This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
AFP: Spillea, plazhi ku gjenden bashkë femra me bikini dhe perçe
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
AFP: Spillea, plazhi ku gjenden bashkë femra me bikini dhe perçe
Rrjeti informativ “Alarabiya” ka publikuar sëfundi një artikull të shkëputur nga AFP ku përshkruhet toleranca fetare në Shqipëri në një aspekt të veçantë. Në artikull thuhet se Shqipëria ofron kontraste të çuditshme pasi në të njëjtin plazh gjen femra besimtare të futura në ujë me perçe dhe pak më tutje mund të shohësh femra të tjera me bikini. “Kontrasti nuk ndodh kudo por është një fenomen për Shqipërinë e karakterizuar nga toleranca fetare. Afro 2/3 e vendit mesdhetar me popullsi prej 3.2 milion banorësh janë myslimanë ndërsa pjesa tjetër janë të krishterë (ortodoksë dhe katolikë)”, thotë shkrimi. Fotoja e ofruar nga AFP tregon femra me perçe në plazhin e Spillesë afro 100 kilometër nga kryeqyteti Tirana. Plazhi i Spillesë konsiderohet nga AFP si një ambient që sharton plazhin e perçeve dhe bikinit. Një grua myslimane e quajtur Fatima citohet të thotë për AFP se “islami nuk i ndalon femrat të lahen por vetëm duke qenë të mbuluara në atë mënyrë që të mbrojnë veten nga shikimet e të tjerëve në emër të zotit”. “Unë nuk kam asgjë për të fshehur, as para zotit e as para diellit”, citohet në artikull një studente e psikologjisë e quajtur Arjana e cila mban të veshura një palë bikini tejet të holla e transparente.
Similar topics
» Kelly Brook, femra me trupin më të mirë në bikini
» Mihrije Braha me bikini
» Bikini me markën Anxhela Martini
» Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
» Kujdes plazhi mund të kthehet në një sërë sëmundjesh për ju
» Mihrije Braha me bikini
» Bikini me markën Anxhela Martini
» Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
» Kujdes plazhi mund të kthehet në një sërë sëmundjesh për ju
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|