This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Truri i femrave ndryshon pozitivisht gjatë shtatzënisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Truri i femrave ndryshon pozitivisht gjatë shtatzënisë
Shtatzënia mbetet një nga periudhat më të bukura, por njëkohësisht më të mistershme dhe të padepërtueshme në mënyrë të plotë nga ana e shkencës apo psikologjisë në jetën e një femre.
Përveç atyre gjërave që janë të provuar shkencërisht tashmë dhe nga përvoja e gjatë e njerëzimit mbi periudhën ne shtatzënisë, si p.sh, shmangia e alkoolit, duhanit apo substancave të tjera gjatë kohës kur pritet të vijë një fëmijë në jetë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit apo problemet që kanë të bëjnë me hormonet, të cilat shpesh ndikojnë në lëkundjet e humorit të nënës, ajo që mbetet më e padepërtueshme ende dhe një sfidë për shkencën ka të bëjë me reagimin dhe gjendjen e trurit të nënës gjatë shtatzënisë.
Një përpjekje për të bërë transparencë në këtë pikë dhe për ta zbardhur disi enigmën vjen nga një studimi i publikuar në ‘Current Directions in Psychological Science’, sipas të cilit, përtej ndryshimeve të shpeshta të humorit dhe atyre hormonale, shtatzënia ndikon pozitivisht në trurin e femrave. Eksperimentet e para, të cilat janë ndërmarrë paraprakisht te kavjet, kanë treguar se një nga gjërat pozitive të periudhës së shtatzënisë është se ndikon në rritjen e funksionalitetit të neuroneve të nuhatjes, dhe gjëja më interesante është se këto ndryshime vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre prapaveprues edhe pas lindjes.
Tek kavjet që iu nënshtruan eksperimentit, shtatzënitë e shumta kanë sjellë ndryshime po kaq të shumta në numër, duke përftuar pothuajse një metamorfozë të femrës. Sipas studiuesve, nuk mund të thuhet me siguri nëse të plotë e njëjta gjë ndodh edhe me gratë, kjo mbetet ende një mister. Njerëzit janë të ndryshëm nga minjtë (tek të cilët u realizua eksperimenti), por “mundësitë janë vërtetë të shumta që shtatzënia të mund të ndryshojë funksionet e trurit me efekte prapavepruese pozitive tek femrat. Fluksi hormonal që pushton trupin e grave shtatzëna, në fakt është shumë më i madh se gjatë periudhës së adoleshencës.
Dhe ashtu si hormonet ndikojnë në psikikën e njeriut në këtë fazë kaq të rëndësishëm të zhvillimit të tij , e njëjta gjë ndodh edhe gjatë shtatzënisë”, thonë studiuesit. Sipas psikologëve, shtatzënia është një periudhë psikologjikisht komplekse dhe pjellore për gratë. Përveç përjashtimeve të rralla, niveli i hormoneve tipike të kësaj faze të jetës ndikojnë në modifikimin e humorit dhe mendjes së atyre që e përjetojnë këtë periudhë.
Pra, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me çrregullime depresive apo sëmundje, faza kur një femër është duke pritur të vijë në jetë fëmija i saj, mund të jetë një kohë shumë e mirë për të. Aq e vërtetë është kjo saqë disa e quajnë “muaj mjalti”, pavarësisht nga lodhja fiziologjike që ndodh në mënyrë krejt të natyrshme.
Re: Truri i femrave ndryshon pozitivisht gjatë shtatzënisë
Ne pozitivisht e kemi pas trurin gjithmone zotrote,keshtu mos na ngaterro me djemte.
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Mund të bëni seks pa frikë edhe gjate shtatzenise
» Ja se si funksionon truri i Femres. (Jo i te gjithave) ?!
» Studimi: Po të la zemra, të lë dhe truri
» Sheh syri apo truri?
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
» Ja se si funksionon truri i Femres. (Jo i te gjithave) ?!
» Studimi: Po të la zemra, të lë dhe truri
» Sheh syri apo truri?
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|