» Beqare... por e lumtur
» Adelina Ismajli, fotot e verës 2011, 500 pëlqime brenda një ore
» Genta: Kam harruar seksin
» Ku i shpenzon paratë Genta?
» Beqare... por e lumtur
» Adelina Ismajli, fotot e verës 2011, 500 pëlqime brenda një ore
» Genta: Kam harruar seksin
» Ku i shpenzon paratë Genta?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|