This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Aleanca Kuq e Zi qytetarëve: Grisni formularin me pyetjet për kombësinë
Faqja 1 e 1
Aleanca Kuq e Zi qytetarëve: Grisni formularin me pyetjet për kombësinë
“Aleanca Kuq e Zi”, ka protestuar sot në qytetin e Beratit për regjistrimin e popullsisë. AK ka kërkuar grisjen e pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit.
Kreshnik Spahiu, ka ritheksuar se “Aleanca Kuq e Zi”, është kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Beratit, ai është shprehur me tone të ashpra në lidhje me këtë regjistrim, duke e cilësuar si një nga vendimet më të këqija të marra në vendin tonë.
“Aleanca Kuq e Zi”, kanë deklaruar se formulari i regjistrimit ndez tensionet në komunitetet fetare. Po ashtu ata kanë kërkuar që qeveria të zbardhë bisedimet me Greqinë.
“Jemi pro regjistrimit por pa pyetje për etninë. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, deklarojnë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.
Similar topics
» PD: Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve
» Bleona Qerreti: Deklaratat e mia për kombësinë, jo strategji marketingu
» Bleona Qerreti: Deklaratat e mia për kombësinë, jo strategji marketingu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|