Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Shko poshtë

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Empty Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Mesazh nga Master Mon May 21, 2012 9:13 pm

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë dhe dyshohet se disa nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë. Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. TOPCH
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Untitled-300x200
17:00 – Situata në vendngjarje paraqitet e rëndë. Njoftohet se me ndërhyrjen e policisë është mundësuar dërgimi i të plagosurve për në Spitalin Ushtarak ndërsa të plagosurit lehtë janë dërguar në spitalin e Himarës.

Nga të dhënat e policisë, raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe mësohet se në autobus ndodheshin 49 studentë vajza të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Studentet janë të degës Gjuhë-Letërsi dhe po zhvillonin një ekspeditë me studentë dhe pedagogë.

Autobusi i rrëzuar është me targa EL 22 74 B.

17:20 – Dy helikopterë mjekësorë janë nisur për në Himarë, ku njeri prej të cilëve është rrugës për në kthim. Numri i të plagosurve në këtë aksident është i madh dhe drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë të dërgohen të plagosurit rëndë. Sipas policisë deri tani nga autobusi janë nxjerrë rreth 20 të plagosur.

17:30 – Brenda pak minutave pritet që në Spitalin Ushtarak në Tiranë të mbërrijë me studentët e plagosur nga aksidenti në Urën e Vishës. Policia e Shtetit njofton se drejtë spitalit po transportohen 25 të plagosur. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago ka reaguar me anë të një komunikatë për shtyp, ku thuhet se ai është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e operacionit dhe u ka shprehur ngushëllim familjarëve të viktimave./Shekulli/ ..
HIMARE – Një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani është rrëzuar pranë vendit të quajtur Ura e Vishës në afërsi të Himarës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të paktën 15 të vdekur. Njoftimet për momentin janë të pakta, por burime pranë Bashkisë së Himarës bënë të ditur për Shqiptarja.com se bëhet fjalë për shumë të plagosur ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat e aksidentit.

Informacionet paraprake flasin për 33 studente, të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra, çka rrit edhe rrezik për dëme të mëdha në njerëz. (Në përditësim)

ORA 18: 12 - DY AUTOBUSE TE NDARE NE DJEM E VAJZA
Shqiptarja.com ka mësuar se studentët e Universitetit të Elbasanit po udhëtonin në dy autobusë të ndryshëm dhe ishin ndarë djemtë në njërin mjet dhe vajzat në mjetin tjetër. Autobusi i aksidentuar, i cili u rrëzua nga 120 metra lartësi, është ai i vajzave.

ORA 18: 11 - STUDENTET QË UDHËTONIN NË AUTOBUZIN E RRËZUAR
Emrat e vajzave studente në vitin e 3-të në prag diplomimi të degës Gjuhë-Letërsi të cilat kanë qenë të pranishme në dy autobusët e nisur nga Elbasani. Në listat e mëposhtme janë emrat e të dy grupeve të nisura, ndërsa nuk saktësohet se cilat prej tyre kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Grupi A

Ardita Çela
Aida Gjika
Alma Deda
Anisa Rusi
Anita Hysa
Antoneta Zaçe
Arta Ballabani
Aurora Molla
Besjana Dani
Besjana Xheneti
Blerina Qerimi
Drenica Guzi
Desilda Bytyçi
Dorjana Kumria
Dorina Spaho
Elsa Daka
Elsa Shtylla
Eralda Bajrami
Eranda Baloshi
Eranda Bardhi
Erjola Xhoi
Klejda Kena
Mirsije Biba
Ornela Nushi
Denisa Tare
Erdita Opingari

Grupi B

Eriselda Gubere
Eriselda Çoku
Erjana Gështenja
Ermira Mana
Fabjola Shehi
Florie Pepi
Gerta Ahmetaj
Griselda Zeneli
Griselda Gjilani
Isjana Dalipi
Ilma Klosi
Joana Debinja
Juliana Kuqi
Juliana Tola
Klajda Pollozhani
Laureta Cani
Lindita Kabashi
Liri Hasa
Oliverta Dhëmbi
Oltjana Beqiri
Ticiana Hysa
Anisa Çobaj
Enkelejda Berberi
Adjola Musaku
Hanife Xhepexhiu
Anila Curri
Shegushe Haka
Oltjana Yzo
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Empty Re: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Mesazh nga Master Mon May 21, 2012 9:14 pm

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Empty Re: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Mesazh nga Master Mon May 21, 2012 9:17 pm

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës 162-1024x763
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës 719-1024x763
I PËRDITËSUAR – 22:40 -Një tjetër e plagosur ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 13. Eranda Balloshi është vajza e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
21:55 - Dita e nesërme do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit tragjik të ndodhur në Qafën e Vishës. Rreth orës 16:30, autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë mbi 80 metra. Në autobus ndodheshin 33 persona nga të cilët 12 persona humbën jetën.
Të plagosurat që ndodhen në Spitalin Ushtarka janë: Kaltra Pollozani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Anisa Çobo, Doriana Kumbria, Shegunesh Haka, Elsa Shtylla, Marsie Biba, Ilfsjana Karriqi. Ndërsa Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora për në Tiranë.
Ndërsa në spitalin rajonal të Vlorës ndodhen: Ina Janull, Entela Daja, Dorina Stafa, Andjola Musaku, Ergita Opingllari, Juliana Kuqi, Grizelda Zenei, Ticiana Hysa, Liri Hasan dhe Blerina Cereni.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur asnjë nga emrat e 12 viktimave.
20:10 – 10 të plagosura ndodhen në spitalin e Vlorës. Vetëm njëra prej tyre mund të transportohet drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
20:08 - Ministri i Transporti, Sokol Olldashi, ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku tha se gjendja e rrugës nuk ka qenë shkak i aksidentit. “Është një zonë rruge në gjendje të mirë pasi sapo është rikonstruktuar, shkaqet mbeten për t’u verifikuar nga ekspertët por nga informacionet e para mësohet se nuk ka qenë gjendja e rrugës”, tha Olldashi.
19:50 - Drejtues të Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se në dispozicion të të studenteve të plagosura janë 60 mjekë dhe 150 infermiere. Ndërsa 40 ushtarë po dhurojnë gjak.

Një e plagosur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina)

19:35 - Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shprehet se 14 të plagosur janë dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa të plagosurit e tjerë që ndodhen në spitalet rajonale të Sarandës apo Vlorës do të transportohen për në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
19:30 - Dy meshkuj dhe 10 vajza janë viktimat. Sa i takon dy viktimave të seksit mashkull bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe një djali, i cili ndodhej në autobus për të shoqëruar të fejuarën. Ndërsa sa u takon viktimave femra, nëntë janë nxjerr të pa jetë nga autobusi ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejtë Spitalit Ushtarak.
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës 628x471
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës Empty Re: Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi