This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve
2 posters
Faqja 1 e 1
Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve
Përfaqësuesit e biznesit shqiptarë kanë kërkuar sot që në pakën e re fiskale të përfshihet edhe ulja e çmimeve të karburanteve. Në fjalën e tij në mbledhjen e METE-s ku është prezantuar skema për ndryshimin e taksave.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se çmimet e karburanteve në vendin tonë janë shumë të larta të krahasuara edhe me vendet fqinje. “Ne jemi vendi që kemi çmimet më të larta të karburantit si për industritë ashtu edhe për konsumatorin. Një litër karburant ka arritur në 1.4 euro në Shqipëri dhe ky çmim nuk është as në Maqedoni apo në Greqi” theksoi Jaka.
Sipas tij qeveria duhet të jetë më e angazhuar për të stimuluar industrinë e karburantit ndërsa kërkoi që mbledhja të shtyhet pasi grupet e interesit nuk janë njohur me paketën e propozuar nga ministria e Financave. “Kemi një procedurë që duhet t`ia kalojmë paketën të gjitha grupet e interesit. E mbështes fjalën e ministrit për të promovuar dhe stimuluar prodhimin vendas por mesa shoh shumica e ndryshimeve në paketë nuk e promovojmë prodhimin vendas qoftë edhe për eksportet” theksoi Jaka.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zëvendësministrit të financave Rrushaj i cili ka theksuar se akciza e karburanteve është në nivel të pranueshëm. Sipas tij qeveria ka vënë rregulla të forta për konkurrencën në industrinë e karburanteve si dhe ka vënë në zbatim projekte që ndihmojnë bizneset prodhuese në këtë sektor. /Telegrafi/
Re: Shqipëria, me çmimet më të larta të karburanteve
e moj shqiperi po qem keshtu nuk do futemi dot kurre ne be
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Perse po braktiset Shqiperia?
» Shqipëria e plazhit i dorëzohet bikinit
» Brazili 2014, Shqipëria përballë Norvegjisë e Zvicrës
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”
» Shqipëria e plazhit i dorëzohet bikinit
» Brazili 2014, Shqipëria përballë Norvegjisë e Zvicrës
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|