This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Për femrat: 12 lëvizje që do ta bëjnë të çmendet pas teje
:: Diskutime shoqerore :: Libo
Faqja 1 e 1
Për femrat: 12 lëvizje që do ta bëjnë të çmendet pas teje
Ndoshta për ty është romantike një tufë me trëndafila të kuq, apo të mos përmbahesh dot kur shikon një unazë me gur të çmuar që të ofrohet, por mos kujto se edhe i dashuri yt interesohet për të njëjtat gjëra. Dallimet midis dy sekseve janë të qarta, edhe sa i përket romantizmit, pra mënyrën se si e shikon një mashkull dhe një femër. Por ti, si super divë që je në sytë e tij, me 12 lëvizje mund ta bësh që të çmendet pas teje, duke filluar që sot…
Lëvizja nr.1: Vishu vetëm për sytë e tij
I mban mend ato të brendshmet që bleve dikur dhe pasi i përdore një apo dy herë, i harrove në sirtar? Meshkujt ndikohen shumë nga estetika e të parit dhe një pamje e jotja seksi është e mjaftueshme për ta “skllavëruar”. Nuk është e nevojshme që të veshësh diçka sipas shijes tënde, pasi është shumë e thjeshtë: ajo që ty të duket seksi, atij mund t’i duket qesharake. Ndaj, mund të shkoni bashkë në një dyqan dhe të zgjedhë ai për ty rroba apo një palë të brendshme që do donte t’i shikonte mbi ty, që t’i hiqte pastaj…
Lëvizja nr.2: Preke kudo dhe vazhdimisht
Nuk flasim për prekje erotike, pasi mund të ketë efekt krejt të kundërt nga ai që dëshirojmë. Thjesht, teksa keni dalë jashtë dhe argëtoheni, mund t’i përkëdhelësh lehtë dorën poshtë tavolinës apo t’i prekësh lehtë faqen, gjoja rastësisht. Lëri kështu gishtat të shprehin ndjenjat e tua. Çdo prekje përkthehet për të në dashuri.
Lëvizja nr.3: Lëre të lirë të dalë me shokët e tij (pa u grindur)
Ashtu si gjithë djemtë e tjerë, edhe i dashuri yt do të dalë herë pas here me shokët e tij. Mos prit të të kërkojë leje dhe as mos mendo se tashmë që jeni bashkë, nuk ka më nevojë të dalë me miqtë e tij. Ndaj, mund t’i sugjerosh (edhe pse brenda vetes mund të mos duash) që të dalë një mbrëmje me miqtë e tij për birra. Nga njëra anë do surprizohet me këtë lëvizjen tënde dhe nga ana tjetër, do lumturohet që ti kujdesesh për të.
Lëvizja nr.4: Shfaqu në vendin e tij të punës
Nuk e kemi fjalën që të shkosh vërtet dhe t’i trokasësh derën, por të paktën për momentin, t’i japësh jetë gjatë një dite të lodhshme pune. Një telefonatë, një mesazh i shkruar apo një e-mail me humor, që të mbarojë me fjalët “më mungon”, është i mjaftueshëm për t’i treguar se je pranë tij dhe e mendon. Më mirë t’i shmangesh fjalëve të shumta me telefonata që zgjatin shumë, pasi mund ta nxehin, sidomos nëse përballet me shumë punë. Dhe që të mos ngatërrohemi: Skenarin për t’u shfaqur vetë në vendin e tij të punës, më mirë ta harrosh. Mund t’i duket se e kontrollon.
Lëvizja nr.5: Thuaji që është heroi yt
Është bërë botërisht e ditur tashmë që një mashkull nuk e ka të lehtë të shprehet me fjalë. Kjo nuk do të thotë që të dashurit tënd nuk i pëlqen të dëgjojë fjalë të bukura nga goja jote. Kështu, ai duhet të kuptojë që e llogarit, që e vlerëson si mashkull dhe mos harro që t’ia theksosh sa herë që të jepet mundësia. Të gjithë meshkujt duan të ndjehen si heronj, edhe nëse thjesht ndryshuan llambën e djegur. Sigurisht, përveç fjalëve, duhet ta shprehësh edhe me vepra. P.sh. një masazh në të gjithë trupin, një banjë ndryshe nga të tjerat, me vajra esencialë apo kremra kozmetike, do ta bëjë që t’i dukesh më e mira e botës.
Lëvizja nr.6: Organizohu për të thyer rutinën
Në këtë rast nuk numërohet aktiviteti apo udhëtimi që keni planifikuar bashkë. Ndaj, meqë gjërat e planifikuara nuk quhen, merre ti iniciativën dhe organizo qoftë një takim apo edhe një udhëtim surprizë. Sigurisht që duhet të mendosh për punën tuaj, për anën ekonomike apo edhe për gjendjen psikologjike ku ndodheni. Për shembull, nëse shikon që ai është i zënë me punë, mos mbyll hotel në Suedi. Por mund të mbyllësh një dhomë hoteli mjaft romantike në destinacionin më të afërt, mundësisht buzë detit. Mund të jeni lodhur që të dy duke bërë të njëjtat gjëra, ndaj një aktivitet ndryshe do të thyejë rutinën tuaj. Mos bëj gabim ta diskutosh me të, pasi mund të filloni të bëni llogaritë pa u nisur akoma dhe surpriza do të jetë zhdukur si flluskë sapuni.
Lëvizja nr.7: Ktheje dashurinë me të një festë
Mos e lë rutinën të bëjë fole as në marrëdhënien tuaj dhe as në krevat. Sidomos nëse jeni bashkë për shumë vite, apo jeni të martuar. Mos e lejo që të kujtojë me nostalgji seksin kur ishin të fillimet tuaja apo kur ishte beqar. Sigurisht që hapësirat për pozicione të reja ngushtohen, pasi tashmë i dini pothuaj të gjitha sekretet e pikat e dobëta të njëri-tjetrit. Por kjo nuk do të thotë që keni bërë bashkë gjithçka, pasi ka gjithmonë mënyra për të thyer rutinën. Mos prit derisa ai të fillojë të ankohet. Për shembull, një prej pasditeve që do të vijë i lodhur nga puna, mos u shtri në krevat. Përpiqu të krijosh një atmosferë të veçantë. Shko në sallon, vendos jastëkët mbi dysheme dhe njëkohësisht ndiz disa qirinj aromatik. Të gjitha këto përgatitje do ta intrigojnë, do ta bëjnë të ndjehet mirë dhe i lumtur që të ka ty në krah, apo poshtë vetes…
Lëvizja nr.8: Bliji një biletë për të shkuar në stadium
Ok, ta fillojmë këtë lëvizje duke parë anën tjetër të medaljes. Çfarë dhurate do të preferoje të të bënte, për t’u ndjerë e lumtur: një furrë me mikrovalë apo një vizitë në një nga spa më të mira në botë. Sigurisht që do të preferoje të shkoje në spa. Do lumturoheshe më shumë, edhe pse më vonë do mbetej vetëm një kujtim i bukur (ndërsa furra do të të mbetej). Ndaj, me këtë logjikë duhet të veprosh, t’i dhurosh diçka që nuk do kesh përfitim tjetër, veç dashurisë së tij. Bliji pra një biletë për ndeshjen më të rëndësishme të skuadrës së tij të preferuar të futbollit. Nëse nuk është i dhënë pas sportit, atëherë dhuroji bileta për një nga koncertet më të diskutuar. Një hobi do ta ketë edhe ai. Madje mund t’i dhurosh edhe një biletë vetes, për ta shoqëruar.
Lëvizja nr.9: Shpreh interes për të gjitha fushat e jetës së tij
Nuk duhet të merresh vetëm me jetën dhe problemet me të cilat përballeni së bashku. I dashuri yt ka gjithë këto vështirësi dhe probleme në fushën e tij personale, apo në marrëdhëniet me të afërmit e tij. Ti duhet ta ndihmosh dhe mos t’i shtosh më shumë probleme, për aq sa kalon nga dora jote. Për shembull, nëse çdo herë harron telefonat apo adresat, duhet t’i blesh një axhendë dhe aty regjistro gjithë numrat e rëndësishëm. Me të njëjtën mënyrë mund të veprosh edhe në lidhje me marrëdhëniet e tij personale. Nëse martohet motra e tij, mos prit të gjejë kohë që të zgjidhni bashkë dhuratën që do t’i bëni. Ndaj, merre vet vendimin dhe bliji ti diçka me shijen tënde. Kështu, kohën që fituat shfrytëzojeni duke e kaluar së bashku ndryshe…
Lëvizja nr.10: Besoji një sekret
Nëse i zbulon një sekretin tënd, të vogël apo të madh, i jep mundësinë për të hyrë më thellë në jetën dhe në shpirtin tënd, duke i treguar që i ke besim. Me këtë mënyrë përforcon marrëdhënien tuja dhe bëhesh më e vlerësuar në sytë e tij. Njëkohësisht, mund ta inkurajosh që të të besojë edhe ai ty ndonjë sekret të tijin.
Lëvizja nr.11: Po, dashuria kalon edhe nga stomaku
Kjo shprehje edhe mund të dëgjohet klishe, por e vërteta është që sot ka shumë femra që nuk dinë të ziejnë as edhe një vezë. Ndaj, sado feministe që të jesh, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të gatuash për të dashurin tënd. Shuaje urinë e tij në të gjitha nivelet. Provoni të shijoni çdo vakt dhe mos u nxitoni për të arritur tek ëmbëlsira. Ai do të gëzohet kur të mësojë se do hajë diçka që ke gatuar me duart e tua (edhe nëse nuk do t’ia dalësh mbanë).
Lëvizja nr.12: Bëj pak nga sa thamë më sipër
Sigurisht që duhet t’i kombinosh të gjitha lëvizjet e mësipërmet që ta bësh të çmendet pas teje. Por, që të fillosh nga puna, duhet që edhe ai të ketë dëshirë. Nëse bën e bën për të pa pushim, ndërkohë që ai nuk do të lëvizë as gishtin e tij të vogël, automatikisht kthehesh në viktimë dhe… nuk do çmendet ai pas teje, por do çmendesh ti, nuk kuptimin fillestar të fjalës, pasi do japësh shumë dhe do marrësh shumë pak apo aspak.
Similar topics
» Femrat nxiten seksualisht nga femrat tjera
» Vendos nje not per anetarin siper teje....
» Kush mendoni se do te komentoj pas teje!?
» Gjërat irrituese që i bëjnë meshkujt
» 10 gafat që bëjnë meshkujt në “propozimin” e një femre !
» Vendos nje not per anetarin siper teje....
» Kush mendoni se do te komentoj pas teje!?
» Gjërat irrituese që i bëjnë meshkujt
» 10 gafat që bëjnë meshkujt në “propozimin” e një femre !
:: Diskutime shoqerore :: Libo
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi