This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humbin jetën burrë grua, plagoset djali
Faqja 1 e 1
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humbin jetën burrë grua, plagoset djali
Mëngjesin e sotëm rrugët e vendit janë përgjakur sërish, ku për pasojë një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën ndërsa djali i tyre është plagosur.
Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Beltoj. Një benz me targa SH 9726 C është përplasur me një kamion me targa SH3582E dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen burrë e grua, të cilët udhëtonin si pasagjerë në veturë dhe është plagosur djali i tyre, i cili drejtonte automjetin.
Policia konfirmon se viktimat janë Hysni dhe Maje Brahimi, përkatësisht 67 dhe 64 vjeç, ndërsa i plagosur, por në gjendje jashtë rrezikut për jetën është djali i çiftit, Dritan Brahimi, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës.
Dyshohet se shkak i aksidentit është dalja e gabuar e kamionit nga një rrugë dytësore ndërkohë që policia, e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në harkun kohor të 24 orëve kanë ndodhur 3 aksidente me pasojë vdekjen e 4 personave.
Pasditen e djeshme në një aksident në aksin Korçë-Dishnicë, gjeti vdekjen një 26-vjeçari Gentian Beshiri, i cili po udhëtonte drejt shtetit grek. Ndërsa mëngjesin e së dielës një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Automjet tip ‘Citroen’ me targa AA789FM doli nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen 23-vjeçari Blerim Bardhoku, ndërsa u plagosën dy shokët e tij 22-vjeçarë, Roland Bitri dhe Teodor Përlleshi.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit
» Ukrainë, 16 persona humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit në azil
» Dy binjake dhe kushërira ndajnë një burrë
» djali ideal...:D
» Si Do Ti Propozonit nje Djali/Vajze
» Ukrainë, 16 persona humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit në azil
» Dy binjake dhe kushërira ndajnë një burrë
» djali ideal...:D
» Si Do Ti Propozonit nje Djali/Vajze
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|