This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura
2 posters
Faqja 1 e 1
Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura
Në lidhjet e dashurisë nganjëherë në shikim të parë gjithçka duket se funksionon. Keni partnere të përsosur, inteligjente, të bukur, shpirtmirë. Mirëpo, pavarësisht këtyre, ju nuk jeni të plotësuar dhe e vetmja gjë që dëshironi është që të ikni nga kjo lidhje. Por nuk e dini se si.
Për ndarje shpesh nuk nevojitet një arsye e madhe. Partnerët ndoshta janë shumë të ndryshëm ose nuk ka më emocione. Në raste të tilla, po ju ofrojmë disa mënyra të thjeshta se si të dilni nga ajo lidhje.
Jini të zënë kur ajo është e lirë
Merruni vesh me kolegët në punë që ta ndërroni orarin në mënyrë që orari juaj të jetë në kundërshtim me të sajin, ose madje gjeni edhe punë shtesë. Të qenit i zënë vazhdimisht, do të sjellë deri te zënka. Kur kjo të ndodhë, shfrytëzojeni rastin që t’i tregoni se lidhja juaj nuk funksionon.
Ftoni miqtë
Kur ajo të vijë te ju, kujdesuni që një nga miqtë tuaj të jetë mysafir. Nëse është tolerante nuk do ta ketë problem nëse kjo ndodh disa herë. Por, nëse toleranca nuk është ana e saj e fortë, ajo do t’ju lërë menjëherë. Në këtë mënyrë nuk do të ndjeheni fajtor duke menduar se e keni tradhtuar.
Takoni miq me të cilët do të bisedoni
Kur të dilni së bashku, mundohuni që në afërsi “rastësisht” të takoni disa nga miqtë tuaj me të cilët do të bisedoni gjerë e gjatë duke e lënë pas dore të dashurën. Fillimisht asaj do t’i duket e mërzitshme. Teksa biseda do të vazhdojë asaj do t’i pengojë. Ndërsa në fund do t’ju braktisë.
Krijoni dyshim
Tentoni të dukeni i shqetësuar kur të takoheni me të dashurën. Kur t’ju pyet nëse është gjithçka në rregull, filloni të silleni sikur nuk ndiheni mirë. Kur t’ju bjerë telefoni, doemos largohuni nga ajo dhe flisni me zë të ulët, madje edhe nëse ju thërret nëna. Pas disa episodesh të tilla, shumë shpejtë e dashura juaj do të shndërrohet në ‘ish’. /Telegrafi/
Re: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura
eu sa te poshter qe jeni,cfare temash hapni edhe ju
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Ju pelqen i/e dashura te pije cigare
» Çfarë nuk dëshiron të dëgjojë e dashura juaj
» Cfare tipi preferoni te jet i/e dashuri/dashura?
» 21 vjeçarja gjermane, e dashura seksi e Hugh Grant
» Çfarë nuk dëshiron të dëgjojë e dashura juaj
» Cfare tipi preferoni te jet i/e dashuri/dashura?
» 21 vjeçarja gjermane, e dashura seksi e Hugh Grant
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|