This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Rrogozhinë, i fejuari vrau 22-vjeçaren shtatzënë se nuk abortoi femijën
Faqja 1 e 1
Rrogozhinë, i fejuari vrau 22-vjeçaren shtatzënë se nuk abortoi femijën
Ka refuzuar të abortojë me shpresën për të sjellë në jetë fëmijën por ka gjetur vdekjen bashkë me krijesën që kishte në bark. Ky ka qenë fati përtej tragjikes i 22-vjecares së vrarë sot, në muajin e tretë të shtatzanisë nga i fejuari i saj në Rrogozhinë.
Pasi ka nxitur për muaj me radhë të fejuarën për të hequr fëmijën, i riu 27-vjeçar vrau partneren e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten me të njëjtën armë. 27-vjecari Kreshnik Selmani ka qenë në shtëpinë e të fejuarës së tij kur mes tyre ka nisur një debat verbal që ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Policia tha se në kushtet e një tronditje të fortë, Selmani ka qëlluar për vdekje të fejuarën e tij dhe më pas ka shkrehur armën edhe ndaj vetes. Nga deklarimet e mbledhura prej policisë, është mësuar se i fejuari në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar 22-vjecares Marsida Hoxha të abortonte fëmijën, përndryshe do të ndahej prej saj.
Refuzimi i 22-vjecares ka qenë edhe shkaku i tragjedisë së sotme. Cifti Kreshnik Selmani dhe Marsida Hoxha ishin fejuar prej 7 muajsh dhe konfliktet mes tyre kishin lindur pas lajmit për shtatzaninë e vajzës.
Sipas policisë, autori i krimit makabër Kreshnik Selmani ka qenë i dënuar më parë për trafik narkotikësh. Familjarët e viktimës ndërkohë thonë se njohja mes dy të rinjve ka ndodhur në kohën kur Selmani ndodhej në burg, i dënuar për trafik droge.
Shërbimet e policisë në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Kavajës, po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në pyetje po merren familjarët e dy viktimave, por dhe persona të tjerë që mund të dokumentojnë plotësisht arsyet e këtij krimit.
Similar topics
» Ngelet sërish shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë!
» Shkodër, fëmija vret fëmijën
» Pranga në Tiranë, adoleshenti, kreu seks me 13-vjeçaren “për ti provuar virgjërinë”
» Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, 2 viktima
» Përplasen dy makina në Durrës-Rrogozhinë, vetëm të plagosur
» Shkodër, fëmija vret fëmijën
» Pranga në Tiranë, adoleshenti, kreu seks me 13-vjeçaren “për ti provuar virgjërinë”
» Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, 2 viktima
» Përplasen dy makina në Durrës-Rrogozhinë, vetëm të plagosur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|