This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Ja martesat më të kushtueshme në histori
3 posters
Faqja 1 e 1
Ja martesat më të kushtueshme në histori
Kush u martua e nuk u gëzua. Të paktën kështu thuhet, se pas ceremonisë nis e bëhet bilanci i shpenzimeve të ceremonisë (nuk po futemi më pas në jetën martesore). Shumë kanë maninë të bëjnë dasma luksoze. Hedhin para pa fund. Në disa syresh, kanë qenë para të hedhura kot: çifti është ndarë sa hap e mbyll sytë. Ja cilat janë martesat VIP më të kushtueshme në histori.
Liza Minelli e David Gest
Dasma e tyre, ku morën pjesë 500 të ftuar, ka kushtuar plot 3,5 milionë dollarë. Fatkeqësisht, çifti u nda vetëm një vit pas ceremonisë. Para të shkuara dëm, apo jo?
Paul McCartney e Heather Mills
Një ceremoni indiane me 300 të ftuar, meny vegjetarianë dhe shpërthime fishekzjarrësh. Të gjitha: 3 milionë dollarë.
Elizabeth Hurley e Arun Nayar
Ceremonia zgjati tetë ditë. U zhvilluan dy rite, një për secilin vend të partnerëve. Kostoja e shpenzimeve: 2,5 milionë dollarë.
Tom Cruise e Katie Holmes
Dasma e dy yjeve të Hollywoodit u zhvillua në një kështjellë në Itali dhe kushtoi 2 milionë dollarë.
Elisabeth Taylor e Larry Fortensky
Një dasmë me 150 të ftuar, në një ceremoni të zhvilluar në Neverlan, shtëpinë e Michael Jackson, me një kosto prej 2 milionë dollarësh.
Cristina Aguilera e Jordan Bratman
Ceremonia 2 milionë dollarëshe me 150 të ftuar, nuk mjaftoi për të mbajtur së bashku çiftin, i cili u nda pas 5 vjetësh.
Elton John e David Furnish
Plot 600 të ftuar morën pjesë në dasmën e zhvilluar në Guildhall të Windsorit, vetëm pak ditë pas legalizimit të martesave civile për çiftet homoseksuale. Ceremonia kushtoi 1,5 milionë dollarë.
Tiger Woods e Elin Nordegren
Qiraja e një resorti të tërë në Barbados dhe helikopterët që sollën 120 të ftuarit, i çuan në 1,5 milionë dollarë shpenzimet e dasmës. Por, kjo nuk është asgjë krahasuar me 750 milionët e divorcit.
Eddie Murphy e Nicole Mitchell
Ceremonia, që i dha udhë martesës 3-vjeçare, priti 500 të ftuar dhe kushtoi 1,5 dollarë.
Re: Ja martesat më të kushtueshme në histori
ne nje martese nk ka rendeis sa ka kushtuar dasma rendesishme eshte qe cifti te jete i lumtur, kjo ka rendis,...per mua do mjaftonte nje dasem e vogel me njerezit me te afert dhe perkrah te kisha njeriun e zemres....:)
KITTY- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 32
Re: Ja martesat më të kushtueshme në histori
ska rendesi luke;por ka rendesi se ne krah te kujt je
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Histori Te Verteta...
» Histori dashurie shume e prekshme!
» Histori dashurie shume e prekshme!
» Histori dashurie shum e prekshme...
» Histori dashurie shume e prekshme!
» Histori dashurie shume e prekshme!
» Histori dashurie shum e prekshme...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|