Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”  Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”

Shko poshtë

Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”  Empty Jeta e fshehtë e një “Agjenti 007”

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 6:47 am

Ky është rrëfimi i një spiuni amerikan, i dërguar me një mision të posaçëm në Afganistan: “Mos u përpiqni të maskoheni duke veshur rrobat e tyre, sepse afganët ju njohin. Shpesh herë pistoleta nuk të hyn në punë. Do të ishte më mirë një çaj me të moshuarit. Për shumë kohë më është dashur t’ia fsheh sekretin bashkëshortes sime”

Allahu e krijoi botën për shtatë ditë dhe asokohe gjithçka dukej perfekte, por në dorë i kishte mbetur edhe një copë tokë. E hodhi mbi planet dhe kështu u krijua Afganistani. Këtë thënie të vjetër, të përsëritur nga goja e çdo afgani të vjetër, nuk do ta harroj kurrë.
Agjenti sekret amerikan i dërguar në Kabul, pas 11 shtatorit të vitit 2001, e dinte se kishte zbarkuar në një vend të tmerrshëm, të populluar nga grupe të ndryshme etnike, fise jashtëzakonisht xheloze për kodet e tyre të nderit, klane që ishin gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin dhe të mëdhenjtë e drogës që mbizotërojnë në ekonominë reale.
Aty mund të mbijetoje ose të vdisje. Ai ia doli mbanë (“Kam qenë me fat”, thotë ai), ndërsa dy shokët e tij jo: njëri u vra në vitin 2007 në provincën perëndimore të Farah-ut; tjetri u sulmua nga një grup terroristësh më 26 shkurt të këtij viti. Vdiq duke luftuar, siç i ndodhi në Bagdad, më 4 mars të 2005-ës, një ish-oficeri tjetër të policisë, që u bë “agjent 007”.

Pikërisht në emër të këtyre shokëve të luftës, agjenti sekret vendosi të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar, të fshihesh, madje edhe nga miqtë, të bëhesh i paligjshëm për familjen tënde, të veprosh në teatro lufte asimetrike, që janë krejtësisht të ndryshëm nga ato që studiohen në manualet e forcave të armatosura, me një kusht të vetëm: emri të mbetet përgjithmonë anonim.

Vazhdimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar në dy pasdite të ndryshme, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond dhe as e Verloc.“Nuk udhëtojmë në ‘Aston Martin’, nuk pijmë as Martini, madje nuk jemi as Rambo. Ajo që ka shumë rëndësi për ne është koka”, shpjegon agjenti. “Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke i azhornuar vazhdimisht për t’ju përshtatur roleve të ndryshme. Edhe termi agjent i dyfishtë është i kufizuar”.

Rregulli i parë i përcaktuar është fshehtësia. “Për një vit e gjysmë nuk i thashë asgjë gruas sime se isha punësuar nga shërbimi sekret amerikan. Dalëngadalë isha i detyruar të largohesha edhe nga miqtë e mi më të ngushtë. Pagesën e re, që natyrisht ishte më e mirë, e justifikova me punët shtesë që duhej t’i kryeja për hesapin tim në repartin ushtarak. Pastaj situata sa vinte e vështirësohej dhe mua nuk më mbeti gjë tjetër veçse t’i tregoja të gjithë të vërtetën bashkëshortes sime.
Zhdukesha për periudha të gjata dhe nuk bëhesha i gjallë. Im bir, që në atë kohë ishte ende i vogël, nuk e ka ditur kurrë, deri në momentin që u nisa për në Afganistan. Prej andej e kisha më të lehtë të lidhesha me familjen. Flisja gjatë gjithë kohës përmes adresës së internetit ‘Skype’”, tregon agjenti. Fillimisht detyra ime si një njeri i infiltruar ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi pas rënies së murit të Berlinit. “Në kohën e Luftës së Ftohtë e dinim se kush ishte armiku dhe përgatitja ushtarake ishte shumë e rëndësishme.
Më vonë përjetuam një fazë tranzicioni dhe duhej t’u përshtateshim sulmeve të organizuara nga Osama Bin Laden dhe Al Kaeda. Armiku sa vinte e bëhej më pak i identifikueshëm. Zbulimi u pasurua me elementë të rinj: ekonominë dhe informatikën. Edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin”.Para se të shkonte në Kabul, “Agjenti 007” kaloi një periudhë të gjatë duke studiuar. Ai lexoi libra historikë, romanë ambientalë për Azinë Qendrore, raporte diplomatike dhe shërbime sekrete për talebanët, sulmet terroriste të Bin Laden-it dhe libra për aleatët e vjetër të muxhahidëve.
Ndryshe nga një kolegu i tij, i cili ishte diplomuar për gjuhë-letërsi në Lindje dhe njihte mirë “dari”-n, dialektin persian që përdorej në Kabul, në sektorin perëndimor dhe në kufi me Iranin, “Agjenti 007” që vinte nga forcat e armatosura fliste vetëm anglisht. “U detyrova të mësoj çdo ditë nga pak ‘dari’-n, edhe pse shpesh më kapte paniku. Hyra në aeroportin e Kabulit me emrin tim të vërtetë, edhe pse kisha mbulim diplomatik dhe rezultoja në shërbim të ambasadës italiane.
Zakonisht nuk qëndroja shumë kohë. Dilja shpesh. Jeta si spiun jashtë vendit është e mbushur me marrëdhënie. Duhet të jesh shumë i zgjuar për të folur me të gjithë. Por në këtë lojë nuk ka miq. Mund të japësh e të marrësh informacione edhe me shërbimet aleate, nëse është e nevojshme, por ajo që ka më shumë rëndësi është interesi kombëtar dhe secili prej nesh duhet të ruajë të tijin”.

Nevoja e parë është që të gjesh një strehë ku të fusësh kokën. Nuk prish punë nëse është e vogël, rënde sigurt dhe e mobiluar. “Vetminë nuk e ndjen, sepse ke gjëra të tjera për të cilat duhet të mendosh dhe kryesorja duhet të jesh gjithmonë në gatishmëri çdo orë të ditës, sepse detyra të thërret.
Asnjëherë nuk ke kohë të mendosh për veten. Të vetmes gjë që i trembesh është se mos bëhesh paranoik, sepse nëse ndodh kjo gjë, atëherë mund të gabosh dhe rrezikon kokën. Pas shtëpisë, mjeti tjetër për të cilin ke nevojë është makina.
Shpesh kur dilja jashtë Kabulit, merrja makinë të blinduar. Kam përdorur shumë pak herë taksi. E dija se sa të pabesë ishin shoferët. Nuk vishja kurrë veshjet tradicionale të afganëve, siç bënte ndonjë kolegu im i huaj, sepse njerëzit të njihnin dhe bënin gjithçka për të të kapur. Për sa i përket pistoletës, s’do mend që e mbaja në brez, madje jo vetëm atë. Megjithatë, në pjesën më të madhe të takimeve preferoja të shkoja i paarmatosur. Pistoleta mund të dukej një provokim dhe të zbulonte sekretin tim. Edhe pse mbaja pistoletë, kurrë nuk kam vrarë njeri.
Ndoshta më ka ndihmuar edhe fati që nuk jam gjendur në një situatë të tillë, siç u ka ndodhur agjentëve të tjerë, të cilët kanë pasur këtë detyrë. Licenca për të vrarë është një tjetër mit të cilit duhet t’i bësh ballë. Ndoshta kjo vlen për kolegët e Mosadit dhe CIA-s, por në Izrael dhe Amerikë rregullat janë ndryshe”.

Zakonisht akuza që u bëhet agjentëve në shërbim është se kudo që shkojnë, harxhojnë shumë para. “Sigurisht që paratë janë të rëndësishme, sidomos për personat që të informojnë mbi armiqtë, por nga ato anë nuk janë gjithçka. Në pjesën më të madhe të rasteve vlejnë edhe gjërat e tjera:
të shtruarit në spital, ilaçet e ndryshme, ndërhyrjet, ndonjë dhuratë për një mik të veçantë. Duhet të ecësh gjithmonë me kujdes, për të mos turbulluar ujërat. Këtë gjë duhet ta bësh çdo ditë me shumë durim. Nuk mund ta merrni me mend se sa herë jam ulur përdhe, duke pirë çaj me të moshuarit e fiseve të ndryshme”.

Pamja që agjentit sekret nuk do t’i hiqet kurrë nga mendja është ajo e disa fëmijëve të vegjël, dy a tri vjeç, të cilët ecnin këmbëzbathur mbi dëborë në Kabul. Ai vazhdon të mendojë se sa i vështirë dhe shkatërrues në të njëjtën kohë është Afganistani, të cilin Allahu e krijoi rastësisht.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi