This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Skandal: Maturantët kopjojnë me celularë në lëndët me zgjedhje
2 posters
Faqja 1 e 1
Skandal: Maturantët kopjojnë me celularë në lëndët me zgjedhje
Edhe pse Rregullorja e Maturës Shteterore e ndalon rreptësisht përdorimin e celularit gjatë provimit, maturantët jo vetëm që kanë komunikuar me persona jashtë provimit përmes celularit, por ata e kanë bërë këtë edhe përmes internet në aparatet e tyre.
Në mënyrë jo të ligjshme në ambientet e sallave ku zhvilloheshin provimet, vëzhguesit (mësues) kanë lejuar përdorimin e telefonave duke mos i kontrolluar nxënësit paraprakisht dhe kjo u ka dhënë atyre mundësinë të komunikojnë edhe nëpërmjet rrjetit social “facebook”, duke u kërkuar ndihmë personave apo shokëve jashtë auditoreve.
Nuk dihet ende se në çfarë qyteti dhe shkolle ka ndodhur kjo, por fotot e siguruara nga faqet e “facebook”-ut të këtyre nxënësve tregojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Ja se çfarë shkruan një maturant/e në murin e tij/saj gjatë provimit në një lëndë shoqërore:
“Njerëz jam në provim. Më ndihmon do njeri me këtë pyetjen….Renditni tre arritjet e qeverisë shqiptare të cilat çuan drejt liberalizimit të vizave për shqipërinë…”
Përgjigjet në murë që i vijnë nga miqtë e saj/tij:
“Zhvillimi i demokracisë…liria e medias dhe e treat ulia e korrupsionit…më duket se janë katër..është edhe hyrja në nato dhe statusi i be…kaq më duket janë..”
Komentues tjetër: "…edhe ke kohë të hysh në fb në provim"
“…Zhvillimi i demokracisë, liria e mediave, ulja e korrupsionit, këto janë”.
Për çështje etike, nuk bëhen të ditura emrat e maturantëve që e kanë bërë këtë, por dyshohet se kjo ka ndodhur nw tw gjitha provimet me zgjedhje.
Biseda e mësipërme i korrespondon fotos, e cila për shkak të paqartësisë nuk mund të lexohet mirë.
Programe-al.net
Lambi- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 257
Reputation : 4
Join date : 30/06/2012
Age : 29
Location : Kosova
Almita- Moderatore
- Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 28
Similar topics
» Skandal: Maturantët kopjojnë me celularë në lëndët me zgjedhje
» Ministri i Jashtëm Haxhinasto, përfshihet në video-skandal
» OKB: Në 2013-ën do të ketë më shumë celularë sesa njerëz
» Formulari A2, publikohet udhëzuesi, procedurat që duhen ndjekur nga maturantët
» Ministri i Jashtëm Haxhinasto, përfshihet në video-skandal
» OKB: Në 2013-ën do të ketë më shumë celularë sesa njerëz
» Formulari A2, publikohet udhëzuesi, procedurat që duhen ndjekur nga maturantët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|