This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Shtatzënia në rrezik, nëse bashkëshorti është duhanpirës!
2 posters
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Shtatzënia në rrezik, nëse bashkëshorti është duhanpirës!
ZVICËR- Shtatëzania tek një femër është e rrezikuar, nëse bashkëshorti i saj pi duhan! Në këtë përfundim kanë arritur biologët e laboratorit të qen drës mjekësore për riprodhim Procrea në Zvicër. Studimi është provuar mbi 1000 pacientë. Mjekët thonë se për këtë gjë, kanë studiuar fragmentimin e ADN-së së spermës në trajtimin e fekondacionit të asistuar tek meshkujt. Sipas mjekëve kjo është një mënyrë shumë e përdorur që është provuar dhe përdoret më së shumti në SHBA, ndërkohë se fekondimi u nënshtrohet normalisht pacientëve meshkuj. Kështu nëpërmjet këtyre analizave vërehet shkalla e fragmentimit të ADN-së së spermës të mashkullit, në mënyrë që të kuptohen më mirë efektet që kanë vlerat dhe shkalla e framentimit të spermës gjatë shtatëzanisë së bashkëshortes, si dhe mënyrat se si mund të veprohet në një rast të tillë. Mjekët e kanë çuar studimin e tyre edhe më tej duke thënë se nga ndarja e pacientëve, të cilët iu nënshtruan studimit në dy pjesë rezultoi se fragmentimi i spermës së mashkullit ndikon shumë në rritjen e numrit të aborteve spontane. Pra, një grua e cila ngelet shtatzënë nga fekondimi, nëpërmjet një sperme të fragmentarizuar, ka probabilitet më të madh për të ndërprerë në mes barrën e saj. Mjekët kanë argumentuar se një nga faktorët kryesorë, të cilët nxisin fragmentimin e AND-së së spermës së mashkullit, është duhani, ndaj për këtë arsye personat që konsumojnë duhan, janë më të predisponuar ndaj këtij rreziku. Kështu që në rastin më ekstrem edhe kur nëna është një duhanpirëse e rregullt, mjekët rekomandojnë një kurë me bazë vitaminën E, për nënat e reja si dhe këshillojnë partnerët e tyre të reduktojnë, një orë e më parë, pirjen e duhanit, madje, duke këshilluar që të lënë përfundimisht vesin e keq të duhanpirjes, nëse ata duan të kenë një trashëgimtar në jetën e tyre. Në disa raste, problemi i fragmentimit mund të tejkalohet brenda pak muajsh, kohën e nevojshme për spermatogjen të plotë. Ashtu si në situata, në të cilat fragmenti i ADNsë përcaktohet nga përdorimi i ilaçeve të veçanta dhe shumëllojshme, mjafton pezullimi i ilaçit përkatës, për të rivendosur situatën nën kontroll, në këtë rast mjafton heqja dorë nga pirja e duhanit.(e.m/BalkanWeb)
Re: Shtatzënia në rrezik, nëse bashkëshorti është duhanpirës!
epo ku ka mashkull qe nuk e pin duhanin sot;mjere ne p[er keta meshkujt e sotem
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Cfare eshte HIV? Cfare eshte AIDS?
» Cfar mendoni eshte gabim nese femra e para ja shpreh ndjenjat një mashkulli?
» Duhani pas zgjimit, me rrezik më të madh për kancer
» Refuzon të bëjë seks, rrihet egërsisht nga bashkëshorti
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
» Cfar mendoni eshte gabim nese femra e para ja shpreh ndjenjat një mashkulli?
» Duhani pas zgjimit, me rrezik më të madh për kancer
» Refuzon të bëjë seks, rrihet egërsisht nga bashkëshorti
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|