This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Shkencëtarët kanë zbuluar pse dashuria është e verbër
2 posters
Faqja 1 e 1
Shkencëtarët kanë zbuluar pse dashuria është e verbër
Jeni të dashuruar, jeni “krejt në lule”, ndërsa partneri juaj është i përkryer, pa të meta. Shumë më vonë vjen pyetja e famshme: “Ku i pata sytë?” Shkencëtarët kanë gjetur tashmë përgjigjen për këtë pyetje.
Dashuria është e verbër për shkak të hormoneve, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë. Hulumtuesit nga Bristoli kanë studiuar çiftet të cilat janë në martesë ose lidhje të lumtur. Atyre u është skanuar truri, përderisa kanë qenë duke shikuar fotografinë e partnerit dhe me këtë rast është konstatuar se u është rritur aktiviteti në pjesë të trurit ku gjenden receptorët e hormonit oxitocin.
Përndryshe, niveli i tij rritet papritmas gjatë shqetësimit seksual dhe kjo ka shumë pasoja, para së gjithash sforcon besimin mes partnerëve, largon frikën dhe nervozen dhe në këtë mënyrë lehtëson lidhjen emotive me personin tjetër.
Skanimi i trurit te çiftet e dashuruara në fillim të lidhjes së tyre, ka treguar se për çfarë arsye në ato momente jemi “të verbër”për të metat e partnerit dhe të gjitha i shohim në dritën më të bukur. Në periudhën e dashurisë më të madhe është i rritur aktivitetin në pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për disponim dhe ekstazë, e kjo në masë të madhe rrezikon aftësinë e të gjykuarit dhe nuk lejon që objektivisht të shikojmë një person ose situatë.
Angelica Theodoridu, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Bristolit, shpjegon se kur hormoni oxitocin lëviz nëpër qarkullimin e gjakut na bën që të gjithë personat rreth nesh t’i marrim si të shkëlqyeshëm.gazetajone
Re: Shkencëtarët kanë zbuluar pse dashuria është e verbër
me mir me mos dashuru kurr se nuk pendohesh per asgje.
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?
» Dashuria eshte si .......mbaroje fjaline seriozisht ose funnny!!!
» Lista e shenjave per te zbuluar genjeshtrat e partnerit ...
» Program kompjuterik për të zbuluar kush e ka shkruar Biblën
» Dhurata me e bukur qe ju kane dhuruar???
» Dashuria eshte si .......mbaroje fjaline seriozisht ose funnny!!!
» Lista e shenjave per te zbuluar genjeshtrat e partnerit ...
» Program kompjuterik për të zbuluar kush e ka shkruar Biblën
» Dhurata me e bukur qe ju kane dhuruar???
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|