This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Makina e tejdukshme pritet të shitet për shifër rekord
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Makina e tejdukshme pritet të shitet për shifër rekord
Makina Pontiac Deluxe Six e vitit 1939 ishte punuar duke përdorur një lloj special xhami nga General Motors dhe kompania e kemikateve Rohm and Haast me një vlerë prej 15.000 funteve.
Thuhet se “Makina hije” ka kaluar vetëm 140 kilometra në jetën e vet dhe ka një dizajn që për kohën kur u prodhua ishte mjaft vizionar.
“Ky motor i lë në lloç shumë makina edhe sot,” tha zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve RM Auctions, e cila do ta shesë makinën në Michingan më 30 korrik.
“Kjo makinë është ruajtur për mrekulli. Është një testament i jetëgjatësisë së xhamit të njohur si Plexiglas në një periudhë kur plastika prishet brenda disa viteve”, tha agjenti i shitjes.
“Edhe pse ka pësuar disa gërvishtje dhe çarje, është në gjendje të përkryer si strukturë dhe me bukuri të pastër, duke e paraqitur madhështinë e ‘Makinës hije’, ashtu siç ishte prodhuar më 1939”.
Makina u prezantua për herë të parë në publik në Panairin Botëror të New Yorkut më 1939-40 dhe është njëra nga dy makinat e prodhuara të këtij lloji.
Modeli i cili shitet ka ndërrim shpejtësie manuale me vetëm tri shpejtësi dhe është i vetmi model që ekziston.
Similar topics
» Rekord për ndaljen e kohës, 100 mijë $, 52 operacione
» Makina përplaset me trafikndarësen, 1 i vdekur, 2 plagosen
» Përplasen dy makina në Durrës-Rrogozhinë, vetëm të plagosur
» Aksident në Fier, makina godet dy fëmijë, një i vdekur
» Makina juaj, shpejt do frenojë vetëm...nëse e mendoni!
» Makina përplaset me trafikndarësen, 1 i vdekur, 2 plagosen
» Përplasen dy makina në Durrës-Rrogozhinë, vetëm të plagosur
» Aksident në Fier, makina godet dy fëmijë, një i vdekur
» Makina juaj, shpejt do frenojë vetëm...nëse e mendoni!
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi