This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
4 posters
Faqja 1 e 1
Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
Një buqetë me lule është dhuratë klasike për dashuri. Por, një dhuratë e tillë befasuese nuk do ta ketë efektin e dëshiruar. Shumica e femrave do të mendonin se partneri i tradhton.
Rreth një e katërta e femrave janë të bindura se dhurimi i befasishëm i luleve është shenjë e sigurt se partneri i tradhton. Përveç luleve, femrat dyshojnë edhe në rast të dhuratave të tjera: ëmbëlsirat- zakonisht mendojnë se mashkulli i ka gënjyer diçka; ndërsa darkën romantike do ta përshkruajnë si paralajmërim për lajme të këqija.
Rreth 3 000 meshkuj dhe femra, pjesëmarrës të një studimi, u janë përgjigjur pyetjeve se si i përjetojnë dhuratat nga partnerët, ndërsa rezultatet tregojnë se dyshimi në raport me dhuratën është proporcional me shumën e parave të shpenzuara për blerjen e saj. Ndoshta keni pasur qëllime të mira, mirëpo do ta përjetoni ferrin në martesë, nëse i keni blerë një dhuratë të shtrenjtë, sepse dyshimi është shumë më i madh.
Edhe meshkujt, edhe femrat mendojnë se dhurata e shtrenjtë është vetëm tentativë për lehtësimin e ndërgjegjes pas tradhtisë, ndërsa gjysma e meshkujve të anketuar pranojnë se kanë hequr dorë nga dhuratat e shtrenjta, sepse të dashurat e tyre janë bërë paranoike.
Nga ana tjetër, një e katërta e femrave kanë pranuar se të dashurit u kanë dhuruar diçka të bukur, kur kanë bërë diçka të keqe.
Autorët e studimit rekomandojnë që dhurata “e pafajshme” është torta. Një pjesë tortë nga ëmbëltorja nuk do të shkaktojë dyshim dhe, njëkohësisht, nuk do të shkaktojë goditje të madhe në kuletë. /Telegrafi/
Re: Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
Asnjehere lulia nuk eshte tradheti po eshte shenje rrespekti edhe dashurie per personin qe don
Re: Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
eshte nje nga xhestet me te bukura dhe nje dhurat shum e bukur
Re: Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
seshte e vertet se ti blesh lule te dashures dhe ajo do te mendoje se e keni tradhetuar nje genjeshter me bisht...
Re: Mos i blini lule, do të mendojë se e keni tradhtuar!
Genjeshtra,disa fjal koti,por eshte nje dhurat e bukur.Me mire nje tuf me lule(me gjith zemer)sesa nje varese(me pishman)
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Kujdes kur blini banane! (Video)
» Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet
» Sa te dashur/a keni patur?
» Cfare keni veshur sot?
» Fjalet qe ju i keni fiksim...!!
» Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet
» Sa te dashur/a keni patur?
» Cfare keni veshur sot?
» Fjalet qe ju i keni fiksim...!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|