This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop
3 posters
:: Shkencat sociale :: Psikologjia
Faqja 1 e 1
Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop
Çdo i katërti prind çdo ditë debaton me fëmijën për kohën që e kalon para TV-së, në kompjuter ose telefon, ndërsa shumica dëshirojnë që fëmijët më shpesh të luajnë në vend të hapur.
Gati 34 për qind e prindërve dëshirojnë tua marrin fëmijëve të tyre pajisjet që ua kanë dhuruar, sepse kanë vënë re probleme me durim, kreativitetin dhe aftësitë shoqërore, ka vërtetuar hulumtimi i kompanisë britanike, Hobbycraft.
Një e treta e tyre janë pishman që u kanë blerë telefona, kompjuterë dhe konzola për lojë, ndërsa një numri të madh të prindërve më së shumti i pengon që fëmijët e tyre shumicën e kohës e kalojnë para kompjuterëve dhe TV-së, në vend se të luajnë jashtë, shkruan Daily Mail. Përveç kësaj, më së shumti i brengos që fëmijët e tyre nuk dinë të jenë kreativë, por edhe e pranojnë që nuk i inkurajojnë sa duhet, ka vërtetuar studimi.
Edhe pse 73 për qind e prindërve mundohen që t’ua kufizojnë fëmijëve kohën që e kalojnë para ekraneve të vogla, gati gjysma e tyre në një moment megjithatë heqin dorë. Për arsyen e njëjtë edhe grinden, ndërsa çdo i katërti pohon që zënkat janë të përditshme. Përveç kësaj, pajisjet kanë ndikuar edhe në kohën e kaluar bashkë dhe kështu shumica e prindërve e pranojnë që për shkak të tyre kalojnë gjithnjë e më pak kohë me fëmijët, çka i bën që për festat e ardhshme t’u blejnë fëmijëve çfarëdo dhurate tjetër, përveç atyre teknologjike.
“Gjeneratat e fëmijëve të lindur pas vitit 2000 kanë fëmijëri më të ndryshme se gjeneratat që kanë lindur para tyre. Mungesa e shkathtësive kreative mund të ndikojë në koncentrim dhe durim, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”, – pohon Emma Kenny nga revista amerikane “Media Psychologist”.
Rreth 50 për qind e fëmijëve në moshën prej 3 deri 16 vjeç kanë videolojëra, ndërsa gjysma e tyre rregullisht argëtohen duke luajtur Nintendo Wii. Çdo i katërti fëmijë në dhomën e vet ka TV, ndërsa më pak se gjysma e tyre dinë të bëjnë avion nga letra, transmeton Koha Ditore.
Re: Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop
mos tja u blejne me se vete i llastojne
Almita- Moderatore
- Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 28
Re: Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop
ne kohet qe kan ardhur sot esht mjaft e veshtire per mbijete;shum femije(vajzat sidomos)kan ren viktime e shum gjerave;kjo ka shum an negative;demtimi i shendetit imunitar,ulje te notave ne mesime;edhe me an te internetit shohin gjera qe nuk jan tye dobishme per moshen e tyre;nuk them qe mos ti ken;poor ti ken ne moshen e duhur
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Sa Flisni më Telefon në ditë
» Shet virgjerine e saj per te blere nje iPhone 4
» Danezët më të lumturit, Kosova e treta në rajon
» Çiftet që kanë zënka, gjithmonë do të kenë
» Dhurata me e bukur qe ju kane dhuruar???
» Shet virgjerine e saj per te blere nje iPhone 4
» Danezët më të lumturit, Kosova e treta në rajon
» Çiftet që kanë zënka, gjithmonë do të kenë
» Dhurata me e bukur qe ju kane dhuruar???
:: Shkencat sociale :: Psikologjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi