This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit
2 posters
Faqja 1 e 1
Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit
Një krimb, më parë i shfrytëzuar për të bërë mashtrime financiare, tani është duke vjedhur të dhëna të kyçjes në Facebook, duke komprometuar më shumë se 45,000 llogari në Facebook dhe përveç kësaj synimi mbetet shpërndarja e mëtejme duke postuar linka të dëmshëm drejt miqve të “victims” dhe duke përfituar qasje prej së largu në rrjete korporative.
Kompania e sigurisë Seculert ka qenë duke vëzhguar avancimin e Ramnit, një krimb i zbuluar së pari në muajin prill të vitit 2010, dhe përshkruar nga Microsoft si “malware multi-komponentësh që infekton skedarë .exe në Windows, skedarë të Microsoft Office dhe skedarë HTML” në mënyrë që të vjedh “të dhëna të ndjeshme siç janë kredencialet FTP dhe cookies të shfletuesit”. Ramnit më parë është shfrytzëuar për të “tejkaluar autentikimin dy-faktorësh dhe sistemet e nënshkrimit të transaksioneve, për të përfituar qasje prej së largu në institucione financiare, për të komprometuar seanca bankare online dhe për të penetruar disa rrjete të korporatave” tha Seculert.
Së fundi, Seculert ka vendosur një rrjetë testimi dhe ka zbuluar se 800,000 makina janë infektuar mes muajit shtator dhe dhjetor. Përveç kësaj, Seculert ka gjetur se më shumë se 45,000 të dhëna të kyçjes në Facebook, shumica prej UK dhe Francës, janë vjedhur nga një variant i ri i krimbit.
“Ne dyshojmë se sulmuesit prapa Ramnit janë duke përdorur kredenciale të vjedhura për tu kyçur në llogaritë e viktimave dhe për të transmetuar linka të dëmshëm drejt miqve të tyre” tha Seculert.
E sa i përket mashtrimeve në Facebook, këto nuk janë risi. Facebook vet ka pranuar se përjeton mbi 600,000 kyçje të komprometuara çdo ditë, edhe pse kjo nënkupton vetëm 0.06 për qind të kyçjeve totale prej më shumë se 1 miliard sa janë në Facebook brenda një dite.
Re: Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit
mua nuk ma ka vjedh mua llogarin e fb;por ma ka vjedh hakerja qe kam nshpi(motra)
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Re: Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit
ahaahaaaha atehere po sta bllokoje forumin;nuk merret me forume por me add fb-je;6 add fb i ka se ci do
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s’janë në Facebook
» Dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s’janë në Facebook
» Si arritën hakerët që të vjedhin 200 mijë llogari?
» Kina do ta blejë Facebook-un?
» Facebook arrin 800 milionë përdorues
» Dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s’janë në Facebook
» Si arritën hakerët që të vjedhin 200 mijë llogari?
» Kina do ta blejë Facebook-un?
» Facebook arrin 800 milionë përdorues
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|