This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Protestat sërish paralizojnë Greqinë
Faqja 1 e 1
Protestat sërish paralizojnë Greqinë
Nga mesnata e për 48 orët në vazhdim Greqia është e paralizuar. Sindikatat njoftuan mbajtjen e një greve të përgjithshme si në sektorët publikë, ashtu dhe në ato private për të kundërshtuar planet e ashpra të qeverisë së Papandreut për shpëtimin e vendit nga falimenti.
Mijëra njerëz priten të dalin gjatë orëve të ditës së sotme në rrugët e Athinës dhe të qyteteve të tjera greke, ndërkohë që grevës i është bashkangjitur edhe transporti publik, transmeton TCH.
Ditën e hënë, kryeministri grek gjatë një fjalimi u kërkoi parlamentarëve vendas të miratojnë planin e tij të shkurtimeve financiare prej 28 miliardë eurosh, si të vetmen rrugë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendase.
Nëse plani afatmesëm i Papandreut nuk kalon në parlamentin vendas, Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga dhënia e këstit të radhës për Greqinë prej 12 miliardë eurosh, çka do të ishte katastrofike për financat helene, të cilat shterojnë brenda pak javëve.
Similar topics
» poliset ne greqine e lashte para krishtit
» Kupa e Amerikës, Argjentina zhgënjen sërish
» “Shpërthen” sërish modelja Imogen Thomas
» Facebook ndryshon sërish elementët e privatësisë
» Super-seksi në bikini, Angela Martini godet sërish
» Kupa e Amerikës, Argjentina zhgënjen sërish
» “Shpërthen” sërish modelja Imogen Thomas
» Facebook ndryshon sërish elementët e privatësisë
» Super-seksi në bikini, Angela Martini godet sërish
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|