This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Dritan Prifti. Do të publikoj një video të re korrupsioni
Faqja 1 e 1
Dritan Prifti. Do të publikoj një video të re korrupsioni
Pak orë pas përfundimit dje në Gjykatën e Lartë, të ‘seancës Meta’ në adresat e drejtuesve dhe redaktorëve të mediave ka mbërritur një lajm mbi një video të regjistruar nga një kamerë e vendosur në orën e murit të zyrës së ish-ministrit Prifti.
Sipas këtij e-maili të botuar mbrëmë ia atribuonte burimin e lajmit Gjykatës së Lartë, ekziston një video tjetër ku shfaqet Dritan Prifti me një biznesmen, pronar televizionesh. Lajmi jepte edhe disa hollësi mbi profilin e biznesmenit në fjalë, pa përmendur emrin e tij, por duke shtuar se “në ditë në vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video”.
I pyetur dje në mbrëmje rreth këtij lajmi, nga Shekulli, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atë një presion në valën e presioneve të shumta që i janë bërë gjatë kohës së gjyqit, por pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij.
Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. “Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve” – tha Prifti mbrëmë në telefonatën me Shekullin.
Similar topics
» Korrupsioni, INSTAT: Shëndetësia kryeson për ryshfete
» Prifti i dikurshëm shet lodra seksuale
» Qielli i fotografuar ne nje vit (Video)
» Të pikturosh me gjuhë (VIDEO)
» Foto dhe video qesharake...
» Prifti i dikurshëm shet lodra seksuale
» Qielli i fotografuar ne nje vit (Video)
» Të pikturosh me gjuhë (VIDEO)
» Foto dhe video qesharake...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi