This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
PS: Nuk e njohim rezultatin e KQZ-së
2 posters
Faqja 1 e 1
PS: Nuk e njohim rezultatin e KQZ-së
Partia Socialiste përsëriti të hënën se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, i cili rikonfirmoi fitoren e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Basha.
Deputetja Eglantina Gjermeni, përmes një deklarate për mediat, tha se PS-ja do të vazhdojë me betejën ligjore, "duke kërkuar drejtësi përkundër një proçesi që manipuloi dhe vodhi rezultatin në tavolinë".
“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha zonja Gjermeni.
Deputetja socialiste shtoi se “ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë shkatërruar zgjedhjet dhe që e kanë zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë, e për këtë PS-ja do të ndjekë rrugën ligjore”.
“Numri i votave që nuk përputhen me numrin e votuesve, provat e qarta të manipulimit dhe cënimit të integritetit të kutive që i panë të gjithë, janë fakte të pakundërshtueshme të pavlefshmërisë së rezultatit të shpallur nga KQZ, të cilat nuk mund të hidhen poshtë nga asnjë gjykatës, sado i madh të jetë presioni i Saliut”, theksoi deputetja socialiste.
Re: PS: Nuk e njohim rezultatin e KQZ-së
po pse duhet ti dini ju?ata hapen kur te jet momenti i duhur
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|