Impakti juaj në takimin e parë Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Impakti juaj në takimin e parë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Impakti juaj në takimin e parë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Impakti juaj në takimin e parë

2 posters

Shko poshtë

Impakti juaj në takimin e parë Empty Impakti juaj në takimin e parë

Mesazh nga Master Sat Jul 09, 2011 12:38 pm

Impakti juaj në takimin e parë Dashuri_cifti

Mënyra se si visheni, është treguesi kryesor i respektit, që ju ushqeni ndaj personit me të cilin takoheni për herë të parë.

Është momenti final dhe ju ende nuk keni vendosur se çfarë të vishni dhe përkundër kësaj, nuk jeni të sigurt nëse ajo e pëlqen mënyrën tuaj të veshjes?

Për 5 ditët e javës, serioziteti në punë bën të vetën dhe pothuajse çdo ditë vishen ato veshje që hyjnë tek veshjet e punës, por dita e gjashtë, është momenti kur ju e “shfaqni” veten tuaj, ashtu siç duhet në çdo fundjavë. Është momenti për të dalë dhe argëtuar në maksimum. Por kur dita e gjashtë, është dita e takimit tuaj të parë me ndonjë në veçanti, atëherë duhet të bëni kujdes!

Një paraqitje e "denjë" do të thotë shumë dhe mund të jetë faktori vendimtar, për ato çfarë vijnë pastaj. Gjëja e parë që duhet të kuptoni është se dukja tregon, nivelin tënd të respektit ndaj saj dhe ekspertët kanë përzgjedhur disa këshilla që ndoshta do ju ndihmojnë sadopak, të bëni hapat e duhur.

Fjala e ekspertit

Femrat janë të fiksuara pas këpucëve. Jo vetëm në këpucët e saj apo të femrave të tjera, por dhe në këpucët tuaja. Pra vishni këpucë të mira, "gjykimi" i saj është i pashmangshëm. Përzgjidh një palë të përshtatshme, ashtu si duhet të jenë në një mbrëmje si kjo. Këpucët e punës, atletet e ndryshme apo sandalet e tipit, “flip-flop”, do të ndikojnë që ju të humbni pikët ende pa i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

Të dalësh me të, veçanërisht kur ky është takimi i parë, është vërtetë një ngjarje që duhet dhënë rëndësinë e duhur. Vishu vetëm për këtë rast. Nuk është e thënë të vendosni kollaren, por një xhaketë e përshtatshme do të ishte ideja më e mirë.

Kollarja vlen vetëm kur vendi në të cilin shkoni, kërkon një gjë të tillë. Gjithsesi është mirë të zgjidhni ju vendin ku do të takoheni, nëse nuk doni të djersini, pasi jeni kollarisur aq shumë. Vish atë që zakonisht e përdorni edhe kur dilni me miq. Kjo ndihmon në shumë raste, por jo gjithmonë, Përfundimi i gjithë kësaj "ceremonie", është të shihni njëri-tjetrin të zhveshur.

Kujdesuni që edhe në këtë nivel, të jeni në atë të duhurin. Thonjtë, pastrimi i flokëve janë detaje, që ajo i vë re menjëherë. Ato vdesin të kontrollojnë detajet. Ato vështrojnë duart tuaja më shumë se ju. Bëjë kujdes me hedhjen e kolonjës. Ato duan që ti të mbash aromë të këndshme, por ti nuk ke për qëllim që ta mbytësh me aromë.

Një tjetër element që nuk duhet harruar, në përmbledhjen e këshillave të ekspertit, është dhe rasti kur ju vendosni të vishni një bluzë të thjeshtë. Kujdes...mos vishni asgjë me mbishkrime të çuditshme për shembull, “Unë jam shefi”, apo “Bota është e çmendur”, nuk do të ishte me vend nëse ajo kupton mendimet tua ende pa u takuar. Si përfundim sigurohu që telefonin ta vendosësh në “silent”.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Impakti juaj në takimin e parë Empty Re: Impakti juaj në takimin e parë

Mesazh nga Anakonda Mon Apr 09, 2012 3:44 pm

ah keto takime na e hengren shpirtin
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi