This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Mjekësi: Mjekimi i të Sëmuarve dhe Mbështetja në Allahun
Faqja 1 e 1
Mjekësi: Mjekimi i të Sëmuarve dhe Mbështetja në Allahun
Mjekimi i të Sëmuarve dhe Mbështetja në Allahun
Pyetje: A e kundërshton Marrja e ilaçeve mbështetjen në Allahun (tewekkul)?
Përgjigje: Ibn el-Kajjim në Librin e tij Zaad el-Me’ad (faqe 4-15) ka thënë:
“Në Hadithet e vërteta ka një Urdhër për të përdorur ilaçe dhe kjo nuk kundërshton Idenë e mbështetjes në Allahun, siç jane largimi i urisë, etjes, nxehtësisë dhe të ftohtit, nëpërmjet të kundërtave të tyre, nuk e kundërshton atë.
Madje, Teuhidi i vërtetë s’mund të arrihet, përveç nëse Personi përkujdeset për mënyrat-mjetet, të cilat Allahu i ka krijuar dhe të cilat çojnë në ato përfundime si në kuptimin e paracaktimit hyjnor, ashtu edhe në atë sheriatik.
Lënia pas dore e mënyrave-mjeteve e elminon thelbin e mbështetjes në Allahun dhe eleminon Urdhërin e Urtësinë hyjnore, sepse ai që i lë pas dore këto, mendon që kjo është shenjë e mbështetjes më të fortë në Allahun. Mirëpo, Lënia pas dore e tyre është Shenjë e Paaftësisë, e cila kundërshton mbështetjen në Allahun, Thelbi i së cilës është Varësia e Zemrës në Allahun për të arritur atë që i bën dobi një Personi, si në angazhimin e tij fetar ashtu edhe në çështjet e kësaj bote, dhe që do ta largonte atë që do ta dëmtonte atë në angazhimin fetar dhe në çështjet e kësaj bote.
Krahas kësaj varësie, Personi duhet të ndërmarrë masa. Përndryshe, do të injorohej Urtësia dhe Urdhëri i Allahut. Ne s’duhet ta konsiderojmë Paaftësinë si mbështetje në Allahun apo mbështetjen në Allahun si Paaftësi”.
Jetesa- Anetare i Ri
- Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi