This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
GSH: PS protestë më 21 shtator për përmbysjen e qeverisë
Faqja 1 e 1
GSH: PS protestë më 21 shtator për përmbysjen e qeverisë
Partia Socialiste duket po përgatitet për një protestë të madhe, në datën 21 shtator, në 8-mujorin e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të këtij viti.
Ajo që në dukje është bërë iniciatore e kësaj proteste është lidhje e emigrantëve shqiptarë në Romë, "Iliria", njoftim i cili është publikuar edhe në faqen e Forumit Rinor Eurosocialist, në rrjetin social Facebook, prej kohësh. Madje, në faqen e të rinjve socialistë shkruhet "PROTESTË NË TIRANË PËR TË VRARËT E 21 JANARIT 2011 (më 21 shtator 2011), publikoje pak nëse keni mundësi, sepse më datë 21 shtator organizojmë përmbysjen e qeverisë", raportoi Gazeta Shqiptare.
Sipas njoftimit të bërë, në këtë faqe, protesta mundohet të nisë para Prokurorisë së Përgjithshme, në datën 21 shtator, në orën 14:00 dhe më pas protestuesit do të ecin drejt Kryeministrisë. "Kërkohet zbardhja e ngjarjes së 21 janarit, dënimi i vrasësve. I kërkohet Prokurorisë së Përgjithshme që të hapë hetime mbi kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha", thuhet në këtë shënim të kreut të emigrantëve, Vladimir Kosturi. Aktualisht, drejtuesit e PS-së nuk kanë folur për një protestë të tillë, por burimet nga PS-ja thanë se ngjarja e 21 janarit nuk do të harrohet dhe sigurisht që do të bëhen përpjekjet për të mos e lënë në harresë.
E pyetur për këtë publikim në faqen e FRESSH-it në Facebook, drejtuesja aktuale e këtij forumi, Elisa Spiropali konfirmoi se nëse do t'u kërkohet ndihmë nga emigrantët shqiptarë të Italisë, "do ta mbështesin patjetër protestën e 21 shtatorit", por siç shpjegoi ajo, protesta është lajmëruar shumë kohë përpara dhe nuk dihet nëse do të bëhet e mundur deri më 21 shtator.
Detajet në lidhje me këtë protestë pritet të sqarohen në ditët në vijim, por, njoftimi ka kohë që është publikuar dhe shpërndarë nga emigrantët, të cilët kërkojnë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve si dhe shpalljen heronj të 4 viktimave të 21 janarit: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikajt. /Telegrafi/
Similar topics
» MASH: Shkolla nis më 12 shtator
» Hakerat japin alarm fals për sulme në 11 Shtator
» Shpallet lista e fituesve në Universitete, më 12 shtator nisin regjistrimet
» Hakerat japin alarm fals për sulme në 11 Shtator
» Shpallet lista e fituesve në Universitete, më 12 shtator nisin regjistrimet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi