This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Vrau kamerieren në Elbasan se i vonoi birrën, arrestohet autori në Tiranë
Faqja 1 e 1
Vrau kamerieren në Elbasan se i vonoi birrën, arrestohet autori në Tiranë
Tirane – Lajmifundit – Policia e Tiranës arrestoi sot autorin e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçares Agnesa Thomai ngjarje e ndodhur më datë 21 Tetor 2011 në Qytetin e Elbasanit
Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti i Fundit“, kanë vënë nën pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçares Agnesia Thomai, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit më datë 21 tetor 2011.
Sipas policisë, autori i krimit e vrau kamariren vetëm se ajo i vonoi birrën që ai kishte porositur. Pasi u qëllua në lokal kamerierja gjeti vdekjen më pas në spital.
Autori i kësaj vrasje i cili është shtetasi Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëllur me armë zjarri në pjesën e qafës, 23 vjeçaren Agnesia Thomai, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.
Autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, në ambientet e një banese të marrë me qera prej tij.
Pas marrjes së informacionit mbi vendndodhjen e tij, u morën masat e nevojshme dhe u bë ndërhyrja, duke finalizuar me prangosjen e tij. Ndërkohë, që Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg” për shtetasin Mirjan Dedja.
Shtetasi do të dërgohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme dhe për dërgimin e tij më pas në vendin e vuajtjes së dënimit.
Similar topics
» Arrestohet autori i vrasjes së mbrëmshme në Tiranë
» Lezhë, vrasja gabimisht e 17-vjeçarit, arrestohet autori i dytë
» Mallakastër, vrau barbarisht babain, arrestohet 53-vjeçari
» Vetëvarja e 20-vjeçares në Elbasan, pas akuzave për atësinë e fëmijës
» Deftesa false, Elbasan, hetim mësuesit e drejtorit të shkollës
» Lezhë, vrasja gabimisht e 17-vjeçarit, arrestohet autori i dytë
» Mallakastër, vrau barbarisht babain, arrestohet 53-vjeçari
» Vetëvarja e 20-vjeçares në Elbasan, pas akuzave për atësinë e fëmijës
» Deftesa false, Elbasan, hetim mësuesit e drejtorit të shkollës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi