This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Si të gjeni partner në internet
2 posters
Faqja 1 e 1
Si të gjeni partner në internet
Në kohën moderne gjithnjë e më shumë njerëz orientohen në kërkimin e partnerit në internet. Shumë ‘beqarë’ i qasen internetit për ta kërkuar shpirtin e tyre binjak, mirëpo planet e tyre shpesh bien në ujë si pasojë e mesazheve të klisheizuara, emrave provokues dhe profileve që nuk bëjnë përshtypje ose japin mesazh të gabuar.
Si të jeni origjinal dhe të gjeni personin e duhur në internet, përgjigjet Cheryl Ashbrook, këshilluese amerikane për bashkimin e çifteve online, e cila shumë njerëzve u nga ndihmuar në gjetjen e partnerëve.
1. Zgjidhni emrin i cili më së miri i përshtatet karakterit tuaj dhe kujdes që nofka juaj të mos jetë vulgare dhe provokuese, sepse kjo zakonisht përcjell mesazh të gabuar.
2. Përmendni interesat tuaja dhe hobit, sepse në këtë mënyrë do të bëheni më interesant për gjininë e kundërt, kështu do të gjeni personin që mendon si ju dhe kënaqet me të njëjtat gjëra.
3. Shmangni klishetë dhe fjalitë si “më pëlqen të shëtis nëpër plazh” derisa juve në fakt ju pëlqen të shtriheni para televizorit. Sinqeriteti ka rëndësinë e vet edhe gjatë komunikimit online.
4. Vendosni medoemos disa fotografi tuajat nga momentet e përditshme jetësore, sepse është dëshmuar që në këtë mënyrë më lehtë vendosen kontaktet.
5. Mos u hapni shumë dhe lini disa gjëra për ditën kur të takoheni sy më sy, sepse në këtë mënyrë takimi i parë do të jetë shumë interesant dhe do të leni përshtypje të mirë.
6. Duhet të keni qasje pozitive. Profili juaj duhet të jetë gazmor, sepse në këtë mënyrë u tregoni të tjerëve se jeni të hapur dhe të disponuar për bisedë. Nëse vazhdimisht ankoheni, vështirë se do të gjeni dikë në internet.
7. Sensi për humor është po ashtu shumë i rëndësishëm. Fjala shkruar është armë e fuqishme dhe nëse mban një dozë humori, shumicës së bashkëfolësve do t’u pëlqejë që ta vazhdojnë bisedën sa më gjatë me ju.
Re: Si të gjeni partner në internet
po,me mir e gjej kshu ball per ball sepse e di realisht se cnjeri eshte,sesa me internet
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» 6 këshilla për femrat me partner
» Gjeni sa euro kushton emri juaj..
» Facebook: Gjeni miqtë afër jush!
» Nese e gjeni,a do ta lexonit ditarin privat te partnerit tuaj?
» Bekam: Reali po ndërton skuadër të frikshme, Mourinho është gjeni
» Gjeni sa euro kushton emri juaj..
» Facebook: Gjeni miqtë afër jush!
» Nese e gjeni,a do ta lexonit ditarin privat te partnerit tuaj?
» Bekam: Reali po ndërton skuadër të frikshme, Mourinho është gjeni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi