This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka
2 posters
Faqja 1 e 1
Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka
Teleskopi i NASA-s, “Kepler”, konfirmon ekzistencën e planetit me dy qiej. Planeti në fjalë gjendet në një distancë prej 200 vite drite nga Toka, dhe e quajtën Kepler 16-B. Sipas të dhënave të Shoqatës për Studimin e universit, diejt janë më të vegjël sesa dielli jonë, njëri për vetëm 20 për qind, ndërsa tjetri për 70 për qind.
“Interesante është se diejt perëndojnë pa një renditje të caktuar kohore. Ndonjëherë perëndojnë në të njëjtën kohë, nganjëherë njëra e pastaj tjetra. Njëherë dielli i vogël, pastaj më i madhi. Kjo lejon që objektet e atij planeti të kenë nga dy hije”, u shpreh një astronom.
Sipas shkencëtarëve në planetin e posa zbuluar, nuk ka kushte për jetë. Temperaturat janë shumë të ulëta dhe shpesh bien deri – 100 gradë Celsius, por zbulimi është i rëndësishëm sepse tregon ekzistencën e sistemeve planetare shumë të ndryshme, nga të njohurat deri tani. Planeti është me madhësi dhe në masë të ngjashme me Jupiterin, dhe besohet se përbëhet nga gazra dhe shkëmbinj.
Re: Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka
larg qenka;te ishte afer do ishte mire;por ce do se qenka shum larg
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Nese do te ishit ''Rreze Drite'', ku do te kishit deshire te ndriconit me se pari?!
» Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna?
» Gjashtë vite Twitter
» Stresi plak për gjashtë vite të plota
» Toka rrezikon të goditet nga një shpërthim diellor në vitin 2020
» Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna?
» Gjashtë vite Twitter
» Stresi plak për gjashtë vite të plota
» Toka rrezikon të goditet nga një shpërthim diellor në vitin 2020
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi