This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Kukës-Morinë, nis dyfishimi i urave të rrugës
Faqja 1 e 1
Kukës-Morinë, nis dyfishimi i urave të rrugës
Dyfishimi i urave në segmentin Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Morinë, po zgjat pafundësisht në kohë, ashtu siç zgjati dhe bërja e tyre në fillim vetëm me dy kalime, duke kapërcyer çdo limit kohor. Që pas daljes së pranverës, në disa prej 7 urave të këtij segmenti ka rinisur puna e ndërprerë që në dhjetorin e vitit të kaluar, por sërish ritmet janë të ngadalta. Puna në prag të dimrit u ndërpre për faktin se moti ishte i keq, por dhe për mosmarrëveshje të firmës fituese nga Sllovenia dhe nënkontraktorëve të saj nga Shqipëria, kryesisht për pagesat dhe mosdhënien e fondeve të duhura nga shteti, problem që është edhe sot. Në tre prej urave vijon ngritja e këmbëve të tyre dhe bazamenteve, ndërkohë që punëtorët po merren me derdhjen e kallëpeve të elementeve të urave në kantieret e ngritura pranë tyre. Një problem që ka dalë tani, sipas specialistëve, është dhe ndryshku që kanë pësuar elementet metalike të konstruksionit të betontë dhe këmbëve të urave gjatë reshjeve të dimrit. Në bazë të teknologjisë së ndërtimit të urave, ato duhen zëvendësuar me të reja, ose u duhet hequr ndryshku me mjete të tjera, proces që po kryhet aktualisht. Afati i dorëzimit të urave ka përfunduar, pasi qëkurse nisën ato, kanë kaluar 18 muajt e parashikuar në projekt. Në disa ura është kryer 40% e volumit të përgjithshëm të punimeve, por në disa të tjera, siç është ura mbi fshatin Breglumë, nuk është hedhur asnjë lopatë për faktin se ka probleme të pazgjidhura të lidhjes së fshatit me autostradën dhe banorët nuk kanë lejuar vijimin e punës. Ngjitur me këtë urë vazhdon çarja e madhe e autostradës në një gjatësi mbi 300 metra, e cila rrezikon të bjerë poshtë në lumë. Në këtë segment është bllokuar dhe qarkullimi, i cili bëhet vetëm në dy krosi. Punë e pakët është bërë dhe në urën më të madhe, atë të Përbregut, 360 metra e gjatë. Që në nisje të autostradës urat ishin parashikuar ashtu siç janë tani, me dy kalime, por më vonë, me ndryshimet në projekt, ato u dyfishuan. Projekti për dyfishim e tyre është afro 10 milionë USD. Puna për ndërtimin e urave ekzistuese me dy kalime zgjati tej çdo parashikimi nga firma maqedonase “Granit”, e cila nuk u penalizua për vonesat dhe problemet që solli në qarkullimin e automjeteve dhe në dëmet që bëri në pronat e banorëve, por që nuk u kualifikua në projektin e dytë. Autostrada nga Kukësi në Morinë, 17 km e gjatë, tani përshkruhet për 10 minuta nga 40 që bëhej me rrugën e vjetër. Dyfishimi i urave ekzistuese shkurton edhe më shumë distancën e, mbi të gjitha, zvogëlon mundësinë e aksidenteve, pasi aktualisht urat janë pa ndarje në mes, ashtu siç është e gjithë rruga. Mungesa e tyre ka sjellë shumë aksidente, me 3 të vdekur e 25 të plagosur brenda një viti
Similar topics
» Kukës, zhduket prej një jave vajza 14-vjeçe, la letër në shtëpi
» Tema: Te ofendon nje bastard rruges si do reagoje? do i ktheheshe ne te njejten menyre
» Kukës, përplaset traktori me makinën nga Kosova, një i vdekur
» Durrës-Kukës, kalimi me pagesë 5-10 euro për automjetet në 2012
» I ftohti e reshjet e borës, mbyllen shkollat në Kukës dhe në Pukë
» Tema: Te ofendon nje bastard rruges si do reagoje? do i ktheheshe ne te njejten menyre
» Kukës, përplaset traktori me makinën nga Kosova, një i vdekur
» Durrës-Kukës, kalimi me pagesë 5-10 euro për automjetet në 2012
» I ftohti e reshjet e borës, mbyllen shkollat në Kukës dhe në Pukë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|