This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet
2 posters
Faqja 1 e 1
Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet
Kah mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu. Studimi ka treguar se meshkujt, në fakt, i pëlqejnë zeshkanet.
Rrjeti shoqëror Badoo ka anketuar 2.000 meshkuj në mënyrë që të zbulojë se çfarë i josh meshkujt te një femër.
Rreth 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se më shumë u pëlqejnë femrat me flokë me ngjyrë më të errët, ndërkaq një e treta e të anketuarve, gjegjësisht 33.1 për qind, kanë thënë se zeshkanet janë më atraktive.
Meshkujt të cilët i duan biondet përbëjnë 29.5 për qind të votave, ndërsa flokëkuqet janë më pak të popullarizuara. Vetëm 8.8 për qind e meshkujve thonë se femrat me flokë të kuqe janë atraktive.
Një tjetër informatë interesante është se meshkujt nuk i duan femrat me figurë manekinie. Shumica e të anketuarve kanë pohuar se fermat ‘e përsosura’ bartin madhësinë 40 dhe 42. Femrat edhe më të plota zënë vendin e dytë, ndërsa ato shumë të hollat janë të tretat në këtë renditje.
Kur bëhet fjalë për ngjyrën e syve, e kaltra është dukshëm në vend të parë. Rreth 40.2 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se e pëlqejnë ngjyrën e kaltër. Sytë ngjyrë kafe janë në vend të dytë, ndërsa në vend të tretë janë sytë e gjelbër.
Hulumtimi i Badoo është realizuar në Francë, Spanjë, Itali, SHBA dhe Brazil. Vetëm francezët kanë thënë se u pëlqejnë femrat shumë të holla. /Telegrafi/
Re: Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet
Un meshkujt zeshkan i urrej,vdes per bardhoshet(brunet sidomos)
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Femrave u pëlqejnë meshkujt e “këqij”
» Meshkujt pëlqejnë puthjet e ndjeshme, ndërsa femrat puthjet e gjata
» Theniet qe ju pelqejne...
» Partnerja që meshkujt dëshirojnë
» Meshkujt flirtojnë nga mërzia
» Meshkujt pëlqejnë puthjet e ndjeshme, ndërsa femrat puthjet e gjata
» Theniet qe ju pelqejne...
» Partnerja që meshkujt dëshirojnë
» Meshkujt flirtojnë nga mërzia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|