25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç

2 posters

Shko poshtë

25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç Empty 25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç

Mesazh nga Master Tue Jul 24, 2012 12:09 pm

25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç 25-gjerat-1328626727-para_30-vjec
I ndjeni se akrepat e orës që lëvizin dhe gjendjen depresive ju shtohet ndërsa i afroheni të 30-ve? Është koha të filloni ta shijoni jetën, ndërsa jeni ende të rinj dhe të shkujdesur. Ndër mundësitë e panumërta që keni përfshihen udhëtimet, publikimi i emrit tuaj në media, garat në maratona, ngrënia në një hotel me 7 yje dhe jeta në Londër, Francë dhe Kaliforni. Fantazia nuk njeh kufij. Bëni çfarë të doni, mjafton që të ndiheni të përmbushur dhe të mos i kujtoni me keqardhje vitet e rinisë. Të paktën do të keni mjaft histori t’ia tregoni nipërve dhe mbesave kur t’ju ulen në prehër dhe t’ju shohin plot admirim. Ndoshta lista është pak e ekzagjeruar, por ju bëni të pamundurën brenda mundësive që keni. Përgatiti: Aurora Foto
1. Udhëtoni
Sapo të zini një vend të mirë në karrierë do të keni gjithnjë e më pak kohë të udhëtoni dhe të argëtoheni. Pas universitetit, para se të nisni një punë të re, shfrytëzojeni rastin dhe udhëtoni. Nuk do të pendoheni.
2. Publikoni diçka
Qoftë në gazetën e shkollës apo të qytetit, gazetat kombëtare apo si fituesi i historisë më të bukur, nuk ka asgjë më të bukur se ta shohësh emrin me germa të zeza në të bardhë. Shkrimi nuk ka pse të jetë vepër arti.
3. Shikoni filma
Do të ishte mirë të shihnit filmat më të shitur gjatë viteve, në mënyrë që të mos mbeteni jashtë në ndonjë diskutim kinematografik gjatë mbrëmjeve me miqtë. Lista e tyre është e gjatë, por më mirë pak se asgjë.
4. Mësoni një gjuhë të dytë
Edhe pse gjuhët e huaja janë më se normale për një fshesaxhi në Bullgari, britanikët dhe amerikanët nuk janë aq të dhënë pas tyre. Në fakt, shumë prej tyre nuk flasin mirë as anglisht.
5. Vraponi në maratonë
50 km vrap janë ferri për shumë njerëz, por nëse filloni të praktikoheni pak në çdo ditë, shumë shpejtë do të jeni kampioni i lagjes. Duhet të jeni në formë të mirë trupore dhe shpirtërore para se të mbushni 30 vjeç.
6. Udhëtoni në autostradën e bregdetit paqësor
Kjo ide mund të jetë pak ekstravagante, por nuk mund të thoni se keni provuar gjithçka në jetë pa ndjerë erën kaliforniane në flokë dhe kripën e oqeanit paqësor në trup.
7. Martohuni
Statistikat thonë se 50 për qind e 30-vjeçarëve janë ende të pamartuar. Nuk ka pse t’ju vijë keq, por marrëdhëniet seksuale në shtratin martesor janë shumë më të mira se kënaqësitë e një beqari të dëshpëruar.
8. Provoni ushqime të ndryshme
Nuk e besoj se doni të ndryshoni prefiksin e moshës pa provuar karkalecat, kërmijtë dhe sepjen. Jo më kot këto ushqime mbivlerësohen nga restorantet më të mira në botë.
9. Siguroni të ardhmen
Kjo është më e lehtë në të thënë se në të bërë, por ajo që duket e bukur për momentin do të kalojë shpejt, dhe në fund do të mbeteni vetëm ju me pensionin tuaj. Shumë pak janë kaq guximtarë sa ta provojnë.
10. Testoni veten
Hedhja me parashutë, kërcimi nga ura me litarë elastikë… kurrë në 1 milionë vjet, mund të mendoni ju, por ka gjëra më pak të rrezikshme për të dalë nga zona e rehatisë dhe të përballeni me frikën.
11. Vizitoni Parisin
Thonë që është qyteti më romantik në botë. Kush e di? Do të ishte mirë të shkonit ta provonit personalisht. Asnjëherë nuk i dihet, mund t’ju pëlqejë kaq shumë sa të qëndroni atje.
12. Harxhoni 1 milionë në një natë
Mos t’ju bëhet zakon dhe kurrë mos shpenzoni më shumë nga sa mund të përballoni, por nëse keni mundësitë do të ishte mirë t’ia bënit qefin vetes duke blerë në një natë ato që keni dëshiruar gjithmonë.
13. Hapni një llogari bankare
S’është këshilla më e mirë që mund të merrni, e dimë, por hapja e një llogarie bankare ku të vendosni tepricat e rrogës çdo muaj është mënyra më e mirë për të kaluar pushimet aty ku dëshironi.
14. Bëni diçka për bamirësi
Qoftë të vraponi në një maratonë, të merrni pjesë në një ngjarje të drejtpërdrejtë ku mblidhen para për viktimat e tragjedive, apo çfarë të doni ju, mos festoni 30-vjetorin pa e bërë bamirësi më parë.
15. Hani në restorant me 7 yje
Britania nuk është më vendi i vetëm në Evropë në të cilin flitet për restorante të cilësisë së lartë, prandaj nuk ka justifikime kur mendoni për picerinë pranë shtëpisë në vend që të darkoni në restorantin më të mirë.
16. Jepni dorëheqjen
Jeni të lodhur me profesionin e momentit dhe ëndrra juaj është diçka tjetër? Zgjidhja është ndryshimi, edhe pse jo gjithmonë kaq i lehtë. Nëse jeni të sigurt për atë që doni të bëni, mos hezitoni.
17. Shkoni në një ndeshje sportive
Pse të prisni derisa lojërat Olimpike të organizohen në vendin ku jetoni? Nëse ju pëlqen sporti, shkoni në ndonjë ndeshje futbolli në Uimbëlldon ose të ndiqni nga stadiumi Kupën e Botës. Çfarë po prisni?
18. Kaloni një fundjavë në Nju Jork
Qoftë me miqtë, familjen apo me të dashurin e zemrës, nuk ka eksperiencë më të bukur se ta shihni botën të rrotullohet nga Big Apple dhe të ndjeni se jeni në çdo filmi që keni parë.
19. Lexoni libra
Do t’ju duhet një jetë e tërë të lexoni të gjithë librat më të shitur në botë, por mundohuni të shfletoni sa më shumë të keni mundësi. Mos harroni edhe ndonjë gazetë të përditshme.
20. Blini makinë kabriole
Para se të martoheni dhe të blini një motor të ngadaltë me ndenjësen e fëmijëve brenda, investoni në diçka që do t’ju bëjë të shijoni lirinë tani që e keni, e cila nuk zgjat shumë.
21. Blini diçka të kushtueshme
Kur ka qenë hera e fundit që e keni trajtuar veten ashtu siç e meritoni? Për sa kohë që nuk e llastoni veten, çmenduni për një natë dhe shpenzoni të paktën rrogën e një mujori në diçka të veçantë.
22. Regjistrohuni në “Facebook”
Është rrjeti shoqëror në internet që po përhapet si zjarri dhe ekziston mundësia që të jeni tashmë anëtar. Nëse nuk jeni, “Facebook” dhe adresa të tjera janë mënyra më e mirë për t’u njohur me njerëz.
23. Regjistroni historinë familjare
Prindërit, veçanërisht gjyshërit tuaj janë lidhja e përkryer me të kaluarën, prandaj gjeni çfarë të mundni për ta dhe shkruajeni. Do të vi një çast në jetë kur duhet ta dini me siguri se nga vini.
24. Këndoni live
Këndimi është i përsosur për të çliruar tensionin, pavarësisht se çfarë zëri keni. Këndoni në karaoke për të rritur besimin, për sa kohë që të mos prisni duartrokitje dhe urime të sinqerta.
25. Bëni një kontroll shëndetësor
Sëmundjet nuk vinë vetëm në pleqëri dhe investimi në një trup të shëndetshëm do t’ju kursejë mjaft shpenzime në të ardhmen. Sëmundjet e parandaluara janë më mirë se të kuruara.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç Empty Re: 25 gjërat që duhet të bëni para se të mbushni 30 vjeç

Mesazh nga Anakonda Mon Jul 30, 2012 9:48 am

kismet kur tshkoj 30 vjece;pade a jam gjall deri nmoshen 18 vjec;a x 30 kismet ka kohe..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi