This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Ndotja akustike: Shtohet numri i kontrolleve
Faqja 1 e 1
Ndotja akustike: Shtohet numri i kontrolleve
Autoritetet e ministrisë së Mjedisit kanë shtuar numrin e kontrolleve në subjektet që shkaktojnë ndotje akustike, në kuadër të krijimit të kushteteve sa më të mira për turistët vendas dhe të huaj.
Kryeinpektori Ilir Bala tha të shtunën se më problematikja vazhdon të mbetet Tirana dhe më pak lokalet në zonat bregdetare. Gjatë këtyre muajve janë vendosur 8 gjoba me vlera nga më të ndryshmet, të cilat shkojnë edhe në 2 milionë lekë të reja.
“Vetëm për këtë sezon janë rreth 8 gjoba të vendosura për mosrespektim të detyrave të vendosura nga Inspektoriati i Mjedisit dhe për shkelje të orareve sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Ka patur raste kur ka pasur një penalizim në vlera maksimale te gjobës sepes ka qenë rast I përsëritur dhe kjo ka qenë në një zonë të Tiranës”, tha kryeinspektori Bala, raportoi AS.
Autoritetet e Ministrisë së Mjedisit shumë shpejt do të nxjerrin edhe një udhëzim për ndotjen akustike që shkaktojnë serviset e automjeteve, shumica e të cilave kryejnë aktivitetin në brendësi të zonave të banuara. Edhe për ato do të ketë penalizime në rast se nuk plotësojnë kriteret./Telegrafi/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|